Dorëzoju zemrës - Mbështetësi i pathyer
Ishte i zhgënjyer. i vetmi burim të cilin e kishte më nuk ekzistonte. Kjo ishte e tëra që e kishte njohur, e tash edhe ajo u zhduk. Befasisht, bota u bë aq e ftohët dhe ishte i rrethuar me njerëz plotësisht të panjohur. Fëmija i porsalindur qante duke menduar se jetës së tij i ka ardhur fundi. Ajo çka fëmija nuk e dinte ishte se ekzistonte dikush që brengosej për te.
Për të vetëm se ekziston plan i përgatitur. Në vend të tërë asaj çka posedonte e që i është marrë. Mbrojtësi i tij do ti siguroj diçka më të mirë. Ushqimin të cilin e merrte përmes gjakut, së shpejti do ti zëvendësohet me qumështin e nënës. Edhe muri i pajetë i barkut, për të cilin një kohë ka menduar se është e vetmja mbrojtje, tash do ti zëvendësohet me duart e ngrohta të familjes. Por tash… fëmija i porsalindur mendon se i ka humbur të gjitha që i ka pasur në botë.Shumë prej nesh janë nganjëherë pikërisht si ky fëmijë. Ekzistojnë kohë kur mendojmë se të gjitha i kemi humbur apo se e tëra na është rrënuar dhe se asgjë nuk është siç kemi dëshiruar. Atëherë mendojmë se të gjithë na kanë braktisur dhe se asgjë nuk është siç e kemi planifikuar dhe siç kemi dëshiruar të jetë. Por si në rastin e fëmijës së porsalindur, gjërat nuk janë shpesh ashtu keq siç duken dhe tawakkuli (mbështetja në Allah) na ndihmon neve që ta kuptojmë se Krijuesi ynë ka ndonjë plan për ne.Tawakkul është besimi i plotë se atë çka na e dëshiron Allahu është më e mirë për ne. Tawakkul është besimi i plot në atë se Allahu do të brengoset për ne, bile edhe atëherë kur ajo duket e pamundshme. Tawekkul është të qëndrosh para Detit të Kuq, sikurse pejgamberi Musai a.s., me tërë ushtrinë pas shpine e cila të përcjell, e ti as që e tremb syrin, duke e ditur se Allahu të bën ta kalosh edhe detin. Ky është besimi i plot në atë se ushqimi i yt i ardhshëm do të jetë qumështi i nënës, kur Allahu ka vendos ta largoj lidhësen e cila të ka ushqyer deri më tani…Besim i plotë në Allahun nuk ekziston pa tawakkul dhe besimi i vërtetë çdoherë është i përcjellur me tawakkul.Allahu s.v.t. thotë: "E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre." (8:2).Nëse dikush me besnikëri e sheh dhe e kupton fuqinë e Allahut, do ta kuptoj se mos të mbështetësh në Allahun është dobësi e mendjes së njeriut. Në tërë universin asgjë nuk ndodh pa dëshirën dhe caktimin e Allahut. Bile as një gjethe nga pema nuk bie pa lejen e Tij.Allahu sv.t. thotë: I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send."(El-Mulk 67:1)E atëherë si mos ti mbështetemi vetëm Atij.Allahu ju thotë besimtarëve:" Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët."(Et-Teube:51)."Dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin)."(At-Talak 65:3).E vërteta qëndron se nuk ekziston askush që ka mundësi për atë çka Allahu s.v.t. ka mundësi."Në fe nuk ka dhunë. ?shtë sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm."(El-Bekare 2:256) .I dërguari i Allahut a.s. thotë: "Nëse besoni në Allahun me besim të vërtet (tawakkul, do të ju furnizoj ashtu siç i furnizon shpezët: Në mëngjes shkojnë me stomak të thatë, e kthehen në mbrëmje të ngopur" (Tirmidhiu).Ashtu siç brengoset për zogun dhe për fëmijën e porsalindur, Allahu na furnizon edhe neve prej nga nuk kishim mund as ta paramendojmë.
Shpresa, mundimi dhe braktisjaSë pari ishte shumë e frikësuar. E thirri burrin e saj i cili vetëm sa ishte duke shkuar. "A do të na lësh këtu të vdesim?" Nuk morri përgjigje. E thirri përsëri. Prapë nuk ka përgjigje. Befasisht, e lëshoi zërin: "A të ka urdhëruar Allahu që të na lësh këtu?" "Po", iu përgjigj Pejgamberi Ibrahimi a.s.Atëherë u zhduk frika e Haxherit. Edhe pse befasisht u gjend në mes të shkretëtirës me foshnjë të vogël pa asnjë pikë ujë, e diti me besimin e vërtet se Allahu nuk do ti braktis. Besimi i saj ishte i fortë, bindja e saj e pa lëkundshme.Por së shpejti pasi shkoi pejgamberi Ibrahim, djali i saj i vogël filloi të qaj. Edhe pse Haxheri kishte tawakul të vërtet në Allahun, ajo nuk qëndroi ulur dhe të pres ujin që ti bjerë nga qielli.
Besimi në Allahun e mbushte zemrën e Haxherit, por edhe vetë është përpjekur me mundësin e saj që e posedonte. Filloi të vrapoj në mes kodrës Safa dhe Merva, duke kërkuar pak ujë për djalin e saj. ?do herë kur Haxheri mbërrinte në maje të kodrës duke mos gjetur asgjë, ajo nuk dëshpërohej. Dëshira e saj nuk ishte e thyer dhe vazhdonte që edhe më tutje të provoj që të përpiqet. Ajo aq shumë është përpjekur kështu që vrapimi i saj përsëritet çdo vit si njëra prej ritualeve të Haxhit, i cili edhe quhet sa'j.Shumë njerëz nuk bëjnë dallim në mes tawakkulit dhe përpjekjes së tyre personale. Por të posedosh tewekkul nuk do të thotë që të ndalesh vetë e të mos përpjekësh. Tregimi për Haxherin r.e. na shërben si një ndër shembujt më të mirë dhe ajo se çka na mëson i dashuri i ynë Pejgamberi s.a.v.s.Një ditë, i Dërguari i Allahut a.s. e vërejti se një beduin e la devenë e tij e nuk e lidhi dhe e pyeti: "Pse nuk e lidhe devenë tënde?" Beduini u përgjigj "Mbështetëm në Allahun " Pejgamberi a.s. i tha " Së pari lidhe devenë tënde pastaj mbështetu në Allahun. " (Et- Tirmidhiu)Tawakkul nuk është pjesë e gjymtyrëve, kjo është pjesë e zemrës. Ashtu që derisa gjymtyrët tona përpjekën, zemra plotësisht mbështetët në Allahun. Kjo do të thotë çka do që të arrish si rezultat për shkak të përpjekjes tënde, zemra do të jetë e kënaqur, duke e ditur se ajo çfarë ka ndodh pa të pyetur është vetëm caktimi dhe dëshira e AllahutPor që të arrish këtë shkallë, njeriu ka nevojë që të shpresoj, të luftoj me tërë fuqinë dhe atëherë ti dorëzohet zemrës..
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thrretë në rrugën e All-llahut,që bën vepra të mira dhe që thotë:''Unë jamë prej Muslimanve''?" Dhe gjithmone pas veshtiresise vjen lehtesimi" Ashtu si pas stuhise dielli fillon te ndrije perseri,....edhe per ty
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€