Nuhi, a.s., e luti Allahun, xh.sh., me duanë që vijon:
"Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim". (Nuh, 28)
Kjo dua e tij vlenë edhe për ne, pasi që ka thënë: "edhe besimtarët e besimtaret".
Duatë e Ibrahimit, a.s., janë të shpeshta në Kur'an. Ai luti Allahun, xh.sh., për banorët e Gadishullit Arabik, i cili tani posedon lloje të ndryshme të pemëve dhe perimeve, pallate të bukura, kurse më parë këtu nuk kishte as unë dhe as drunjë, as kopshte e as parqe. Ishte vetëm një shkretëtirë e zhveshur, në të cilën nuk kishte as ujë të ftohtë, e as ndonjë gjë tjetër.
Ibrahimi, a.s., e luti Allahun, xh.sh.:
"Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta." (Ibrahim, 37)
Lutjes së tij Allahu i Madhërishëm iu përgjigj pas njëmijë vjetësh.
Ibrahimi, a.s., gjthashtu është lutur:
"O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!" (Ibrahim, 40)
Edhe shembulli i Musait, a.s., është i pabesueshëm. Ai ishte i fortë dhe i pavarur dhe ishte i vetmi që ka pasur mundësi t'i udhëheq hebrenjtë. Megjithatë, pasi u largua një kohë të shkurtër prej tyre, ato filluan ta adhurojnë viçin.
Kur Allahu, xh.sh., e dërgoi Musain, a.s., tek faraoni, ai u lut:
"Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen!" (Taha, 25-26)
Kurse Allahu, xh.sh., iu përgjigj:
"Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t'u dha ajo që kërkove!" (Taha, 36)
Mufessiret (komentatorët e Kur'anit) thonë: "Allahu, xh.sh., thotë: 'Lutjen tënde', e nuk tha: 'Lutjet tua', për shkak të mëshirës së tij të gjitha lutjet e Musait, a.s., ia kishte trajtuar si një lutje të vetme."
Edhe Junusi, a.s., e luti Allahun, xh.sh., pasi që ky u hidhërua me popullin e tij dhe hipi në anije, ku dhe e gëlltiti peshku. Me ç'rast ka thënë njërën ndër duatë më të bukura. Ai ka thënë:
"Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!" (Enbija, 87)
Kjo dua arriti deri te Allahu, xh.sh., në mënyrë direkte, te i Gjalli, i Gjithmonshmi.
"...te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon." (Fatir, 10)
Në biografinë e Junusit, a.s, thuhet që melekët e kishin dëgjuar zërin e tij, andaj dhe kishin filluar të qajnë, ku dhe kishin pyetur: "O Zoti ynë, ky është zë i njohur, prej robit të njohur, mirëpo nuk e dimë se ku gjendet! "Unë e di se ku gjendet ai, dhe Unë atë do ta shpëtoj."
"E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin. Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes." (Es-Safat, 143-144)
Allahu, xh.sh., e shpëtoi atë prej peshkut, për shkak të lutjes së tij të sinqertë.
Edhe i Dërguari ynë, s.a.v.s., ka dua të shumta, por duatë e tij posedojnë një dhunti të veçantë. Duatë e tij prekin zemrat. Në të dy Sahihat, shënohet transmetimi i Ibn Abbasit, r.a., në të cilin thuhet: "Një natë fleta tek tezja ime, Mejmuneja, r.a., gruaja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s.. Kur i Dërguari, s.a.v.s., u ngrit që të falë namazin e natës, bërë këtë dua: 'Allahu im, Ty të falënderoj. Ti administron me qiejt dhe tokën dhe me atë që gjendet mes tyre. Ty të takojnë të gjitha falënderimet. Ti sundon me qiejt dhe tokën dhe me atë që gjendet mes tyre. Për Ty qofshin falënderimet e pafundme. Ti je Drita e qiejve dhe tokës dhe i asaj që gjendet mes tyre. I lavdëruar qofsh përherë. Ti je e vërteta dhe premtimi yt është i vërtetë. Takimi me Ty është i vërtetë, po ashtu edhe fjalët e tua janë të vërteta. Xhenneti dhe Xhehennemi vertetë ekzistojnë, ndërsa Muhammedi është i dërguari Yt. Dita e Gjykimit pashmangshëm ka për të arritur. Allahu im, Ty të dorëzohem dhe Ty të besoj. Ty të mbështetem dhe vetëm Ty të drejtohem. Për shkak Tëndin orvatem dhe në bazë të ligjit Tënd gjykoj. Falmi mëkatet që i kam bërë deri më tani, si dhe ato që do t'i bëj më vonë, ato që i kamë bërë fshehurazi dhe haptazi!" (Buahri dhe Muslimi)
Muslimi shënon transmetimin e Aishes, r.a., e cila tregon se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., gjatë faljes së namazit të natës e ka lexuar këtë lutje: "O Allah, Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, Njoftuesi i të dukshmes dhe të padukshmes. Ti ke për të gjykuar ne mes robërve të Tu për atë me të cilën u kundërshtuan. Udhëzona në atë që konsiderohet e drejtë, kur njerëzit të kundërshtohen. Vërtetë, vetëm Ti mund të na udhëzosh në Rrugën e Drejtë!"
Duatë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., vërtetë janë të shumta, e që mund të hasen tek librat e hadithit
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous