Benachrichtigungen
Alles löschen

Vetëm 23 vjet jetë thirrje

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
265 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#993]

Vetëm 23 vjet jetë thirrje, deri në kataklizëm të kozmosit
Shkruar nga Valbona Kelmendi

Ky njeri me vetëm 23 vitet e tij kontribut me inspirimet e tij hyjnore e tundi dhe po e tundë botën që ta kuptojë të vërtetën dhe të shpëtojë nga humbja e injorancës.

Posa të përmendet emri i Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, jo vetëm tek besimtarët e besimit islam, por në gjithë botën intelektuale duke u nisur nga populli ynë e më gjerë, të cilët kanë sadopak njohuri për historitë botërore, na sillet në mend një histori e bujshme dhe krenare e plot elan e krijesës më të dashur dhe më të përzgjedhur nga mbarë njerëzimi, i cili ka një personalitet shumë të veçantë dhe dominues, e të cilin personalitet e karakterizojnë vetëm faktorë të mirë, si: morali i lartë, besnikëria, sinqeriteti, mishërimi me të tjerët në hallet e dertet e tyre, fisnikëria, bujaria, etj.

Të gjithë këta faktorë që u përmendën e që ka edhe shumë të tjerë të cilët s"i kemi përmendur, padyshim se i ka pasur dhuratë nga Zoti i Madhëruar dhe në krye mençurinë (të kultivuar mirë dhe pa asnjë mangësi) ai, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i ka shfrytëzuar ashtu si duhet, duke punuar me mend, rend e urtësi në gjithë veprimtarinë e tij. Kështu që, pasi u pajis dhe u brumos me dije nga burimi i pashtershëm, Kur"ani famëmadh, në moshën e tij 40 vjeçare, një moshë kur njeriu piqet dhe kalitet për të përballuar sfida të ndryshme të jetës, iu rrek me një përkushtim të denjë thirrjes në Rrugën e Drejtë, e cila të shpie në piedestalet më të larta.

I Dërguari Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, që nga viti 610, erdhi dhe mbeti më i zgjedhuri nga të zgjedhurit e Zotit me një mision shumë të qartë, mision i cili thirr në besim të kulluar në një Zot të vetëm. I Dërguari i Zotit (Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) fillimisht selinë e pati në Mekën e bukur prej ku filloi që të shpalosë faqet e obligimit të tij, e më pastaj u shpërngul në Medinën e ndritshme.

Ai, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte kudo ku e kërkonte nevoja, si një mësues, këshillues, udhërrëfyes e bujar, i cili shërbeu në një kohë shumë të ndërlikuar dhe të rëndë. Nga urtësia e tij që kishte, asnjëherë nuk paraqitej si kontrollor, oficer apo si diktator, por paraqitej si mësues e udhërrëfyes i mësuesve.

Jeta dhe vepra e tij studiohet e shfletohet, madje nga shumë studiues e analistë të fushave e lëmenjve të ndryshëm, të cilët as nuk i takojnë besimit Islam, edhe preferohet për tu praktikuar e zbatuar. Për këtë dëshmojnë shumë fakte dhe argumente, të cilat ruhen në faqe të historisë së njerëzimit, duke u nisur nga mbreti i Persisë Herakli, duke arritur madje edhe tek shumë funksionarë të ditëve të sotme të këtij shekulli.

Me mençurinë që pati, misionin e tij e lidhte ngushtë me punën e tij, jo me politika të ditës a karrierë kushtetore që mund t"i ofroheshin atëherë, por e mishëroi punën e tij vetëm me thirrje në besim, në të cilin duhet të adhurohet vetëm Një Zot, si dhe u mishërua me njohjen e rrethanave të caktuara shoqërore e politike në të mirë të njerëzimit dhe të zgjimit nga injoranca e thellë, ndihmesë dhe kontribut ky të cilin e vijoi gjatë gjithë jetës së tij deri në vdekje.

Këtë që e thamë, më së miri e vërtetojnë veprat nga autorë të ndryshëm, që tubuan veprimtarinë dhe thëniet e tij tashmë edhe të botuara dhe të njohura në mbarë rruzullin tokësor.

Nga e tërë biografia e tij del që, lavdinë nuk e arriti me pushtet ushtarak, as me karrierë politike, as me para e shërbesa biznesi, por me urtësi dhe me punët e fjalët e tij të ëmbla.

Kjo figurë dhe ky personalitet kaq i ngritur me gjithë këtë renome, kishte pasuri materiale aq të vogël sa sot vështirë është të mendohet ajo në krahasim me pasuritë që posedojnë udhëheqësit e të gjithë popujve. Mirëpo, kjo aneksi pasurie që kishte, aspak nuk e pengoi në mençurinë e moralin e tij, saqë nuk e bëri as lakmitar ose xheloz të bashkëkohësve të tij të cilët jetonin e “argëtoheshinâ€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 13/11/2008 5:04 p.m.
Teilen: