Pyetje:
Perse duhet te pikellohen grate e shkuara ne moshe, kur dihet fare mire qe ato nuk lindin femije?
Perse grate shtatzena duhet te presin derisa te lindin qe te mbaroje koha e pikellimit te tyre, pasi me sa di une, mbajtja e pikellimit behet me qellim qe te merret vesh nese gruaja eshte shtatzene apo jo.
Pergjigje:
Grate e moshuara, megiithese nuk lindin femije, duhet te pikellohen njesoj si grate e reja, pra kater muaj e dhjete dite, sepse nuk ka ardhur ndonje argument qe t'i vecoje ato nga te tjerat.
All-llahu, subhanehu ve teala, thote:
"Dhe grate e atyre qe vdesin prej jush, duhet te presin kater muaj e dhjete dite (para se te martohen perseri)". (El-Bekare: 234)
Lidhja bashkeshortore eshte nje nga lidhjet me te fuqishme dhe njekohesisht me te rendesishme per jeten e individit dhe shoqerise.
Per kete arsye Islami e urdheron femren, edhe nese eshte e moshuar e nuk mund te linde femije, qe te pikellohet ne shenje respekti e nderimi per kete lidhje te shenjte dhe per kujtimin e shokut te saj te jetes dhe njekohesisht per te shprehur dhimbjen dhe hidherimin e shkaktuar nga humbja e tij.
Nga ajo qe permendem me lart, mund te kuptojne se perse periudha e pikellimit per humbjen e prinderve, femijeve apo dikujt tieter.
Per grate shtatzena, afati i pikellimit mbaron pas lindjes se femijes, pasi ajeti i meposhtem [" ..Per shtatzenat afati i pritjes eshte derisa te lindin." (Et-Talak: 4)], i vecon ate nga grate e tjera, afati i pritjes per te cilat percaktohet ne ajetin e permendur ne fillim te pergjigjes.
Nga ana tjeter, foshnja qe ndodhet ne barkun e saj eshte e burrit te pare, e nese ajo do te martohej perseri, do te ndodhte ajo qe ka thene Pejgamberi,sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ne hadithin e meposhtem:
"Ai musliman qe beson All-llahun dhe Diten e Gjykimit,nuk duhet te uiise me ujin e tij te mbjellurat e dikujt tjeter".1 (Transmetojne Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Iben Hibbani)
Ne mbyllje mund te themi se detyra e cdo muslimani eshte qe t'i zbatoje rregullat e Sheriatit Islam, pavaresisht nese eshte ne gjendje qe te kuptoje qellimin dhe shkakun e vendosjes se tyre, duke besuar qe pas ekzistences dhe krijimit te cdo gjeje, fshihet Urtesia dhe Dija e plote e All-llahut, subhanehu ve teala.
Komisioni i Perhershem
1 D.m.th, nuk duhet te martohet me nje grua shtatzene, e cila nuk ka lindur akoma.
Me fjalen "te mbjellura" nenkuptohet foshnja ne barkun e nenes.
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???
Fetua nga Legjna
Kam dëgjuar se gruaja nuk duhet ta zbukurojë zërin e saj, kur flet me një burrë të huaj
--------------------------------------------------------------------------------
Pyetje:
Kam dëgjuar se gruaja nuk duhet ta zbukurojë zërin e saj,
kur flet me një burrë të huaj.
A është e vërtetë kjo gjë?
Përgjigje: All-llahu, subhanehu ve teala, ka vendosur, si te mashkulli ashtu edhe te femra, instiktin e animit nga gjinia e kundërt.
Duke u mbështetur në faktin se ky instikt lind bashkë me njeriun dhe si i tillë nuk mund të zhduket asnjëherë plotësisht,Islami është përpjekur që të vendos disa kufij e kritere të caktuara, në mënyrë që njeriu të arrijë të kontrollojë vetveten e të mos bie pre e epsheve të tij.
Kështu,Islami i urdhëron femrat që të mos zbukurojnë zërin e tyre gjatë bisedës me një burrë të huaj, pasi kjo mënyrë e të folurit e josh mashkullin dhe zgjon tek ai instiktin e lartpërmendur, pasojat e të cilit mund të jenë fatale si për individin, ashtu edhe për shoqërinë.
Andaj All-llahu, subhanehu ve teala, i ka urdhëruar burrat që, kur të kërkojnë diçka prej grave, ta kërkojnë atë pas një mbulese:
"Dhe kur të kërkoni diçka prej tyre, kërkojeni pas një mbulese.
Kjo është më pastër si për zemrat tuaja ashtu dhe për zemrat e tyre ...". (El-Ahzab: 53).
Ndërsa në një ajet tjetër, All-llahu, subhanehu ve teala, i urdhëron besimtaret që, kur të bisedojnë me burra të huaj, të mos flasin me zë joshës, në mënyrë që të mos tërheqin vëmendjen e atyre personave, zemrat e të cilëve janë të sëmura:
"O ju gra të Pejgamberit!
Ju nuk jeni si gratë e tjera, nëse i frikësoheni All-llahut. Andaj (kur të flasni) mos i zbukuroni fjalët në mënyrë që t'i jepni shkas atij, zemra e të cilit është e
sëmurë, që të lakmojë". (El-Ahzab: 32).
Në kohën e zbritjes së këtij ajeti, besimi në zemrat e muslimanëve dhe muslimaneve ishte në kulmin e tij e ç'mund të themi për kohën e sotme, kur shumica e njerëzve kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe besimi i tyre është mjaft i dobët...!
Për këtë shkak, grave muslimane u del si detyrë që të përpiqen t'i kufizojnë në maksimum qëndrimet dhe bisedat e panevojshme me burra të huaj, duke u kujdesur, në të njëjtën kohë, që të zbatojnë me përpikmëri porositë e ajetit të mësipërm.
Nga ajo që përmendëm më lartë, kuptojmë se biseda e thjeshtë midis grave e burrave, pa zbukurim të zërit, është e lejuar, pasi gratë muslimane në kohën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shkonin tek ai dhe e pyesnin për çështje të ndryshme të fesë, ashtu siç shkonin për të pyetur edhe shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e askush nuk ua ndaloi këtë gjë.
Komisioni i Përhershëm per Fetua
Perkthyen:Kujtim Ereqi dhe Bekir Halimi
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???
Cila vepër prej veprave është më e dashur tek Allahu [Subhanehu ve Teala]
Pyetja: Cila vepër prej veprave është më e dashur tek Allahu [Subhanehu ve Teala]?
Përgjigjia: Është pyetur i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se cila vepër është më e mirë? Ka thënë i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij " i është thënë : pastaj cila? i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "lufta në rrugën e Allahut" , i është thënë: e pastaj cila? i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha :" haxhi i pranuar"
Allahu e din më së miri
Allahu na dhasht sukses
Paqja dhe mëshira e Allahut qpftë për të Dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], për familjen e tij dhe sholët e tij besnik.
U përgjigj:komisioni i përhershëm për fetfa
Përktheu:Sylejman Jashari
Shoqata Realiteti
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???