I pari Ambasador i jashtëzakonshëm e fuqiplotë
i Republikës së Shqipnisë pranë Selisë së Shenjtë
Pjetër Ndoc Daragjati Pionier i Tregtisë Italo-Shqiptare
Kur flasim për Shkodër duhet të kemi gjithmonë parasysh e të kujtojmë ata që i dhanë ndriçim, pasunà e kulturë ndër shekuj. E prej këtyne rrjedh edhe nami që mori Shkodra në Lindje e Prendim. Kur flitet për ShqipnÃ, të gjithë ata të huej që kanë pasë të përpjekun me shqiptarë, në çdo kohë e në çdo vend, kanë kujtue vetëm e vetëm Shkodrën. Dhe Shkodra njihej për nji veçantà të saj, mbasi ishte nji qytet i cili, për hir të qytetarëve të vet, të gjallnisë së tyne në të gjitha fushat, për hir edhe të ruejtjes së traditave mâ të mira të popullit tonë, të mikpritjes e të zemërgjanësisë në marrëdhanie me kedo, kishte krijue, në të gjithë ata që kanë pasë punë, ose që kanë jetue aty njifarë kohe, nji dashunà e nji nostalgjà të thellë kur largoheshin prej saj.
E prá, Shkodra nuk kishte mâ ato monumente të përmenduna, plot art, historà e kujtime sikurse ato që zbukurojnë qytetet e Europës, sepse i kishte shkatrrue me kohë pushtuesi aziatik. Por kishte diçka tjetër, kishte njerëzit që kanë qenë e, ndoshta, janë edhe sot pasunia e saj mâ e madhe. Nji ndër ta, ndër sa e sa të tjerë, dhe nuk janë pak, që e banë të përmendun Shkodrën, âsht edhe Pjetër Ndoc Daragjati.
Leu në Shkodër me 1870 vdiq në Bari (ItalÃ) me 1947.
Në fëmijënà pat ndjekë shkollën e Kushë Mices dhe mâ vonë kulturën e vet ekonomike-financiare e rriti tue mbërrijtë të zinte nji vend me randësà në shoqninë e kohës.
I ati, Ndoc Daragjati, në kohën e Lidhjes së Prizrendit, ka qenë spedicioner në Shën-Gjin. Me t' vëllán, Palokën, âsht marrë me tregtà edhe mâ përpara. Thohet se në vjetin 1865, rreshperët shkodranë Daragjati, Bjanki e Muzhani, blenë nga Lloydi Austriak nji avullore 84 tonësh, që u përdor për nji kohë të shkurtë në vijën e lundrimit Obot-Trieshtë dhe anasjelltas.1) Por edhe mâ vonë, bashkë me vëllazën, bani përpjekje për ngritjen e nji flote detare, në fillim mjaft modeste, por me synim që ta ritte, për me përballue kërkesat e nji tregtie me brigjet e detit Mesdhé. Kjo përbahej prej dý anieve, prej të cilave njena me motor e dý të tjerat me vela, të emërtueme "Daragjati 1", "Daragjati 2" e "Daragjati 3", që, deri në vitet '20 të shekullit të kaluem, rrahën udhët detare të Adriatikut e të pellgut lindor të Mesdheut.
Mbas vdekjes së t'et, punon në Pazar, ku kishte dugajë e magaze. Në dý rasa i pat rá zjarmi, tue e damtue randë edhe aktivitetin tregtar. Kurse me 12 tetuer 1914 i qe vjedhë dugaja në Pazar.2) Përballon kështu jetesën, tue i pasë mbetë mbi shpatulla gjithë familja e përbamun prej nanës dhe gjashtë vëllazënve mâ të vogjël. Këta ishin: Gaspri, Nushi, Ndreka (Shaptuku), Kola, Gjovalini,3) Zefi, Lazri (Cuku).4) Kola, qysh me të gjallë t'et kishte shkue në Brescia (ItalÃ) për me ndjekë studimet e me u bâ frat françeskan. Si frat mori emnin Filip e u quejt Ã
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,