Vendimi i fesë për puthjen gjatë takimit, përqafimin, dhe puthjen e dorës së dijetari
--------------------------------------------------------------------------------
Shejh Albani rahimehull-llah, në librin e tij "vargu i haditheve të vërteta", vëllimi i parë, duke folur për hadithin nr. 160 ku thuhet:
Enesi radijall-llahu anhu, tregon: erdhi një njeri te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e i tha: o i Dërguar i All-llahut, kur takohemi me ndokend a ti përkulemi? Tha: jo. A e përqafim dhe e puthim? Tha: jo. Tha: a e përshëndet për dore? Tha: po, nëse do". (Ahmedi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe të tjerë. Hadithi është hasen).
Ajo që është e vërtetë në këtë rast është fakti se ky hadith është citat i qartë se nuk është e ligjshme puthja gjatë takimit, normalisht se këtu nuk hynë puthja e fëmijëve dhe grave, sikurse duket qartë…
Kurse hadithet që flasin se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka puthur disa saheb të tij në raste të ndryshme, siç është puthja dhe përqafja e Zejd ibn Harithes, kur ka ardhur në Medinë, ose përqafja e Ebu Hejthem ibn Tihanit, e raste tjera, përgjigja ndaj tyre është në disa aspekte:
Një: Janë hadithe të dobëta, që nuk mundet të jenë argumente, ndoshta do të flasim për to më gjërësisht dhe do tua sqarojmë të metat e tyre, me lejen e All-llahut, subhanehu ve teala.
Dy: Nëse do të ishin të vërteta, nuk do të lejoheshte ti kundërvihen këtij hadithi të vërtetë, sepse vepra e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka mundësi të jetë e veçantë për te, ose mund të pranon komente të tjera të ndryshme, të cilat mundësi e dobësojnë argumentimin me te, për dallim nga ky hadith, pasiqë është hadith gojor, dedikim i përgjithshëm dhe i drejtuar mbarë ummetit, andaj është argument. Në shkencën e usulit është konfirmuar se thënia ka përparësia para veprës, nëse bien në kundërshtim njëra me tjetrën, dhe ndalesa ka përparësi para lejesës. Ky hadith është edhe thënie edhe ndalesë, andaj ka përparësi para haditheve të përmendura, nëse janë të vërteta.
Kurse sa i përket përqafimit, pasiqë nuk ka ndonjë ndalesë në këtë drejtim, atëherë mbetet në origjinën e sajë, e ajo është lejimi, sidomos pasiqë ekzistojnë disa gjurmë që e përfocojnë këtë mendim.
Enesi, radijall-llahu anhu, thotë:
"Shokët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur takoheshin përshëndeteshin, e kur vinin nga udhëtimi përqafoheshin". (Taberaniu në "Muxhemul-Evsat" me sened të përbërë nga transmetues të sahihut, siç ka thënë Mundhiriu (3/270) dhe Hejthemiu (8/36).
Transmeton Bejhakiu (7/100) me sened të vërtetë nga Shabiu:
"Shokët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur takoheshin përshëndeteshin për dore, e kur vinte dikush prej tyre nga udhëtimi, e përqzfte njëri tjetrin".
Transmeton Imam Buhariu në "Edebul-Mufred" (970) dhe Ahmedi (3/495) nga Xhabir ibn Abdull-llahi, radijall-llahu anhu:
"Më e erdhi një hadith, të cilin një njeri e kishte dëgjuar nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, andaj e bleva një deve dhe u bëra gati për udhëtim. Udhëtova një muaj derisa shkova te ai në Sham. E ai ishte Abdull-llah ibn Unejsi. I thash kujdestarit: thuaji se Xhabiri është te dera. Tha: i biri i Abdull-llahut? I thashë: po. Doli duke veshur robat e më përqafoi dhe e përqafova…". Senedi është hasen siç thotë Hafith ibn Haxheri (1/195), kurse Imam Buhariu e ka sjellur mualek.
Gjithashtu është e vërtetë se Ibn Tihani e ka përqafuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur i ka ardhur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, te kopshti i tij, siç qëndron në "Muhtesarus-Shemail", (133).
Sa i përket puthjes së dorës, në këtë drejtim ka shumë hadithe dhe gjurmë nga të parët që tregojnë në përgjithësi se kjo është e vërtetë nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe selefi. Andaj ne mendojmë se lejohet puthja e dorës së dijetarit, nëse plotësohen këto kushte vijuese:
1- Mos të bëhet zakon, saqë të bëhet e natyrshme te dijetari që çdo herë që takohet me nxnënësit e vet ta zgjasë dorën që tia puthin, kurse te ata nxënës të bëhet e natyrshme të kërkojnë bereqetin në këtë formë. Sepse Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe pse ia kanë puthur dorën, kjo ka ndodhur rrallë, andaj ajo që ka qenë rrallë nuk ban të behet sunnet i përhershëm, siç dihet në rregullat e fikhut.
2- Kjo mos të bëhet shkak që dijetari të bëhet mendjemadh ndaj të tjerëve dhe ta shikon vehten me tjetër sy, siç ndodh me disa hoxhallarë të sodit.
3- Mos të shkakton kjo eliminimin e ndonjë sunneti të njohur, siç është sunneti i përshëndetjes për dore, sepse kjo është e ligjshme me veprën dhe thënien e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe është shkak fetar për rënien e mëkateve të tyre, siç është treguar në shuëm hadithe. Andaj nuk lejohet të eliminohet ky sunnet për shkak të një vepre, e cila në rastin më të mirë është, vetëm, i lejuar.
Përktheu: Bekir Halimi
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"