Benachrichtigungen
Alles löschen

Ndalesa e muzikes

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
373 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3752]

Selamun alejkum.

Falenderimi i takonë vetëm All-llahut (Xhele Shanuhu), paqja mëshira dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin (SalAllahu alejhi ue selem), familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij .

Sahabët, Tebi'inët dhe Dijetarët qartësoj argumentet dhe vërtetojn ndalesen (muzikën dhe instrumentet muzikore.)

Dijetaret e Sahabëve, tabiinëve, i katër medh-hebeve dhe të tjerët janë të njëzëshëm se fetarisht, kënga dhe muzika është e ndaluar, që prej fjaleve të tyre janë:

- Ka thënë*Ebu Bekri*(Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga dhe veglat muzikore janë fyejt e shejtanit".

- Ka thënë*Abdullah ibën Mes'udi*(Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga mjell hipokrizi në zemër".

Abdullah bin Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:

“Këndimi hedh rrënjët e nifakut (hipokrizisë) në zemër ashtu siç hedhin rrënjë barishtet e perimet nga uji.”

Transmetuar nga Ibn Battah në el-Ibanetul-Kubra (vëll.2, fq. 469), dhe Bejhakiu në es-Sunenul-Kubra (vëll. 52, fq. 231).

Ibnul-Kajjim el-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në*Medarixhus-Salikin*(vëll. 1, fq. 487):
“Këto janë fjalët e dikujt që e kuptoi plotësisht këndimin dhe efektet e tij, sepse nuk ka njeri që këndon apo dëgjon këngë vazhdimisht, përveç se zemra e tij bie në nifak (hipokrizi) pa mundur që ai ta kuptojë. Nëse një person i tillë e ka kuptuar realitetin e nifakut dhe fundin e tij, ai ka për ta parë atë mu në zemrën e tij. Kurrë nuk bashkohen dashuria për këngën dhe dashuria për Kur'anin në zemrën e një personi, përveç se njëra ka për ta larguar tjetrën. Unë dhe të tjerë kemi dëshmuar se sa i rëndë është Kur'ani për këngëtarët dhe ata që dëgjojnë këngë; se si ata mblidhen kruspull kur lexohet ai (Kur'ani) dhe se si inatosen me kënduesin kur ai e zgjat këndimin e Kur'anit për ta (në namaz), dhe se si zemrat e tyre nuk kanë dobi nga ajo çfarë këndon ai (prej Kur'anit): ata rrinë në vend duke mos bërë as edhe një gjë nga ai. Por kur vjen kur'ani i Shejtanit, la ilahe il-lAllah! Si i ulin zërat e tyre e bien poshtë! Si ndihen të qeta zemrat e tyre dhe fillojnë të qarët dhe emocionet, si lëvizin para e mbrapa dhe shpenzojnë në rroba e parfume, dhe rrinë zgjuar tërë natën duke shpresuar. Nëse ky nuk është nifak, atëherë padyshim që kjo është rruga që të shpie tek ai dhe themeli i tij.”

- Ka thënë*Ibn Abbasi*r.a: "Defi është haram, veglat muzikore janë haram, daullja është haram, dhe fyelli është haram."

- Ka thënë*El-kasim bin Muhamed*(ka qen biri i vëllaut të Aishes r.a dhe ka mësu prej saj): "Kënga është bosh (e pavlerë) dhe çdo boshe është në zjarr". Gjithashtu ka thënë El-Kasim: "Kënga është pjesë e gënjeshtrës"
- GjithashtuEl-Kasim*(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:“Kënga dhe veglat muzikore janë të ndaluara me*Ixhma."*

- Ka thënë*Umer bin Abdul Aziz: "Kënga është prejardhje nga shejtani dhe perfundimi i saj është hidhërimi i Mëshiruesi (Allahu xh.sh.).

- Ka thënë Imam*Ebu Hanifja: "Kënga është prej mëkatëve , të cilave duhet distancuar mënjëherë nga ajo".
Nga*Ebi Tajjib et-Taberi*thuhet se: "Ebu Hanifja e ka urrejtur muziken dhe e ka bërë ndëgjimin e muzikes prej mëkateve."
Dhe ka thënë:"Dhe kështu është medhhebi i gjithë Kuffes".
Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hanifeja që ka thënë: "Të kënduarit (muzika) është e ndaluar (haram) në të gjitha fet*".
Gjithashtu Ebu Hanifja ka thënë: "Dëgjimi i këngëve është fisk (shfrenim)".

- Ka thënë imam*Maliku: "Tek ne, me këngë merrën vetëm mëkatarët. Vallë a ka të mençur që thotë se kënga-muzika është hak?

- Ka thënë imam*Shafiu: "Kënga-muzika është e urrejtur dhe pavlerë, kush e tepron ne të është mendjelehtë dhe nuk pranohet nga ai dëshmia".

- Ka thënë Imam*Ahmed ibën Hambeli: "Kënga mjellë në zemër hipokrizi".*

- Kurse imam*Ebu amer bin Salah, në perkrahje të shumicës se dijetarëve, të cilët e ndalojnë Këngën dhe muzikën, thotë: "Kënga dhe veglat muzikore janë të ndaluara me*Ixhma".

-*Hasan el-Basriu*(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:*Në qoftë se muzika është e involvuar (sh.p. ka muzikë) në ftesën e darkës (waleemah), mos e pranoni ftesën.” (el-Xhami, nga el-Kajrawani, f.262-263)*

-*Sheikh el-Islam Ibn Tejmijeh*(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:“*Mendimi i katër Imamëve është se, çdo lloj i instrumenteve muzikore është haram.. Është transmetuar në Sahih el Buhari, si edhe në hadithe të tjera se, i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë se do të ketë nga Ummeti i tij prej njerëzve, të cilët do t´a lejojnë zinanë, mëndafshin, alkoholin dhe instrumentet muzikore, dhe ka thënë se ata do të shëndrrohen në majmunë dhe derra... Asnjë nga pasuesit e Imamëve nuk ka cekur apo përmendur ndonjë mosmarrëveshje sa i përket çështjes së muzikës." (el-Mexhmu´, 11/576)

Gjithashtu thotë dijetari i famshëm Islam Ibnu Tejmijje rahimehullah:
“Prej gjërave që më së shumti e forcojnë gjendjen e shejtanit janë: dëgjimi i muzikës dhe dëfrimet ..... dhe ajo është që dëgjojnë jobesimtarët. Thotë Allahu subhanehu ve teala: “Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe tjetër veçse britmë dhe duartrokitje .. “ Thotë Ibni Abasi, Ibni Omeri dhe të tjerëse fjala “tasfije” në citat ka për qëllim duartrokitjen, kurse fjala “mukaen” ka për qëllim britmë ( fishkëllim ) ..... dhe në këtë formë e adhuronin Zotin jobesimtarët, kurse Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem dhe shokët e tij adhuronin në atë formë që i urdhëronte Allahu subhanehu ve teala si namazin, leximin e Kuranit dhe me përkujtimin e Allahut subhanehu ve teala dhe lloje tjera të adhurimit dhe se nuk është mbledhur i Dërguari i Allahut subhanehu ve teala asnjëherë me shokët e tij që të dëgjoj muzikë qoftë me shuplakë ajo apo me def ... dhe pastaj shtoi dijetari për atë që dëgjon muzikë: “ Depërtimi kur dëgjon Kuran ai është shumë i dobët kurse forcohet ai kurë të dëgjon mjetet e shejtanit vallëzon tërë natën, kurse kur të vijë koha e namazit falet ulur ose falet shumë shpejt, sikurse gjeli kur ha ushqimin e tij ..... e urren dëgjimin e Kuranit ikën nga dëgjimi i tij dhe i duket i rëndë ai ..... nuk gjen tek ai dashuri e as shije dhe kënaqësi ..... dëshiron dëgjimin e britmave (fishkëllimës) dhe duartrokitjes dhe gjen tek ajo disponim ... Ja këto janë disa gjendje të shejtanëve ku një gjë të tillë e vërteton edhe fjala e Allahut subhanehu ve teala ku thotë: “Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë” (Zuhruf citati 36)”.
Marrë nga libri: “El furkan bejne evliai Errahman ve evliai shejtan”

-*El-Albani*(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:"*Katër Medh-hebet janë të pajtimit se të gjitha instrumentet muzikore janë haram." (el-Sahihah, 1/145)

-*Ibn el-Kajjim el-Xheuzi*(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Medh-hebi i Ebu Hanifes është më i rrepti në këtë çështje dhe komentet e tij janë ndër më të ashpërtat. Pasuesit e tij, deklaruan qartë se dëgjimi i të gjitha instrumenteve muzikore është haram, sikurse janë fluta dhe daullet, e edhe (tingujt e) rrahjes së shkopit. Ata deklaruan se kjo është mëkat me të cilin tregohet se ai person është fasik ( rebel keqbërës) dëshmia e të cilit duhet refuzuar (nuk pranohet). Ata shkuan edhe më tutje dhe thanë se dëgjuarja e muzikës është fisk (rebelim, keqbërje) dhe kënaqësia me të (me dëgjimin e saj) është kufr (mosbesim). Këto janë fjalët e tyre. Ata transmetuan duke u bazuar në një hadith, i cili nuk mund t´i përshkruhet të Dërguarit (Alejhi Selam). Ata thanë: " ai duhet të përpiqet të mos dëgjojë atë, nëse kalon pranë saj apo ajo (muzika) është në afërsi të tij."*

Ibni el Kajim (All-llahu e mëshiroftë!) gjithashtu në lidhje me muzikën thotë:
“Prej kurtheve të armiqve të Allahut dhe gjuajtjeve të tyre nuk shpëtuan përpos një pakicë që posedoi , logjik , dituri dhe fe , kurse i goditi zemrat e injorantëve dhe të gënjeshtarëve me dëgjimin e fishkëllimave dhe duartrokitjeve dhe muzikës me veglat e saja te ndaluara nëpërmjet të së cilave i largojnë zemrat nga Kurani famëlartë dhe i bëjnë ato të përqendruara në dëfrime dhe mëkate ..... ajo (muzika) është Kurani i shejtanit dhe një pengesë mes robit dhe Zotit të tij , është rukje e homoseksualizmit dhe prostitucionit , me të arrin i dashuruari i dëfryer nga e dashura e tij kulminacionin e dëfrimit (kënaqësisë), ju bëri kurth shajtani shpirtrave të të prishurve dhe ju ka zbukuruar atyre ato kurthe dhe mashtrime dhe ju inspiroi atyre dyshime të pavërteta duke i paraqitur ato të mira dhe e pranun ata këtë inspirim dhe e braktisën Kuranin , ah sikur ti shikosh se si qëndrojnë kur dëgjojnë muzikën duke qenë të përkushtuar të koncentruar nuk pëshpërisin e as nuk bëjnë lëvizje të panevojshme dhe me zemra të përqendruara në tërësi anojnë anim të dehurit të thyer në lëvizjet e tyre dhe vallëzimin e tyre, a ke pa te thymen e gjinisë asnjanëse dhe gërave dhe si mos ta bëjnë një gjë të tillë kur kane përzier shpirtrat me pije dehëse dhe ka bërë në ta ajo çka më së shumti mund të bëhet nga gotat dhe për hir jo të Zotit po për hir të shejtanin , dhe atje derdhën të holla por jo në adhurimin e Zotit fuqiplotë ... kaluan jetën e tyre në kënaqësi dhe dëfrime dhe morën fenë e tyre argëtim dhe lojë ..... zërat e shejtanit janë më të dashur tek ata se sa dëgjimi i ndonjë kaptine të Kuranit famëlartë , dhe nëse dikush nga ta e dëgjon Kuranin nga fillimi i tij e deri në fund nuk do të ndikoj tek ai asgjë kurse kurë të dëgjojë zërat e shejtanit fillon të dëgjoj me përkushtim dhe ti hapet fytyra duke reflektuar ne sy nga brendësia e tij, gjithashtu reflekton në këmbët e tij fillon të vallëzojë dhe në duart e tij ku fillon të duartrokas dhe në tërë trupin e tij duke filluar të dridhet në tërësi... O ti i sprovuar dhe që sprovon njerëzit sikur të bësh një etje të tillë në dëgjimin e Kuranit famëlartë dhe këtë prezantim kaq të përkushtuar kur të lexosh atë (Kuranin), por secili njeri bën atë që i përshtatet dhe anon në atë që i përshtatet."

Shkurtimisht nxjerrë nga libri: “Igathetu elehfan min mesajidi shejtan”

Jezidi i biri El-Velidit*ka thene: "Kini kujdes degjimin e kengeve ngase degjimi i kengeve zvoglon turpin, rrit epshin, humb edukaten, zevendeson alkoolin dhe [personi i tille] sillet ashtu siç sillet i dehuri".

Ibn el-Xhevzi*(All-llahu e mëshiroftë) gjithashtu ka thënë: “Aishja (All-llahu e mëshiroftë) ishte e re në atë kohë; pasi që arriti moshën e pjekurisë, nuk është transmetuar asgjë tjetër, pos dënimit të këngës. Biri i vëllaut të saj, el-Kasim ibn Muhammed, dënoi këndimin dhe tha se nuk është e lejuar të dëgjohet ajo, ndërsa ai mori diturinë nga ajo." (Talbis Iblis, 229).*

-*Ebu Jusufi (nxënësi më i afërt dhe më i njohuri i Ebu Hanifes)*ka thënë, në lidhje me shtëpinë nga e cila mund të dëgjohen instrumentet muzikore: "*Hyni pa lejen e tyre, sepse ndalimi i veprave të këqija është obligative, dhe në qoftë se nuk do të ishte e lejuar hyrja pa leje, njerëzit nuk do të ishin në gjendje të kryejnë obligimin e tyre (urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja)." (Ighaathat al-Lahfaan, 1/425).

-*Imam Maliku*(All-llahu e mëshiroftë) është pyetur në lidhje me lozjen e daulleve apo të flutës, në qoftë se ndodhë që njeriu të dëgjojë tingujt e tyre dhe kënaqet me dëgjimin e tyre, duke ecur apo duke qenë ulur. Ai tha: "*Duhet të ngritet (sh.p. prej atij vendi) në qoftë se vërenë se është duke u kënaqur me dëgjimin e saj duke ecur apo duke qenë ulur." Ai tha: "*Ai duhet të ngritet në qoftë se vërenë se kënaqet me dëgjimin e saj, përveçse nëse është ulur për ndonjë nevojë, apo nuk është në gjendje të ngritet. Në qoftë se është në rrugë (udhëtim), ai duhet ose të kthehet ose të vazhdojë udhëtimin." (el-Xhami' nga el-Kajrawaani, 262). Ai (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "*Njerëzit e vetëm, të cilët veprojnë kështu, sipas vështrimit tonë, janë fasikët." (Tefsir el-Kurtubi, 14/55).*

-*Ibn Abd el-Barr*(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Nga llojet e fitimit, të cilat janë haram sipas konsensit (mendimit unanim) të dijetarëve janë ribaja (kamata), pagesa e prostitutes (lavires), çdo gjë e ndaluar, rryshfeti, pagesa për të qajturit për të vdekurit dhe këndimi, pagesa e treguesve të fatit dhe atyre që pohojnë se e dijnë të fshehtën dhe astrologët, pagesa për lozjen e flutës, dhe çdo lloj i kumarit (lojës së fatit)."*(el-Kaafi)*

-*Imam Shafiu.*Ibni Kajjimi(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë, duke shpjeguar vështrimin e Imam Shafiut: “*Pasuesit e tij, të cilët njohin medh-hebin e tij (vështrimin e tij), kanë thënë se kjo është haram dhe i kanë denoncuar ata të cilët kanë thënë se ai e ka lejuar atë." (Ighaathat al-Lahfaan, 1/425).

- Autori i*Kifaajat el-Ekber,*i cili ishte nga Sha´fitë, numëronte instrumentet muzikore si munker (të liga), dhe ai i cili është prezent (aty ku lozen ato) duhet t´i denoncojë ato. Ai nuk mund të arsyetohet me faktin se ka pasur dijetarë të këqinjë, sepse e kanë korruptuar Sheriatin, apo fakirë të ligë – duke kuptuar këtu Sufitë, sepse ata e quajnë veten fukara´ apo fakirë – sepse ata janë injorantë dhe pasojnë secilin i cili bën zhurmë; ata nuk janë të udhëzuar nga drita e diturisë; më parë, mund të themi se ata janë të shtyer nga pothuajse çdo (fryrje e) erë(s).*(Kifaajat el-Ekber, 2/128).*

-*Imam Ahmedi, Ibn el-Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ Sa i përket mendimit të Imam Ahmedit, i biri i tij ´Abd-Allah ka thënë: “ E*kam pyetur babain tim rreth këndimit (këngës). Ai tha: ´Kënga shkakton rritjen e hipokrizisë në zemër; Unë nuk e pëlqej atë.´ Pastaj i përmendi fjalët e Malikut:*´Keqbërësit (fasikët) në mesin tonë e bëjnë atë.´” (Ighaathat al-Lahfaan).*

-*Ibn Kudameh, hulumtues i medh-hebit Hanbeli (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “*Tri lloje të instrumenteve muzikore janë haram. Këto janë kordoni (sh.p. veglat muzikore me tela) dhe të gjitha llojet e flautës dhe të llautës, daullet dhe rabaab (instrument me tela), e kështu me rradhë. Kushdo që instiston në dëgjimin e tyre, dëshmija e tyre duhet rrefuzuar.” (el-Mughni, 10/173) Ai (All-llahu e mëshiroftë) poashtu tha: “*Në qoftë se njeriu ftohet në njeriu ftohet në ndonjë tubim, në të cilin ka diçka të kundërshtueshme, siç është vena dhe instrumentet muzikore, dhe ai ka mundësi t´i denoncojë ato, atëherë le të prezentojë dhe të shprehet kundër tyre, sepse në këtë rast ai i kombinon dy obligime. Nëse nuk ka mundësi të veprojë kështu, atëherë le të mos prezentojë." (el-Kaafi, 3/118)

-*El-Tabarini*(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Dijetarët e të gjitha vendeve janë të pajtimit se këndimi është mekruh dhe se duhet penguar. Edhepse Ibrahim ibn Sa´d dhe Ubejd-Allah el-´Enbari dalluan nga shumica, (duhet të ceket se) i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë: “ Bashkangjituni shumicës.” Dhe kushdo që vdes duke u dalluar nga shumica, vdes xhahil." (Tefsir el-Kurtubi, 14/56).

-*El-Kurtubiu*(All-llahu e mëshiroftë) është një prej atyre që kanë transmetuar këtë hadith, pastaj ka thënë: “*Ebu´l Faraxh dhe el-Kaffaal, kanë thënë: “Dëshmija e këngëtarit dhe vallëzuesit nuk duhet pranuar.” Unë them:*nëse është vërtetuar se kjo çështje nuk është e lejuar, atëherë pranimi i pagesës për të, poashtu nuk lejohet.”*

-*Sheikh el-Favzani*(All-llahu e ruajtë) ka thënë: “Atë që Ibrahim ibn Sa´d dhe Ubejd-Allah el-´Enbari kanë thënë rreth këndimit, nuk është sikurse mënyra e këndimit të kohës sonë, andaj ata asnjëherë nuk do t´a lejonin këtë lloj të këndimit, që është shtyerje në imoralitet dhe në humbje të turpit." (el-I´laam) Ibn Tejmijeh (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ Nuk është e lejuar bërja e instrumenteve muzikore.” (el-Mexhmu´, 22/140). Ai poashtu tha: “*Duke u bazuar në shumicën e fukahave, lejohet shkatërrimi i instrumenteve muzikore, siç është tanburi ( instrument me tela, i ngjashëm me mandolinën). Ky është mendim i Malikut, dhe është mendimi më i fortë nga dy mendimet, të transmetuara nga Ahmedi.” (el-Mexhmu´, 28/113). Dhe ai tha: “…Ibn el-Mundhir ka cekur se dijetarët janë të pajtimit se nuk është e lejuar të paguhen njerëzit për të vajtuar dhe kënduar… konsensi i të gjithë dijetarëve, vështrimet e të cilëve i cekëm më sipër, është se vajtimi dhe këndimi nuk janë të lejuara.*El-Shu´bi, el-Nekha´i dhe Maliku i cilësuan si mekruh (d.m.th. haram). Ebu Thawr, el-Nu´maan –*Ebu Hanife*(All-llahu e mëshiroftë)-*Jakubi dhe Muhammedi, dy nxënësit e Ebu Hanifes kanë thënë: “Nuk është e lejuar kurrëfarë pagese për këndim dhe vajtim. Ky është vështrimi (mendimi) ynë". Dhe ai tha: “Instrumentet muzikore janë verë e shpirtit, dhe ajo se çka i shkakton ajo shpirtit është më e keqe se ajo që shkaktojnë pijet dehëse.” (Mexhmu´ el-Fetawa, 10/417)
Disa njerëz marrin guxim të pohojnë se Sahabët dhe Tabi´inët kanë dëgjuar këngë, dhe nuk kanë parë asnjë të keqe me këtë! El-Fawzan (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “*Ne kërkojmë nga ata që të na paraqesin isnedë (zingjirë transmetuesish) sahih, të cilët qojnë tek këta Sahabë dhe Tabi´inë, që do të dëshmonin për këtë." Atëherë ai tha: “ Imam Muslimi ka përmendur në Hyrjen e Sahihut të tij se Abd-Allah ibn el-Mubareku ka thënë: “*Isnedi është pjesë e fesë. Po të mos ishte isnedi, secili mund të pohonte atë çka dëshiron.” Disa thojnë se, hadithet të cilat ndalojnë muzikën janë plotë gabime. Nuk ka mbetur asnjë hadith pa u kritikuar nga ndonjëri prej dijetarëve.*

-*Ibn Ebi Shejbah*(All-llahu e mëshiroftë) transmeton se,*një njeri theu (shkatërroi) mandolinën e një njeriu, dhe ky i fundit e paraqiti rastin tek Shurejhu. Mirëpo, Shurejhu nuk i përcaktoi atij kurrëfarë dëmshpëblimi- d.m.th. ai nuk e obligoi personin e parë që të paguaj dëmin e mandolinës, sepse ajo ishte haram dhe kështu e pa vlerë. (el-Musannaf, 5/395)*

-*El-Baghawi*(All-llahu e mëshiroftë)*deklaroi në një fetwa se shitja e çdo lloji të instrumenteve muzikore, siç janë mandolinat, flautat, etj. Pastaj, ai tha: “ Në qoftë se fotografitë janë shlyer dhe instrumentet muzikore janë vjetruar, atëherë lejohet shitja e pjesëve të tyre, qofshin ato nga argjendi, hekuri, druri apo diç tjetër.” (Sharh el-Sunnah, 8/2

-*Bin Bazi*(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Hadithet të cilat janë transmetuar rreth ndalimit të muzikës nuk janë me gabime, siç është pohuar. Disa prej tyre janë në Sahih el-Buhari, i cili është libri më autentik pas Librit të All-llahut, dhe disa prej tyre janë hasen (të mirë) dhe disa prej tyre janë daif (të dobët). Mirëpo, pasi që ka aq shumë prej tyre, me isnede të ndryshme, përbërja e tyre definitivisht argumenton se kënga dhe instrumentet muzikore janë haram.” gjithashtu shiko “Muxheledu dave” numri (902) më 15 sheval 1403 hixhri.

-*El-Shavkani*(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Përgjigja kësaj është ajo se, përmendja e këtyre gjërave në lidhshmëri, nuk do të thotë se gjëja bëhet haram vetëm në lidhshmëri me një tjetër.*Përndryshe, kjo do të thoshte se zinaja, e përmendur në hadith, nuk është haram derisa ajo të kombinohet me përdorimin e alkoholit dhe përdorimin e instrumenteve muzikore.*Në të njëjtën mënyrë, ajeti i cili vijon:*“*Vërtetë që ai gjithnjë nuk besoi në All-llahun, më Madhështorin Edhe nuk dha dhe nuk nxiti për të ushqyer të varfërit (Miskin).” (El-Hakkah, 69:33-34)*(sh.p. po të ishte ashtu, si mendojnë ata) do të tregonte se, nuk është haram mosbesimi në All-llahun (Subhanehu ve Teala) po të mos i shoqërohej kësaj mosnxitja në ushqimin e të varfërve!!! Nëse pohohet se, ndalimi i këtyre është vërtetuar nga transmetimet tjera në veçanti, atëherë mund të themi se edhe ndalimi i instrumenteve muzikore poashtu është i njohur nga dëshmitë tjera, siç i përmendëm më lartë.” (Nejl el-Awtaar, 8/107)

-*El Hafidh Ibn Haxher el-Askalani*(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Një grup i sufive përdorën këtë hadith – haditin rreth dy vajzave të reja – si argument se këndimi është i lejuar dhe se është i lejuar dëgjimi i saj, qoftë ajo e përcjellur me muzikë apo jo. Ky mendimështë hudhur poshtë me deklaratën e qartë të Aishes (All-llahu e mëshiroftë) në hadithin që vijon, ku ajo tha: “ Ato nuk ishin këngëtare.” Ajo e bëri të qartë se ato nuk ishin këngëtare, edhepse kjo kuptohet shumë qartë nga vet hadithi. Andaj, neve duhet të na mjaftojë ajo që është transmetuar në tekst, ashtu që të zvoglojmë rrezikun e shkuarjes kundër parimit, d.m.th. hadithit. Dhe All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri." (Fath el-Baari, 2/442-445)*

Ibn Ebu Dunia*transmeton me sened të saktë se*Imam Sha`abiju*ka thënë: "Është i mallkuar ai që këndon dhe ai për të cilin këndohet."


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 22/08/2009 3:58 p.m.
 abc
(@abc)
Beiträge: 20
Eminent Member
 

ngoni po kujtoj se nuk jeni duke e than drejtesin more
allahu na ka krijue
dhe ne rritem dhe flasim ecim mesojm kendojm pra kendimi eshte si te folurit por me shpejtesi pak ma te madhe
dhe e kemi hallall qe me koken ton me dite ma shum pra me e zhvillue drurin me dite me vallzu me i ra fyellit
qiftelis defit pra edhe keto dije jan sukses i mundimit dhe zhvillimit te trurit
pra muzika e sheron njerin si mjeksia per mue veshja e kengetares ka rendesi nese eshte per me kendu nuk dmth me u desh siq po bajn 95 per qind e kengetaret ne kosove po thom por edhe me kan besimtare nuk dmth me kon e pshtjellt me pas shamin ose ferrexhen ose pantollat e shkurter ose mjekrrat qe te bajn per te vjellur pra ferexhja ne islam eshte e ndaluar e shamija nuk eshte e obliguar


 
Veröffentlicht : 09/10/2010 11:01 p.m.
Teilen: