Benachrichtigungen
Alles löschen

Google Earth argumenton se Profeti Muhamed e kishte me vend

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
351 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1002]

Si ka mundur Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) ta dinte drejtimin e saktë të Qabesë, nga një qytet shumë i largët pa ndihmën e mjeteve qe ne tani i posedojmë ?

Asnjë njeri në tokë nuk mund të vizaton një vijë të drejtë në sipërfaqen e tokës në mes dy qyteteve të largëta, përveç se me ndihmën e hartave të detajizuara, që tani mundësohen me ndihmën e aeroplanëve, satelitëve dhe njohurive së gjerësisë, gjatësisë dhe lartësisë së tokës. Mirëpo, ka qenë një person që ka bërë këtë para 1400 viteve. Ky person është Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të).

Kur Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) ishte në Medinë, All-llahu e mësoi atë që të kthehet në drejtim të xhamisë së shenjtë në Meke. Që nga atëherë, u bë Kible për muslimanët. Dhe që nga atëherë filloi të përhapej intensivisht Islami. Pastaj Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) filloi të dërgojë mësues tek njerëzit, t'ua mësojë atyre Islamin. Një nga ata ishte Vabr Ibn Johanas El Hozae të cilin Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) e dërgoi për ti mësuar banorët e Sanas si dhe për të ndërtuar xhaminë me planin që Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) ia dha.

El Tabaraniu rrëfen në Muxham El Evsat duke thënë:

Vabr Ibn Johanas El Hozae thotë se Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) i kishte thënë ta ndërtonte xhaminë në Sana në anën e djathtë të kodrës së quajtur Dejn.

Për ta spjeguar këtë, El Razi në librin e tij "Historia e Sanas" thotë se Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) e kishte urdhëruar El Hozaen ta ndërtonte xhaminë në parkun Bathan, ku gjendet një guri dhe ta drejtonte në drejtim të kodrës së quajtur Dejn.

Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të), para 1400 viteve porositi të ndërtohet xhamia që do të ishte me fytyrë nga "Xhabal i Din" (Kodra e Fesë). Në qoftë se përdorim Google Earth dhe vizatojmë një vijë të drejtë prej xhamisë së Sanas deri tek Qabeja, kjo vijë do të kalon në mes te "Xhabal i Dinit" dhe do të përfundon në qendër të Qabes.

Si ka mundur Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) ta dinte drejtimin e saktë të Qabesë, nga një qytet shumë i largët pa ndihmën e mjeteve qe ne tani i posedojmë ?

Me të vërtetë kjo është një mrekulli !


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 14/11/2008 8:57 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

kjo është pamja


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 19/11/2008 6:29 p.m.
Teilen: