Benachrichtigungen
Alles löschen

Vendimi lidhje me pjesëmarrjen në festat martesore

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
216 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3751]

Vendimi lidhje me pjesëmarrjen në festat martesore
dhe të ditëlindjeve, të cilat kanë gjëra të dënueshme

Komisioni i Përhershëm për Kërkim dhe Fetua

Pyetje: Cili është vendimi në lidhje me gruan e cila merr pjesë në festat e ditëlindjeve dhe martesave, ndonëse këto janë risi në fe [bidate] dhe çdo bidat është drejtim i keq? Pa ashtu, në këto ahengje mund të shihni këngëtarë që zbavitin njerëzit. A është e ndaluar nëse gruaja thjesht shkon vetëm sa për të qenë aty dhe nga respekti që ka për familjen e nuses, jo për të dëgjuar këndimin?

Përgjigje: Nëse festa e martesës nuk ka gjëra të dënueshme, siç është përzierja mes grave dhe burrave, këndimit të paturpshëm, apo nëse personi që merr pjesë ka mundësi t'u japë fund këtyre gjërave, atëherë është e lejueshme për të që të marrë pjesë në një tubim të tillë së bashku me të tjerët në gazmend. Në fakt, është e detyrueshme të merret pjesë nëse personi ka mundësi t'u japë fund gjërave të dënueshme.

Nëse festa ka gjëra të dënueshme dhe personi nuk ka mundësi t'i ndalë ato, atëherë nuk është e lejueshme për të që të marrë pjesë në një të tillë festë. Kjo bazohet në përgjithësinë e thënies së Allahut:

"Lëri ata që marrin fenë e vet për lojë dhe zbavitje dhe janë mashtruar nga jeta e kësaj bote. Por, përkujtoji me të [Kur'anin], që personi të mos bie në shkatërrim për atë çfarë ka fituar, kur s'do të gjejë për vete ndonjë mbrojtës apo ndërmjetësues përveç Allahut". [el-Enam, 70]

Ai po ashtu thotë:

"Ka nga njerëzit që blen të folur të kotë [këndim, muzikë] për t'i çorientuar [njerëzit] pa dije nga Rruga e Allahut, dhe tallet me këtë. Për të tillin do të ketë torturë poshtëruese". [Lukman, 6]

Hadithet e transmetuara që dënojnë këndimin dhe instrumentet muzikore janë të shumta.

Për sa u përket festave të ditëlindjeve, as muslimani e as muslimanja s'bën të marrin pjesë në to, ngaqë kjo është bidat. Përjashtimi i vetëm do të kishte qenë që ajo të marrë pjesë në to për t'i ndalur ato dhe të shpjegojë vendimin në lidhje me festat e tilla.


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 22/08/2009 3:54 p.m.
Teilen: