Benachrichtigungen
Alles löschen

Është e pëlqyeshme të shihet femra para se të martohet me të

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
165 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3549]

Është e pëlqyeshme të shihet femra para se të martohet me të

Këto fragmente nga fjalët e shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë!) janë shkëputur prej librit të tij: es-Silsiletu es-Sahihah vëllimi 1 fq. 197-208 - Shkëputi dhe përktheu: Shuajb Rexha

Transmetojnë Muslimi dhe Bejhekiu nga Ebu Hurejra i cili tha: Isha tek Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem kur erdhi një burrë dhe e lajmëroi atë se ishte martuar me një grua nga ensarët. Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha:" A e ke parë?" Tha: Jo. Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: Shikoje, sepse në sytë e ensarëve ka diçka(ka për qëllim: i kanë sytë e vegjël) ".

Është sqaruar urtësia e këtij shikimi në hadithin sahih ( e vërtetë ), të cilin e transmeton Seid bin Mensuri, Nesaiu, Tirmidhiu, Darimiu, Ibn Maxhe dhe të tjerë, nga Mugire bin Shu’beh se ai u fejua me një grua dhe Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: "Shikoje, sepse kjo i shton mundësitë për të zgjatur bashkëjetesa dhe dashuria mes jush". Në transmetimin e Ahmedit dhe Bejhekiut ka shtesë: Tha Mugira: Shkova tek ajo dhe dy prindërit e saj ishin prezentë, ndërsa ajo ishte në qoshen e saj[1]. Thashë: Me të vërtetë, Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem më ka urdhëruar që ta shoh vajzën. Të dy prindërit heshtën. Vajza e ngriti perden e qoshes së saj dhe tha: Do të të vë në pozitë, nëse të ka urdhëruar Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem të shohësh shiko, ndërsa nëse nuk të ka urdhëruar të shohësh mos shih. Tha (Mugira): E pashë, e pas kësaj u martova me të dhe nuk kam gjetur grua që të gëzojë tek unë atë pozitë që ka pasur ajo vajzë ...."

Shejh Albani thotë: Lejohet ta shikosh femrën edhe pa dijeninë e saj duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sel-lem: "Kur të dëshirojë dikush nga ju të kërkojë një femër për martesë, nuk ka gjynah për të që ta shikojë atë femër, nëse e sheh me qëllim për t'u martuar me të, edhe nëse e sheh pa dijeninë e saj". Transmetojnë Tahaviu, Ahmedi dhe Taberani.

Me këtë hadith ka punuar dikush nga sahabët , e ai është Muhamed bin Meslemeh el-Ensari. Sehl bin Ebi Hathmeh thotë: E pashë Muhamed bin Meslemeh duke vëzhguar Bethinete bint Dahak nga një mur i pronës së saj e i thashë: A po bën diçka të tillë, kurse ti je nga shokët e Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sel-lem?! Tha: Unë e kam dëgjuar Pejgamberin salAll-llahu alejhi ue sel-lem duke thënë: "Nëse i hyn në zemër dikujt që të martohet me një femër(të caktuar), atëherë nuk ka gjë që ta shohë atë". E ka transmetuar Seid bin Mensuri, AbduRrezaku, Ibn Maxheh, Bejhekiu, Tahaviu, Tajalisiu, Ahmedi dhe Taberani.

Shejh Albani thotë: Ky hadith është i fortë me të gjitha rrugët e tij të transmetimit.

(Pastaj më poshtë shejh Albani thotë):

Ajo që përmendëm në fillim është fjala e shumicës së dijetarëve, siç e ka përmendur në Fet’hul Bari - vëllimi 9 fq 157: "Ka thënë xhumhuri (shumica dërmuese e dijetarëve): Lejohet ta shohë atë nëse do edhe pa lejen e saj. Transmetohet nga imam Maliku se e konsideron kusht lejen e saj. Po ashtu ka transmetuar Tahaviu nga disa se nuk lejohet ta shohësh të fejuarën rreptësisht në asnjëlloj mënyre para se të bësh aktin e martesës , sepse ajo akoma është e huaj. Mirëpo, kundërpërgjigjja ndaj tyre është me hadithet e lartëpërmendura”.

Shejh Albani thotë: Lejohet të shohë prej saj më shumë sesa fytyrën dhe duart për vetë përgjithësimin e haditheve të lartëpërmendura si dhe duke u bazuar në fjalën Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sel-lem: "Kur të dëshirojë dikush nga ju të martohet me një femër, nëse mundet të shohë prej saj aq sa e bind për tu martuar me të, le të bëjë diçka të tillë". Transmetojnë Ebu Daudi, Tahaviu, Hakimi, Bejhekiu dhe Ahmedi.

Transmetuesi është Xhabir bin Abdullah, i cili, pasi e transmetoi hadithin, tha: Dëshirova të martohem me një vajzë, prandaj fshihesha që ta shihja derisa pashë prej saj aq sa më bindi për t'u martuar me të.

Shejh Albani thotë: Ky hadith argumenton qartë për atë që thamë më lart, dhe e përforcon më shumë këtë zbatimi që i bëri këtij hadithi transmetuesi i tij, sahabiu i nderuar Xhabir bin Abdullahu. Po ashtu, të njëjtën gjë e veproi dhe Muhamed bin Meslemeh, siç e përmendëm në hadithin para këtij, e na mjafton vepra e tyre si argument.

Pas kësaj që thamë, nuk na prish punë medhhebi i atyre që e përkufizojnë hadithin vetëm në shikimin e fytyrës dhe duarve, pasi ky është përkufizim që i bëhet hadithit pa argument përkufizues dhe është lënie pas dore e kuptimit të sahabëve pa argument, sidomos duke pasur parasysh se ky kuptim i tyre është i përforcuar me veprën e halifes së drejtë Umer bin Hatabit.

El-Hafidh ibn Haxher në librin e tij: et-Telhis (fq 291-292) thotë:

Dobi: Ka transmetuar Abdurrezaku (nr 10532), Seid bin Mensuri në Sunenin e tij (nr 520-521) dhe Ibn Ebi Umeri nga Sufjani nga Amr bin Dinari nga Muhamed bin Alij bin el-Hanefijeh se: Umeri radijAllahu anhu kërkoi nga Aliu radijAllahu anhu vajzën e tij, Umu Kulthumin, për martesë. Aliu radijAllahu anhu, pasi i përmendi faktin që është e vogël, tha : Do të ta sjell ta shohësh, nëse të pëlqen ajo është gruaja jote. E solli vajzën tek Umeri radijAllahu anhu, i cili ia zbuloi dhe i pa kërcinjtë e këmbës.Vajza i tha : Sikur të mos ishe prijësi i besimtarëve do të t'i nxirrja sytë.[2]

El-Hafidh ibn Haxher thotë: Ky transmetim bie ndesh me fjalën e atyre që thonë: Nuk lejohet të shohë, përveç se fytyrën dhe duart.”

Shejh Albani thotë: Më pas e pashë këtë transmetim tek Musanefi i Abdurrezakut dhe mu bë e qartë se në zinxhirin e tij ka ndërprerje(inkita) pasi Muhamed bin Alij nuk është ai Ibnul Hanefijeh, por është Muhamed bin Alij bin Husejn bin Alij bin Ebi Talib - Ebu Xhafer, prandaj e vendosa këtë në es-Silsiletu ed-Daifeh nr. 1273, kthehu atje se është me rëndësi.

Fjala që përmendi më sipër el-Hafidh (Lejimi i shikimit të fytyrës dhe duarve) është medhhebi i Hanefive dhe Shafive.

Thotë Ibnul Kajjimi në librin e tij: Tehdhibu es-sunen vëllimi 3 fq. 25-26:

"Ka thënë Davudi (Dhahiriu): Lejohet të shohë gjithë trupin e saj. Kurse imam Ahmedi ka tri fjalë(mendime) të transmetuara në këtë çështje:

E para: Shikon vetëm fytyrën dhe duart.

E dyta: Shikon aq sa shfaqet zakonisht nga femra si qafa, kërcinjtë e këmbës e të ngjashme si këto.[3]

E treta: Lejohet ta shohë të gjithën edhe atë çfarë është auret!!

Shejh Albani thotë: Fjala e dytë është më afër hadithit dhe praktikës së sahabëve me këtë hadith. Allahu ealem.

- Pasi u kundër përgjigjet shejhu atyre që e refuzojnë këtë fjalë thotë:

Megjithë saktësinë e haditheve në këtë çështje dhe fjalën e shumicës së dijetarëve me këto hadithe, do t'i gjesh shumicën e muslimanëve në kohët e fundit që e kanë lënë pas dore zbatimin e kësaj gjëje duke mos lejuar atë që paraqitet për martesë që ta shohë vajzën e tyre - qoftë dhe në kufijtë e fjalës më të ngushtë! - gjoja nga devotshmëria.

Nga çuditë e kësaj devotshmërie të ftohtë është se disa (prindër) e lejojnë vajzën e tyre që të dalë në rrugë e zbuluar pa vendosur hixhabin sipas sheriatit, e në të njëjtën kohë nuk pranojnë që ta shohë ai që paraqitet për martesë në shtëpinë e saj në prezencë të familjes me rroba aq sa e ka lejuar sheriati!.


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 06/08/2009 1:24 p.m.
Teilen: