Pyetja:
Kemi parë disa njerëz që vënë një thikë tek shtrati i fëmijëve të vegjël, me qëllim që t’i mbrojnë nga xhindët. A lejohet një gjë e tillë?
Përgjigjja:
Vendosja e thikës, apo e ndonjë sendi tjetër të ngjashëm me të, për të mbrojtur fëmijët nga xhindët, është e ndaluar. Në vend të saj duhet të lexohen duatë (lutjet) që na ka mësuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], me anën e të cilave kërkohet mbrojtje nga All-llahu [subhanehu ve teala] prej shejtanit dhe ngacmimeve të tij. Kështu ka vepruar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], me dy nipat e tij, Hasanin dhe Husejnin, për t’i mbrojtur nga çdo e keqe.Të njëjtën gjë themi edhe për hajmalitë, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Mos ia plotësoftë All-llahu dëshirën atij që vë një hajmali”.
Kurse në një transmetim tjetër ka thënë: “Kush vë një hajmali ka bërë shirk”.
Ibën Bazi,
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"