Benachrichtigungen
Alles löschen

Qëndrimi servil i diplomacisë shqiptare

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
595 Ansichten
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 
[#4575]

Interes të veçantë paraqert kreu III, që bën fjalë për përpjekjet e diplomacisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë. Autori na zbulon një faqe që mund ta quash me të vërtetë të turpshme në historinë e diplomacisë shqiptare, e cila, me servilizmin e saj të pështirë, ka njollosur dinjitetin tonë kombëtarë me hapat që ka ndërmarrë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin shovinist grek. Janë 49 aksione të pastra diplomatike të qeverisë shqiptare, të fiksuara në periudhën mes viteve 1954 - 6 maj 1971, kur ajo s’la gur pa lëvizur për ta zbutur qeverinë greke që kjo të pranonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë.
Si shpjegohet ky poshtërim që i ka bërë vetvetes diplomacia shqiptare? Si shpjegohet që Enver Hoxha këmbëngulte aq shumë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, të cilat na përfaqësuakëshin një “çështje që u interesonte më shumë shqiptarëve”, siç shkruhej në një shënim të tij mbi një propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të datës 8 dhjetor 1970 (f.230). Mos vallë ai e kishte ngritur ndonjëherë zërin pas vitit 1949 në mbrojtje të çështjes çame dhe të minoritetit shqiptar në Greqi (i cili është disafish më i madh se minoriteti grek në Shqipëri), që kështu lexuesi të bindet që shqiptarëve me të vërtetë u paska interesuar më shumë vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, në mënyrë që të jenë të pranishëm në Athinë me ambasadën e tyre? Aspak! Atëherë çfarë e ka shtyrë Enver Hoxhën të mbante një qëndrim kaq servil ndaj diplomacisë shoviniste të një shteti armik për vdekje, siç ka qënë, është dhe do të vazhdojë të mbetet shteti shovinist grek? Qëllimi kryesor i Enver Hoxhës, me siguri, ka qenë ruajtja dhe forcimi i pushtetit personal, i cili e çoi në braktisjen e interesave kombëtare, madje në tradhti kombëtare. Nuk ishte aspak e nevojshme që diplomacia shqiptare të hiqej zvarrë para shtetit shovinist grek për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Nga analizat e prof.Metës lexuesi e kupton fare qartë që Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, para se të kërkonin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, duhej të shtronin tri kërkesa kryesore para saj. E para: të abrogohet ligji i luftës me Shqipërinë. E dyta: të njihet tërësia territoriale e Shqipërisë dhe të respektohen kufijtë ekzistues. E treta: popullsia e dëbuar çame të kthehet në trojet e veta stërgjyshore dhe të njihet minoriteti shqiptar në Greqi.
Pikërisht këto tri kërkesa duhej të përbënin tri shtyllat kryesore, ku duhej të mbështetej Enver Hoxha dhe diplomacia e tij në hapat që ndërmerreshin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Çdo shqiptar i thjeshtë, me vetëdije kombëtare, çdo nacionalist shqiptar e ndien veten të fyer në dinjitetin e tij kombëtar kur në faqet e këtij vëllimi njihet me qëndrimet arrogante, përbuzëse, shpërfillëse të shtetit shovinist grek ndaj kërkesave pa bosht kombëtar që ka bërë diplomacia shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka pranuar të vendosë as marrëdhënie tregtare me vendin tonë, siç bëhej e ditur në një informacion të Behar Shtyllës të vitit 1959, pas një takimi që kishte pasur me të ngarkuarin me punë të Bashkimit Sovjetik në Tiranë, Novikovin (f.151-152).
Këto qëndrime arrogante të diplomacisë shoviniste greke kanë shërbyer si mjet i përhershëm presioni ndaj diplomacisë shqiptare, me qëllim që kësaj të fundit t’i zhvateshin sa më shumë lëshime në interes të shovinizmit grekomadh. Dhe këto lëshime, në fund të fundit, diplomacia greke arriti t’ia zhvaste me shumë sukses diplomacisë shqiptare, në dëm të interesave tona kombëtare. Madje këto lëshime, siç vëren prof.Meta, “ishin shumë të mëdha. Mosinsistimi për njohjen e vlefshmërisë së kufijve shqiptaro-grekë nga Greqia, kalimi në heshtje i konservimit të ligjit të luftës dhe injorimi i spastrimit etnik të Çamërisë gjatë procesit të diskutimeve dhe në deklaratën përfundimtare ishin koncensione të mëdha, të cilat Tirana i bëri me shpresën se vendosja e marrëdhënieve diplomatike do ta ulte tensionin. Në të vërtetë, tensioni u ul, por nuk u eleminua. Rreziqet dhe kërcënimet ndaj Shqipërisë mbeteshin në trajtë latente. Por kjo s’do të thotë se ato tani ishin më të vogla e më të zbehta. Ndërkohë u hodh edhe një hap tjetër drejt varrosjes së problemit çam. Pala greke, me siguri, ishte e kënaqur se ajo nuk u tërhoq prej pozitave të saj të mëparshme dhe, njëkohësisht, po konstatonte se presioni i saj 30-vjeçar kishte dhënë disa rezultate.Së pari, kishte shuar vullnetin e qeverisë shqiptare për të rihapur problemin e spastrimit etnik të Çamërisë. Së dyti, kishte arritur ta zbuste dhe ta thyente këmbënguljen e mëparshme të qeverisë shqiptare për të mos pranuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, në qoftë se kjo nuk do të deklaronte qartë, më parë, se i njihte kufijtë me Shqipërinë si të përhershëm dhe në qoftë se nuk deklaronte se e quante të paqenë ligjin absurd të gjendjes së luftës” (f.233-234).
Shumë shpejt diplomacia shoviniste greke do ta tregonte fytyrën e vërtetë në qëndrimin ndaj diplomacisë shqiptare pa taban kombëtar. Më 5 maj 1971, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Palamas, vuri në dijeni ambasadorin amerikan në Athinë, Taska (Tasca) se “çështja e “Epirit të Veriut” do të lihej “të flinte”, të paktën për momentin” (f.234). Po ky Palamasi, në Konferencën e shtypit që dha më 8 maj 1971, po për çështjen e “Epirit të Veriut” deklaroi se “situata ekzistuese, në fund të fundit, nuk ka ndryshuar në lidhje me pozitat greke. I vetmi ndryshim është se mungesa është zëvendësuar nga prezenca, indiferenca nga interesimi dhe qetësia nga dialogu” (po aty). Ai madje “kishte dhënë garanci se pozita fundamentale e Greqisë kundrejt “Epirit të Veriut” nuk kishte ndryshuar në asnjë mënyrë” (f.235). Kurse drejtori për çështjet ballkanike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Papajoanu, u tha amerikanëve se “Greqia kishte interes të hapte konsullatat e saj në Shqipërinë e Jugut për shkak të ekzistencës së minoritetit grek atje. Por ai e përjashtoi mundësinë që Shqipëria të hapte ndonjë konsullatë në Greqi, sepse, sipas tij, në këtë vend nuk ekzistonte ndonjë minoritet shqiptar” (f.234-235).
Por faktet zbulojnë lakuriq qëndrimin mashtrues të diplomatit grek ndaj diplomatëve amerikanë lidhur me minoritetin shqiptar në Greqi. Kishte kaluar më shumë se një vit pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, kur ambasadori ynë në Greqi, “bëri një vizitë në Çamëri më 5-9 qershor 1972, i shoqëruar nga zëvendësministri për Epirin, Petro Koceli. Gjatë vizitës ai konstatoi se në zona të caktuara, si në ato të Sulit, afër Janinës, Prevezës, Igumenicës, Pargës, Filatit dhe më pak në atë të Artës, kishte mbetur një numër i konsiderueshëm banorësh me origjinë shqiptare, të cilët jetonin kryesisht në fshatra. Me gjithë këtë prezencë të dukshme të shqiptarëve, vetëm dy prej zyrtarëve grekë e përmendën ekzistencën e popullsisë shqiptare në këtë zonë. Prefekti i Igumenicës i tha ambasadorit shqiptar se në këtë rajon kishte shumë njerëz që flisnin shqip dhe që kishin të afërm në Shqipëri. Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë së Igumenicës, i cili ishte me origjinë shqiptare dhe fliste shqip, pohoi se ende këtu kishte fshatra të tjerë që flasin shqip. Ndërsa mjeku me origjinë shqiptare nga Grapshi i Gjirokastrës, Thoma Luçi, kishte pohuar se në Prefekturën e Prevezës, ose midis saj dhe Igumenicës, kishte 40 fshatra që flisnin shqip. Gjatë vitit 1973 funksionarë të tjerë të ambasadës shqiptare bënë vizita në Igumenicë, ku konstatuan ekzistencën e disa fshatrave të krishterë që flisnin shqip. Ata vizituan fshatin Kastro me 1 800 banorë, i cili njihej si “Tirana e Greqisë”, për arsye se të gjithë fshatarët flisnin shqip dhe dëgjonin Radi-Tiranën. Mirëpo, përveç këtyre vizitave, nga qeveria dhe nga diplomacia shqiptare nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër në drejtim të problemit të madh të spastrimit etnik të Çamërisë dhe të ruajtjes së identitetit shqiptar të asaj pjese të popullsisë shqiptare që kishte mbetur në Greqi” (f.252-253).
Por qeveria dhe diplomacia shqiptare nuk mund të ndërmerrnin ndonjë veprim tjetër se ato kishin rënë në bark para diplomacisë shoviniste greke, se ato e kishin zhveshur veten nga dinjiteti kombëtar!
Po diplomacia shoviniste greke a ndërmori vallë ndofarë hapash konkretë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë? Nga materialet burimore që ka shfrytëzuar autori, lexuesi mëson për herë të parë se vetëm në tre raste ajo ka ndërmarrë ca nisma të vakta: në mars të vitit 1966, në maj të po atij viti dhe në shtator të vitit 1968. Madje që në nismën e parë ambasadori grek në Bukuresht, në takimin që kërkoi me ambasadorin tonë atje, theksoi që “çështjen e “Vorio Epirit”, të cilin shqiptarët e quanin Shqipëria Jugore, të mos e përmendim fare” (f.203). Diplomacia shoviniste greke pikërisht të tilla gracka i ka ngritur diplomacisë sonë, në të cilat kjo e fundit ka rënë me lehtësi, duke mos u udhëhequr nga parimi bazë i mbrojtjes së interesave mbarëkombëtare. Duke pasur parasysh qëndrimin e pandryshueshëm armiqësor të shtetit shovinist grek ndaj shtetit shqiptar që prej vitit 1944 e deri në mars të vitit 1966, nuk e di se sa dinjitoze mund të vlerësohet deklarata e Enver Hoxhës, i cili, pasi u njoh me nismën e parë të diplomacisë greke, në takimin me ambasadorin kinez Shy Gjien Guo, më 4 prill 1966, tha: “Ata (grekët - E.Y.) për 22 vjet me radhë donin të na kafshonin dorën, tani kërkojnë të na e puthin” (f.203). Gjatë gjithë kësaj kohe (1949 - 4 prill 1966) shënoheshin 83 aksione të diplomacisë greke dhe të shtetit shovinist grek për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, pa llogaritur këtu provokacionet e rënda në kufi, të cilat vetëm brenda 10 vjetëve (1944-1953) arrinin në 2183 raste (shih tabelën në f.62 të këtij vëllimi). Ndërkohë, vetëm prej vitit 1954 e deri më 4 prill 1966 qeveria shqiptare pati ndërmarrë 46 aksione diplomatike për vendosjen e marrëdhënieve me Greqinë. Atëherë, për ç’arsye Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, gjatë 22 vjetëve, patën këmbëngulur aq shumë për t’ia afruar dorën nepërkës greke, kur kjo kërkonte veç ta kafshonte? Për ç’arsye Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare mbanin një qëndrim kaq të përulur, kaq servil ndaj shtetit shovinist grek, kur dihet që nuk udhëhiqeshin aspak nga mbrojtja e interesave tona kombëtare, të cilat, në rastin konkret, lidheshin me çështjen çame dhe me minoritetin shqiptar në Greqi? Arsyeja e një qëndrimi të tillë fshihej në pikësynimin e klikës prosllavokomuniste të Tiranës, e cila, siç e vë në dukje prof.Meta, kërkonte qetësi në kufijtë tanë jugorë vetëm e vetëm që të forconte pushtetin personal të Enver Hoxhës!
Po a nuk do të kishte qenë shumë më bukur sikur Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, fill pas çlirimit të vendit, të kërkonin të vendosnin menjëherë marrëdhënie diplomatike me “mangustën” turke, e cila do t’i kishte kursyer shtetit shqiptar shumë energji të harxhuara kot me Greqinë dhe do të kishte shërbyer si një ilaç tepër i goditur kundër kafshimeve të nepërkës greke? Marrëdhëniet diplomatike me Turqinë u vendosën me shumë vonesë, në vitin 1958, ndërkohë që vetëm gjatë dy vjetëve - 1954-1956 - shënoheshin 11 aksione diplomatike të qeverisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë! Megjithëse Turqia ishte anëtare e Paktit Ballkanik, të themeluar më 9 gusht të vitit 1954 mes Greqisë, Jugosllavisë dhe Turqisë, kjo e fundit “mbante qëndrim dhe kishte synime krejtësisht të tjera ndaj Shqipërisë. Ajo ishte kundërshtare e pretendimeve tokësore greke në kurriz të Shqipërisë, mbështeste integritetin e saj territorial dhe përpiqej për ta tërhequr shtetin shqiptar në anën e Perëndimit dhe në Paktin Ballkanik” (f.83).
Enver Hoxha, që jargavitej pas komunizmit rus në interes të ruajtjes së kolltukut personal, nuk donte ta kuptonte se kush ishte dashamirësi i vërtetë i Shqipërisë dhe i mbarë kombit shqiptar. I tillë në Ballkan ishte dhe mbetet shteti turk, aq më tepër që atje kishte një komunitet të madh shqiptar. [Më 15 maj 2000, kur po kthehesha për në Shqipëri me autobusin e linjës Tetovë-Tiranë, u njoha me një shqiptaro-turk që banonte në Izmir. Quhej Orhan Ademoglu. Tel.: 0266-3962551 begin_of_the_skype_highlighting 0266-3962551 end_of_the_skype_highlighting. Ai kishte qenë gjatë disa vjetëve sekretar i Shoqatës së Miqësisë Turqi-Shqipëri. Ai më tregoi se në evidencat e Shoqatës, në mbarë Turqinë, figuronin 7 milionë shqiptarë, nga të cilët 2 milionë flisnin në familje një shqipe të pastër].
Por qeveria shqiptare Paktin Ballkanik e vlerësonte si të tillë, “që drejtohej kundër Bashkimit Sovjetik, “Demokracive popullor”, veçanërisht kundër Republikës Popullore të Shqipërisë e Bullgarisë dhe si një pjesë të pandarë të Paktit “agresiv” të Atlantikut Verior. Sigurisht që kjo ishte pikëpamja e Kremlinit” (f.102).
Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Greqin përfitoi tërësisht diplomacia shoviniste greke, shteti shovinist grek, shtypi shovinist grek, lobi shovinist grek në SHBA dhe kisha shoviniste greke, të cilët frytet e veprimtarisë së tyre antishqiptare do t’i vilnin më vonë, pas vitit 1990, me vendosjen e sistemit neokomunist demokratiko-socialist. Faktet e përfitimeve të shtetit shovinist grek dhe të të gjitha strukturave ndihmëse të lartpërmendura në kurriz të vendit tonë prof.Meta i ndriçon fare mirë në faqet e këtij vëllimi, kur thekson se nismat e vakta greke për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike nuk ishin aspak të favorshme për ne sepse “Greqia nuk njihte vlefshmërinë e kufijve me Shqipërinë, nuk hiqte ligjin e luftës dhe kishte mbyllur diskutimin e problemit çam, të cilin dukej qartë se edhe qeveria shqiptare ia kishte lënë historisë. Këto avantazhe u siguronin grekëve kushte më të favorshme se në vitin 1949 që, në të ardhmen, kur ata ta shihnin të volitshme, të rigjallëronin përsëri pretendimin mbi ekzistencën e gjendjes së luftës dhe… të parashtronin përsëri kërkesën dhe të vazhdonin përpjekjet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut dhe organizimin e një konference ndërkombëtare për këtë qëllim, pa pasur shqetësimin se do të ishin të detyruar të përballeshin me problemin çam, i cili, që prej vitit 1948, nuk ishte përmendur më nga qeveria shqiptare” (f.228)
Duke hequr dorë nga mbrojtja e interesave mbarëkombëtare me lënien në harresë të tragjedisë çame dhe të spastrimit etnik të Çamërisë, qeveria shqiptare e kishte katandisur veten në një pozicion të mjerë në qëndrimin ndaj diplomacisë greke dhe kishte bërë të mundur që qeveria greke të “kishte fituar një avantazh të madh, që në të ardhmen ta rriste presionin ndaj Shqipërisë, duke përdorur kartën e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Ajo (qeveria greke - E.Y.) dëshironte t’i zgjeronte kufijtë gjeografikë dhe standardet politike të tij përtej kufijve realë e të pranueshëm nga normat ndërkombëtare, me synimin që të rriste influencën e vet në Shqipërinë e Jugut. Me spastrimin etnik të Çamërisë ishte krijuar një disbalancë politike në dëm të shqiptarëve, e cila do të ndikonte në rritjen e presionit grek dhe do të pakësonte mundësinë e shanset për marrëdhënie të balancuara, korrekte, për mirëkuptimin dhe besimin reciprok të të dy vendeve” (f.228-229).
Shqetësimet dhe parashikimet e prof.Metës dolën me të vërtetë profetike. Provokimet e drejtpërdrejta të shtetit shovinist grek për acarimin e situatës në Himarë me rastin e zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2003 vërtetuan më së miri se neotradhtarët në pushtet të interesave tona kombëtare janë trashëgimtarë të tradhtisë kombëtare të klikës veteranokomuniste shqiptare: shteti shovinist grek synoi haptas t’i zgjeronte me të vërtetë kufijtë gjeografikë të minoritetit grek në Shqipëri, duke kërkuar që edhe Himara të shpallet zonë minoriteti. Prandaj nuk ka asgjë për t’u çuditur që, sot, shovinizmi grekomadh, mes himariotëve, ka arritur të peshkojë edhe elementë të shitur, tradhtarë, si puna e Kolilës, e Bollanos dhe e përkrahësit të këtij të fundi, lakeut Dule, të cilët, duke i detyruar t’u bien borive në të katër anët, i vuri në lëvizje për “përgatitjen” e memorandumit shtatëpikësh, drejtuar parlamentit grek për greqizimin e Shqipërisë, përndryshe parlamenti shovinist grek do të vërë veton kur të vijë koha për të diskutuar çështjen e firmosjes së MSA-së dhe të pranimit të Shqipërisë në NATO. Duke pasur parasysh krejt politikën tradicionalisht armiqësore të shtetit shovinist grek ndaj kombit shqiptar, kemi plotësisht të drejtë të mendojmë se memorandumi shtatëpikësh, në fshehtësi të plotë, duhet të jetë përgatitur fillimisht në kancelaritë e kryeministrit Karamanlis dhe në skutat e mykura të kishës shoviniste greke, para se t’i dërgohej për firmë tradhtarit Bollano dhe për informin lakeut Dule. Ja, ky është rezultati i gjëmave që i përgatiti çështjes sonë kombëtare tradhëtia veterane, enverhoxhane, e komunistëve shqiptarë me lëshimet që i bëri shovinizmit grekomadh para se të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike me shtetin shovinist grek, tradhti kjo, që i çeli udhën sulmit frontal, në të gjitha fushat, të greko-ortodoksisë kundër vendit tonë dhe që, sipas fjalëve të arta të zotit Abdi Baleta, do të duhet të përballohet me një kosto shumë të lartë!
Por edhe pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, shteti shovinist grek nuk i reshti përpjekjet e tij të ethshme për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Katër vjet më vonë, diplomacia shqiptare, siç nënvizon prof.Meta, po provonte një zhgënjim të madh. Për forcë të këtij zhgënjimi, “Ambasada shqiptare në Athinë konstatonte në fillim të vitit 1975 se qeveria e Karamanlisit, “i cili më parë kishte dhënë prova si një shovinist”, në fillim të aktivitetit të saj po mbante një qëndrim të moderuar… Megjithëkëtë, pikëpamja e ambasadës shqiptare për udhëheqësit e rinj grekë ishte jo fort pozitive. Ajo i cilësonte ata “po aq shovinistë sa edhe më parë”, por vinte në dukje se ata “vetëm se po e vazhdonin këtë rrugë me mjete dhe me metoda të tjera”. Amasada i shfaqte MPJ këtë mendim: “Nuk duhet ushqyer asnjë iluzion, se qeveria greke do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim edhe në të ardhmen. Ajo, sikurse grekët në përgjithësi, e ka të ngulitur thellë në shpirt “Vorio-Epirin” (f.282-283).
Pas këtij informacioni të ambasadës sonë në Athinë, Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, gjashtë vjet më vonë, kishin rast për t’u bindur edhe një herë tjetër për natyrën e pandryshueshme armiqësore të shtetit shovinist grek dhe për kotësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me të, pa respektimin paraprakisht të të tri kërkesave të lartpërmendura. Rasti u paraqit në pranverën e vitit 1981. Në Prishtinë shpërthyen demonstratat e fuqishme të rinisë studentore kosovare kundër tiranisë serbe, në të cilat shtrohej si kërkesë kryesore shpallja e Kosovës “Republikë”. Asokohe tërë mjetet e propagandës së shkruar dhe pamore, mbarë opinioni publik grek, bashkë me kishën shoviniste greke, mbajtën një qëndrim unik kundër kombit shqiptar, duke përkrahur fuqimisht shovinizmin serbomadh në ushtrimin e masakrave shtazarake ndaj rinisë dhe inteligjencies kosovare. Kjo përkrahje shpjegohej me faktin se “Greqia, tradicionalisht, ka qenë dhe është kundërshtare e rritjes së standardit të lirive të shqiptarëve në Ballkan. Ajo është kampione e propagandës mbi rrezikun e “Shqipërisë së Madhe”. Thelbi i kësaj politike bazohet në logjikën se sa më i dobët të jetë shteti dhe kombi shqiptar, aq më lehtë do të realizohen objektivat greke për zgjerimin dhe fuqizimin e helenizmit në Veri” (f.314).
Në harkun kohor 6 maj 1971 - 1990 shënohen edhe 59 aksione të tjera diplomatike të shtetit shovinist grek për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, të mishëruara në veprimtarinë e diplomacisë shoviniste greke, në organizimin e demonstratave antishqiptare, siç ishte rasti i atyre që “ filluan më 3 mars 1982 me marshimin drejt ambasadës shqiptare në Athinë, arritën kulmin në shkurt të vitit 1984, me një miting ku morën pjesë më shumë se 40 000 mijë vetë. Demonstrata të tilla dhe aktivitete të tjera të ndryshme u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Greqisë” (f.316).
Frymëzuesi i heshtur i të gjitha këtyre aktiviteteve antishqiptare ishte shteti shovinist grek, ndërsa iniciatorë të hapur “të zhvillimit të tyre ishin peshkopët grekë, Komiteti Qëndror për Çlirimin e “Epirit të Veriut” (KEVA), Shoqata “Vorio-epirote”, shoqatat fetare, Lëvizja Studentore Kristiane dhe lëvizjet politike të rinisë. Më aktivja ishte Shoqata Koordinuese e Studentëve universitarë për Çlirimin e “Vorio-Epirit” (SEVA)” (po aty).

Urrejtja ndaj kombit shqiptar - themeli i politikës së ditës dhe i strategjisë së shovinizmit grekomadh
Këtij vëllimi autori i ka vënë nëntitullin “Paqja e vështirë”. Kam bindjen se me shtetin shovinist grek nuk do të jemi kurrë në paqe, qoftë kjo edhe e vështirë. Për mendimin tim, paqja me grekët është e pamundur. Prandaj ka plotësisht të drejtë një miku im i nderuar nacionalist, i cili më thoshte para ca kohësh se me grekët mund të kemi vetëm armëpushim, por jo paqe, se shovinizmi grekomadh nuk e ka dashur dhe nuk do ta dojë kurrë paqen me kombin shqiptar!
Siç e theksuam edhe më lart, në këtë vëllim autori analizon marrëdhëniet greko-shqiptare nga viti 1949 e deri në vitin 1990. Jam i bindur se ai do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër marrëdhëniet greko-shqiptare edhe pas vitit 1990 dhe, me siguri, përmes materialeve burimore, do të na njohë me të tjera fakte tronditëse nga sfera e veprimtarisë armiqësore të shtetit shovinist grek kundër Shqipërisë dhe kombit shqiptar gjatë periudhës së tranzicionit që po e përjetojmë kaq pafundësisht, jo vetm për mëkatet e rënda të klasës sonë politike, por edhe për disfatat e suksesshme që po na shkakton fqinjësia me Greqinë.
Periudha pas vitit 1990 e deri tani është karakterizuar nga zhvillime tepër dramatike në marrëdhëniet greko-shqiptare. Shovinizmi grekomadh gjeti bash kohën më të përshtatshme për të shpërthyer tërë urrejtjen e vet kundër shqiptarëve. I bindur se tashmë kishte ardhur çasti më vendimtar për helenizimin pa luftë të viseve tona jugore apo edhe të krejt Shqipërisë, në dhjetor të vitit 1990, shteti shovinist grek i “hapi kat e kat” kufijtë me Shqipërinë për dyndjen e mijëra të rinjve shqiptarë, duke shfrytëzuar varfërinë e tyre të skajshme dhe duke shtruar si kusht kryesor për punësimin e tyre ndërrimin e emrave.
Me kalimin e viteve, emigrantët shqiptarë ranë pre e racizmit të tërbuar grek, i cili u konkretizua me keqtrajtime shtazarake, me dëbime masive në kuadrin e operacioneve të fëlliqura me etiketën “Fshesa”, me dhunime të të drejtave të tyre, me vrasje të shumta, me të ashtuquajtura aksidente automobilistike, me demaskime dhe poshtërime publike nga mjetet e propagandës së shkruar dhe pamore për akuza të paqena (për krime të kryera nga emigrantë të tjerë, nga vende ortodokse), me nxitjen e histerisë dhe të urrejtjes kombëtare greke kundër tyre në veçanti dhe kundër kombit shqiptar në tërësi. Dhe të gjitha këto ngjarje të dhimbshme shpaloseshin në kuadrin e miqësisë së pështirë të shtetit shovinist grek me klasën politike shqiptare, e cila nuk e ngriti zërin as edhe një herë të vetme në mbrojtje të bashkatdhetarëve të vet nga barbaria greke. Përkundrazi, klasa jonë politike, që mban në ballë damkën e tradhtisë së interesave kombëtare, heshti në mënyrën më të turpshme, kur personalitetet më të larta të shtetit shovinist grek u shprehën haptazi kundër interesave të kombit shqiptar. Le të kujtojmë për një çast deklaratën antishqiptare të 14 korrikut 1993 të kryeministrit Micotaqis, deklaratën antishqiptare të 22 marsit 1999 të kryeministrit Simitis, i cili, dy ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, u shpreh: “Ne kemi deklaruar që në fillim se nuk do të marrim pjesë në asnjë operacion ushtarak”, ndërkohë që makina ushtarake serbe bënte kërdinë kundër popullsisë civile në Kosovë. Kurse më 4 maj 1999 ai foli edhe në parlamentin grek, ku tha: “Unë dyshoj në korrektësinë e bombardimeve të NATO-s, të cilat nuk kanë dhënë asnjë rezultat”. Le të kujtojmë, gjithashtu, deklaratën e Karamanlisit, kryetar i Demokracisë së Re (tani kryeministër), i cili, po më 4 maj 1999, tha: “Partia ime mbështet fuqimisht idenë e pandryshueshmërisë së kufijve, është plotësisht kundër krijimit të një shteti të pavarur kosovar dhe kërkojmë fuqimisht ndalimin e bombardimeve nga ana e NATO-s që po viktimizon jetë të pafajshme”. Për viktimat kosovare të terrorit serb Karamanlisit as që i bëhej vonë fare!
Madje gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në Greqi organizoheshin demonstrata të fuqishme kundër SHBA. Në ato demonstrata shprehej përkrahja e plotë për kriminelët serbë që po bënin spastrimin etnik të Kosovës. Ishin të shumtë demonstruesit që bllokuan shinat e hekurudhës Selanik-Shkup, për të mos lejuar lëvizjen e trenave, të ngarkuar me amartime konvencionale të NATO-s për në Maqedoni, prej nga do të bëhej transportimi i tyre për në Kosovë, gjatë hyrjes së trupave të këmbësorisë. Të gjithë e mbajmë mend se me çfarë demonstratash të tërbuara antiamerikane u prit vizita e presidentit Klinton në Athinë. Asokohe nuk dëgjuam as edhe një lajm të vetëm, me të cilin të na bëhej e ditur, qoftë edhe për ndonjë grek të vetëm, që të mund të kishte pasur burrërinë dhe të ishte ngritur në mbrojtje të popullit shqiptar të Kosovës! Në asnjë kanal TV nuk na zunë sytë, qoftë edhe ndonjë grup të vogël demonstruesish grekë, që të guxonte të protestonte kundër shovinizmit serbomadh dhe të ngrinte zërin në përkrahje të popullit shqiptar të Kosovës! Asokohe do të ishte me të vërtetë paradoksale sikur vetëm nëpër mend ta shkoje një gjë të tillë. S’u pa kurrkund ndonjë “elitë politike, qytetare e demokratike greke” që të ngrihej në përkrahje të hapur të popullit shqiptar të Kosovës.
Madje në urrejtjen e tyre kundër shqiptarëve grekët kanë zbritur deri në të tilla nivele shëmtimi, saqë është e pamundur edhe të përfytyrohet. Kështu, në tërbimin që i kishte pushtuar kundër Anastas Kulluriotit ata arritën deri aty, saqë “në gjelltoret s’i jepnin të hajë me të hollat e tija… duke i thënë: s’shesim gjellë për ty, shqiptar i ndyrë (paloarvaniti)!” (Faik Konica, vëll. 3, f. 65-66). Prandaj ka plotësisht të drejtë Konica kur thotë se “…urrejtja për grekët është rrënjosur aq shumë në zemrat e gjithë shqiptarëve të vërtetë… (vëll.4, f.277). Dhe më poshtë vazhdon: “…çdo gjë që t’i ketë bërë Italia Shqipërisë ka qenë e natyrës politike. Ndërsa ajo që i ka bërë Greqia Shqipërisë, më shumë se politike, ka qenë agresion ndaj shtëpive dhe nderit të familjes” (po aty).
Pra, kur është fjala për të manifestuar urrejtjen kombëtare greke kundër kombit shqiptar, në Greqi vendoset një unitet me të vërtetë i hekurt mes të gjitha forcave politike, të të gjitha strukturave të shtetit shovinist grek, duke filluat që nga fëmijët e kopshtit e deri te kreu i shtetit, të të gjithë grekëve, që nga Athina e deri në diasporë në mbarë botën. Grekët duhen pasur zili për këtë unitet që kanë arritur të realizojnë, por ama si unitet në vetvete, jo si unitet i së mirës, por si unitet i së keqes, si unitet i urrejtjes për një komb tjetër, që s’ka asgjë të përbashkët me kodin moral të kombit tonë. Shovinizëm shqiptaromadh s’ka pas ekzistuar, që grekët dhe serbët të kishin arsye pse të na urrenin. Por ata kanë arritur të ndërtojnë një unitet unikal urrejtjeje për kombin shqiptar, çka përbën një rast të rrallë në historinë e marrëdhënieve mes kombeve. Sikur ne ta kishim urryer shovinizmin serbomadh dhe grekomadh po me këtë forcë uniteti, me siguri që trojet tona etnike sot do të ishin të bashkuara në një shtet të unifikuar kombëtar. Shqiptarët s’kanë ditur ta përvetësojnë mirë Shkencën e Urrejtjes për shovinizmin e fqinjëve, prandaj edhe sot shovinizmi evropian vazhdon t’i mbajë të hallakatur “kashtë e koqe” nëpër pesë shtete të ndryshme të Evropës Juglindore. Dhe kështu do të vazhdojë t’i mbajë, në qoftë se shqiptarët nuk do të zgjohen nga gjumi i gjatë letargjik dhe t’i hyjnë me zell studimit të Shkencës së Urrejtjes për shovinizmin serbo-grek. Disa muaj pas agresionit gjerman kundër Bashkimit Sovjetik, Shollohovi shkroi një tregim shumë të bukur me titull “Shkenca e Urrejtjes” (Nauka Njenavisti)), i cili shërbeu si trakt nëpër të gjitha llogoret e Ushtrisë së Kuqe, përgjatë gjithë vijës së saj të frontit, që nga Deti Balltik deri në Detin e Zi. Ideja e tregimit i frymëzoi ushtarët e kuq të kryenin akte të pashembullta heroizmi gjatë Luftës së Madhe Patriotike. Shollohovi, me atë tregim, u jepte këtë frymëzim ushtarëve të kuq: që të fitosh mbi armikun gjerman, atë duhet të dish ta urresh, por, që të dish se si urrehet armiku, duhet të mësosh “Shkencën e Urrejtjes”.
Kurse klasa jonë politike s’bëhet e gjallë kur qytetarin shqiptar Vasil Begolli, nga Korça, ushtarët grekë e dhunojnë, e poshtërojnë, duke i lëshuar qentë për ta masakruar, për të vetmen arsye se ai, në kërkim të djalit të tij 13-vjeçar, aksidentalisht ishte futur 50 m në thellësi të tokës greke (“Shekulli”, 26 mars 2004, f.3). Pse u sollën kësisoj ushtarët grekë me një qytetarë të thjeshtë shqiptar, i cili shkeli kufirin pa ndonjë qëllim të keq? Normalisht, ushtarët grekë mund ta arrestonin dhe ta çonin në postën e kufirit. Paskëtaj mund t’ua përcillnin organeve përkatëse, të cilat, në përputhje me legjislacionin grek për shkelësit e kufirit, mund ta gjobisnin ose ta burgosnin, duke vënë në dijeni edhe organet shqiptare të kufirit. Por jo! Ushtarët grekë nuk mund të vepronin në këtë mënyrë, se ata nuk i linte të qetë instinkti i urrejtjes për shqiptarët, se Shkencën e Urrejtjes për këta të fundit, të cilën ua kanë kultivuar në shpirt shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, ata e kanë studiuar shumë mirë.
Klasa jonë politike mbetet pa gojë kur Nikolas Geixh, armik i betuar i kombit shqiptar, me porosi të heshtur të shtetit shovinist grek, vjen që nga Amerika dhe ditën për diell bën thirrje në Sarandë për tjetërsim të sipërfaqeve shtetërore nga ana e minoritarëve grekë (“Albania”, 4 prill 2004) dhe kur gjykata e Sarandës, me vendim nr. 568, datë 19.07.2004, të firmosur nga gjyqtari Rasim Doda, i zbaton në praktikë ato porosi! (“Albania”, 15 shtator 2004, f. 6-8). Klasa jonë politike hesht kur mëson se vetëm gjatë 9 muajve të parë të vitit 2004 nga Kapshtica janë kthyer kufomat e 20 emigrantëve shqiptarë (“Sot”, 22 shtator 2004). Asaj as që i intereson të dijë se kufomat e sa emigrantëve janë kthyer nga Greqia që prej fundit të dhjetorit të vitit 1990 e deri tani dhe sa emigrantë janë zhdukur pa nam e pa nishan nga shteti shovinist grek. Klasa jonë politike heshti kur katër vjet më parë u bë e ditur se 300 emigrantë vetëm në prefekturën e Elbasanit figuruakëshin të zhdukur në Greqi dhe se shumica e tyre paskan përfunduar “me një plumb pas koke e të humbur nëpër humnera” (“Ballkan”, 14 tetor 2004 f. 2). Klasa jonë politike heshti kur disa organe shtypi dhe mjete të komunikimit pamor më 22 prill 2004 njoftonin se Parlamenti Evropian (sigurisht, nën presionin e Greqisë) hodhi poshtë amendamentin për rifutjen e Korridorit 8 në listën e objekteve ndërtimore prioritare transevropiane (“Sot”, 22 prill 2004). Çuditërisht, atë ditë të 22 prillit, kur njoftohej për këtë vendim të gjëmshëm për ekonominë e vendit tonë, heshtja kishte pllakosur vetëm “Zërin e Popullit” dhe “Rilindjen Demokratike”. Madje “RD”-ja pikërisht atë ditë na paskësh zgjedhur si kryeartikull një njoftim për dëbimin e Nanos nga një restorant i Nju-Jorkut, ku ndodhej për një vizitë pune, meqenëse e paskëshin gjetur duke pirë duhan. “RD”-ja ngazëllonte, sikur Nanoja të qenkësh kryeministër vetëm i socialistëve, jo i shqiptarëve të mbarë Shqipërisë, sikur dëbimi i tij nga ai restorant të mos përbënte një turp për mbarë shqiptarët!
Klasa jonë politike heshti kur mësoi më 13 gusht 2004 për ndotjen e rëndë të ujërave të Jonit me derdhje të shumta nafte, solari dhe fekalesh, duke filluar nga Gjiri i Vlorës deri në Ksamil, ndotje kjo e shkaktuar nga anije greke. Qytetarë, të intervistuar nga TV “Klan” (14 gusht 2004) deklaruan se ndotja e bregdetit tonë bëhej nga Greqia për të sabotuar turizmin në Shqipëri. Shteti shqiptar, të cilin klasa jonë politike e ka kthyer në pronë të vetën, nuk dëshiron t’i mbrojë kufijtë e vet detar! Për të larguar sadopak erën e rëndë të skandalit të ndotjes së bregdetit të Jonit nga anije greke, më 18 gusht 2004 u sajua incidenti me helikopterin italian mbi fshatin Lazarat. Duhej tërhequr vëmendja e opinionit publik shqiptar mbi diçka tjetër, që ky të mos vazhdonte të akumulonte urrejtje kundër shtetit “mik” grek. Por kjo “gjethe fiku” nuk mjaftoi. Duhej një tjetër gjethe, më e përmasshme, për ta hedhur përsipër ndotjeve të qelbura greke në ujërat e Jonit. U sajua shpejt e shpejt vizita në Tiranë e ministrit grek të turizmit, Dhimitris Avramopulos, i cili, në intervistën që i dha kanalit TV “Top Channel” më 22 gusht 2004, me një hipokrizi të shpifur, tipike greke, premtoi për një zhvillim të turizmit rajonal, duke thënë se Shqipëria ka një natyrë të virgjër. Edhe më skandaloze, edhe më hipokrite tingëlluan fjalët e Avramopulosit, kur deklaroi se Greqia, demek, na qenka e interesuar për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Shqipërisë! Nepërka greke kërkuakësh që ne të zhvillojmë ekonominë dhe kulturën! Ç’t’i bësh, kur intervistuesi nuk e pyeti ballazi ministrin hipokrit grek: Ju, ore zotëri, që qenkeni kaq i interesuar për zhvillimin e turizmit rajonal, ç’patët që na i ndytë ujërat e pastra të bregdetit tonë me pisllëqet e natyrës suaj të zhvirgjëruar me kohë? Ose të paktën intervistën e hipokritit grek ta kishte shoqëruar me një koment të fortë, në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar. Prandaj intervista e gazetarit të mjerë na la një përshtypje të mjerë se s’kishte bosht kombëtar!
Klasa jonë politike hesht përballë varfërimit të çdoditshëm të vendit tonë, të cilin ajo vetë e ka shndërruar në koloni të Greqisë, në një shtojcë të ekonomisë greke, në një treg për zbrazjen e prodhimeve të posaçme greke të një cilësie të dobët. Klasa jonë politike hesht për çmimet shumë të larta (në krahasim me vendet fqinje) të telefonisë së lëvizshme, pronë e kompanive zhvatëse greke, të cilat, çdo vit, dërgojnë nga Shqipëria në Greqi 350 milionë euro. Nga emigrantët tanë në Greqi futen çdo vit në Shqipëri vetëm 200 milionë euro, kurse prej saj dalin, për çdo vit gjithashtu, dhe shkojnë në Greqi 600 milionë euro (“Shekulli”, 8 prill 2004). Sigurisht që s’mund të ndodhë ndryshe, se kompanitë greke AMC dhe VODAFONE përbëjnë krahun financiar të shovinizmit grekomadh në Shqipëri, krahas krahut politik të tij - kishës shoviniste greke, me Janullatosin në krye.
Klasa jonë politike heshti para histerisë dhe tërbimit të shfrenuar të shovinizmit grekomadh, që u shpalos pas disfatës së përfaqësueses greke të futbollit në Tiranë (4 shtator 2004), kur emigrantët tanë, nëpër rrugët e qyteteve greke, u bënë pre e dhunës policore, vetëm e vetëm se ngazëllonin me flamuj në duar për fitoren e skuadrës sonë.
Takimi i dy përfaqësueseve shqiptare dhe greke ishte thjesht një ndeshje futbolli dhe në raste të tilla, si në të gjitha stadiumet e botës, dashamirësit e kësaj loje të bukur kanë organizuar dhe organizojnë manifestime entuziazmi për fitoren e skuadrave të tyre kombëtare. Pra, entuziazmi i rinisë sonë natën duke u gdhirë 5 shtatori2004 ishte një dukuri tepër e zakonshme dhe s’kishte kurrfarë arsyeje që shteti shovinist grek të turrej me atë histeri aq shtazarake kundër të rinjve tanë emigrantë, të cilët, në një mënyrë krejtësisht paqësore, po manifestonin nëpër rrugët e qyteteve greke. Por shovinizmi grekomadh e vlerësoi si tepër të përshtatshëm rastin për të shfryrë tërë urrejtjen e vet kundër kombit shqiptar. Shovinizmi grekomadh s’kishte pse të shpërthente aq dhunshëm kundër emigrantëve shqiptarë pas mposhtjes së përfaqësueses greke në stadiumin “Qemal Stafa”. Ai nuk kishte pse të befasohej aq shumë nga fitorja jonë. Në “Qemal Stafa” dajakun e përfaqësueses sonë kombëtarja greke e ka provuar edhe herë tjetër. Veç asaj, në këtë stadium ne kemi mposhtur skuadra ku e ku më të fuqishme se skuadra greke, siç ka qenë përfaqësuesja e Gjermanisë Perëndimore, e Belgjikës etj. Më 29 mars të vitit 2003 ne mposhtëm edhe përfaqësuesen ruse në stadiumin “Vojo Kushi”. Kjo do të thotë se në Shqipëri luhet futboll i nivelit evropian. Por kjo do të thotë se edhe përfaqësuesja greke, siç ndodhin shpesh në futboll gjëra aksidentale, nuk e kishte merituar titullin kampione e Evropës. Prandaj dajakun që hëngri nga skuadra jonë e meritonte plotësisht.
Po sikur ne të kishim vrarë disa grekë këtu, në Tiranë, si hakmarrje për vrasjet e emigrantëve tanë në Greqi? Me siguri që shovinizmi grekomadh jo vetëm që do të na kishte vrarë sa e sa emigrantë të tjerë nëpër rrugët e qyteteve greke, por, në shenjë kërcënimi, do të fillonte, besoj, edhe të na kërcëllonte dhëmbët, duke filluar lëvizjen e trupave të veta drejt kufirit tonë, sepse ligjin e luftës vazhdon ta ketë në fuqi.
Pra, klasa jonë politike heshti pas vrasjes së emigrantit Gramoz Palushi dhe masakrimit të 300 të tjerëve, duke u mjaftuar veç me një rezolutë të thatë në parlament sa për të larë gojën para opinionit publik shqiptar. Megjithatë, për të gjithë nacionalistët shqiptarë, në mbarë trojet tona etnike dhe në diasporë, analizën më të shkëlqyer të ngjarjeve që u shpalosën qoftë në qytetet shqiptare, qoftë në qytetet greke natën duke u gdhirë 5 shtatori 2004 e bëri zoti Abdi Baleta në disa numra të gazetës “Rimëkëmbja”. Artikulli i tij i gjatë me titull “Gëzimi dhe dhimbja e pamatë e fitores së përgjakur” zbulon rrënjët e shkaqeve të vërteta të rindezjes së histerisë antishqiptare atë natë shtatori nga ana e shovinizmit grekomadh; nxjerr në pah me fakte servilizmin e diplomacisë shqiptare, e cila, në qëndrimin ndaj diplomacisë greke, e ka katandisur veten në nivele të mjerueshme; u jep një mësim të mirë gjithë sahanlëpirësve grekë për vlerësimet antinacionaliste që i bënin entuziazmit të rinisë sonë në faqet e shtypit të Tiranës; u nxjerr bojën gjithë kalemxhinjve të tjerë, të cilët, ende të paçliruar nga prangat e terminologjisë komuniste, egërsinë e shovinizmit grekomadh kundër emigrantëve shqiptarë kërkonin ta shisnin si “vepër të disa segmenteve të caktuara të shoqërisë greke”; argumenton bukur fare se hareja që shpërtheu në mbarë qytetet shqiptare dhe mes emigrantëve tanë në Greqi ishte një manifestim fantastik dhe me shumë kulturë i nacionalizmit shqiptar, të denigruar me dhunë nga sistemi i vjetër komunist dhe të braktisur tradhtisht nga sistemi i tanishëm neokomunist


 
Veröffentlicht : 20/04/2010 9:53 p.m.
Teilen: