Benachrichtigungen
Alles löschen

Një burg demokratik

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
504 Ansichten
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 
[#4576]

Ai manifestim i shkëlqyer i nacionalizmit shqiptar, që nuk pati fyer asgjë kombëtare greke, ishte njëkohësisht edhe një reagim i hapur ndaj racizmit grek dhe shovinizmit grekomadh, i cili shfaqet lakuriq në qëndrimin ndaj gjithçkaje shqiptare në veçanti dhe ndaj kombit shqiptar në tërësi, përmes trajtimit të padenjë që u bëhet emigrantëve tanë në Greqi. Dëshminë më demaskuese për këtë trajtim e jep një i ri shqiptar, emigrant në Greqi, nëpërmjet një e-mail-i që dërgonte në Shqipëri para disa vjetësh: “Kemi dëgjuar, lexuar e ndier për racizmin dhe racistët, persekutimet, përbuzjet e të tjera sjellje antinjerëzore. Racizmi është një realitet që e takojmë në punë, në rrugë, në shoqëri, në media etj… Karakteri dhe krenaria shqiptare i nervozon. Më 16 maj 2004, një ditë pas Festivalit Evropian, ku Shqipëria u prezantua me Anjezën, në shtëpinë e shtetasit grek, ku unë punoj, ishin ftuar miq të tij. Vura re se kur fillova të flisja për Anjezën, këngën dhe veshjen e saj, unë, “shqiptari i mirë”, u bëra mosmirënjohës i paarsyeshëm e të tjera si këto. E pse ky ndryshim? Vetëm e vetëm sepse me fjalët e mia po mbroja emrin, karakterin dhe krenarinë shqiptare. Biseda arriti deri aty, sa një prej të ftuarve më pyeti nëse i kisha në rregull dokumentet e qëndrimit në Greqi. Në diskutim e sipër, ai filloi të nervozohej nga fjalët e mia. Por kësaj radhe nuk u tërhoqa. Zëri im ishte më i fortë, ndieja se mund ta mbaja kokën lart. Kësaj radhe kisha në krah Anjezën, zanën shqiptare, zëri i saj meritonte më shumë. Nuk duhej të tërhiqesha, pavarësisht se ishin duke më parë të gjithë me zemërim. Dhe u thashë prapë se zëri i saj ishte i mrekullueshëm, se ajo ishte e mbuluar me nur bukurie. Që atë natë ajo kishte “veshur” Shqipërinë,.. veshja e natës finale e hirushes Anjezë ka qenë e përkryer. Ka qenë vetë Shqipëria. Këtë i thashë dhe mysafirit grek të punëdhënësit tim. Por ai u tërbua, e humbi gjakftohtësinë… Nejse, këtë letër në “Shekulli” po e nis sepse doja t’i thosha faleminderit Anjezës. Ti je krenaria e kombit, ambasadorja e gjithë shqiptarëve. Me gjithë zemër faleminderit. Ti je zonja e parë e vendit.” Dhe letra e djaloshit trim dhe nacionalist shqiptar mbyllet me këto fjalë kuptimplote, të cilat i vënë damkën e turpit racizmit grek, shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke, racizëm ky që e ka pushtuar Greqinë në çdo qelizë të jetës së saj dhe që sot përfaqëson njollën e turpit në ballin e Evropës trufishkur: “Lexuesi juaj - nga një burg demokratik me emrin Greqi” (“Shekulli”, 22 maj 2004, f.14).
Sapo pata mbaruar së lexuari këto fjalë të këtij djaloshi të shkëlqyer shqiptar, aty për aty më erdhi ndër mënd një poezi katërvargshe, sa e bukur, aq edhe e dhimbshme e mikut tim të vjetër, ushtarakut, poetit dhe piktorit të talentuar, z.Novruz Dervishi, të cilin valët e jetës, që dalldisën pas vitit 1990, nga komandat divizioni, e degdisën si emigrant në Greqi. Në një çast përsiatjeje, në një ballafaqim të përfytyruar me grekët, ai hodhi në letër këtë poezi, me katër vargje tronditëse për fatin e një ushtaraku aq të talentuar, por tashmë të lëshuar, të braktisur nga shteti i tij. Poezia titullohet: “Në Greqi”: Shok, e di, s’më bëni dot, / Sepse s’jam nga ana juaj, / Ju shikoni që derdh lot, / Po s’kuptoni përse vuaj”.
Pra, ai manifestim ishte edhe një mësim i madh për klasën e politikanëve shqiptarë, të cilët janë dhënë tërësisht pas interesave personale, janë bërë “më të dëmshëm së karkalecët” (“Ballkan”, 14 tetor 2003, f.3) dhe notojnë në batakun e tradhtisë kombëtare, ishte një përkujtesë për këtë klasë të urryer për faktin se kombin shqiptar, siç thotë zoti Baleta, e shpëton vetëm nacionalizmi. Pra, artikulli i zotit Baleta i kujton klasës politike shqiptare se, pavarësisht nga qëndrimi tradhtar që ajo mban ndaj çështjes kombëtare shqiptare, nacionalizmi është i pranishëm në çdo qelizë të rinisë shqiptare, se ai është e ardhmja dhe shpëtimi i kombit shqiptar


 
Veröffentlicht : 20/04/2010 10:01 p.m.
Teilen: