Benachrichtigungen
Alles löschen

Fetua të Sheikh´ul´Islam Ibn Tejmijje´s (All-llahu e mëshiro

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
159 Ansichten
 duda
(@duda)
Beiträge: 3581
Famed Member
Themenstarter
 
[#3130]

Një grua u nis për të kryer Haxhin dhe u bë muhrime për Umre dhe Haxhin kerin.
Ajo hyri në Mekë,kreu tavafin dhe seajin dhe më pas u drejtua për në Mina.
Të nesërmen shkoi në Arafat,qëndroi atje dhe pastaj u kthye në Mina.
Ditën e Bajramit ajo theri kurbani dhe hodhi gurët për një ditë të vetme.
Më pas ajo vajti në Mekë dhe kreu tavafin,ndërkohë që sapo mbërriti në Harem i erdhën menstruacionet.
Ajo u kthye në Mina dhe e mbajti të fshehur këtë fakt,duke qenë e bindur se e kishte përfunduar Haxhin dhe më pas u kthye në vendin e saj.
Pas dy vjetësh ajo rrëfeu atë që kishte ndodhur,dhe iu tha se duhej të kthehej përsëri në Mekë.
Por,bashkëshorti i saj nuk ia mundësoi këtë gjë.
Cili është gjykimi për këtë rast?

Përgjigje:
Nëse ajo e ka kryer tavafin e Haxhit duke qenë me menstruacione,siç kuptohet nga pyetja,duke e bërë nijet,atëherë sipas njërit prej dy mendimeve të dijetarëve.Haxhi i pranohet.
Ky gjykim është i medhhebit të Ebu Hanifes dhe i Ahmedit në njërin nga dy transmetimet e tij.
Sipas tyre,gjëja më e madhe që ajo duhet të bëjë,është therja e një deleje si kurban.
Ndërsa,nëse ajo nuk e ka kryer tavafin e Haxhit,atëherë është çliruar (nga ihram i) tehaluli i parë,dhe asaj i lejohet parfumosja,mbulimi i fytyrës etj.
Por,duhet theksuar se bashkëshortit të saj nuk i lejohet të kryejë marrëdhënie intime me të,deri sa të kryejë këtë tavaf.
Nëse ajo nuk ka mundësi të kthehet,gjëja më e madhe që mund t'i lejohet,është të konsideruarit e saj si e penguar prej ihramit (muhsira) dhe si rrjedhim,duhet të bëjë kurban.
Për të qenë më e sigurtë,ajo duhet ta dërgojë kurbanin për t'u therur në Mekë,ndoshta Ditën e Bajramit,dhe në momentin që ai theret atje,ajo çlirohet (nga ihrami) në vendin e saj dhe bashkëshortit i lejohet të kryejë marrëdhënie intime me të.
Nësë ajo bie dakort me një person që ta therë kurbanin atje në një ditë të caktuar,atëherë ajo çlirohet po atë ditë nga ihrami.
Më pas,nëse ka mundësi të shkojë përsëri në Mekë,ajo duhet të kryejë Umre të vonuar dhe tavafin që i ka mbetur.
Pastaj,nëse dëshiron,mund të largohet prej Mekës.
Ndërsa,nëse nuk ka mundësi ta bëjë një gjë tillë deri sa të vdesë,atëherë them se Allahu nuk e rëndon askënd përtej mundësive që ka.
Gjithashtu,nëse krijohet mundësia,mund të dërgohet një person tjetër për t'i kryer këto veprime në vend të saj pas vdekjes.
Nëse bashkëshorti i saj ka kryer marrëdhënie intime me te përpara këtij tavafi,Haxhi nuk i prishet i tërë,por vetëm ajo qe ka mbetur prej tij.
Gjithashtu,sipas mendimit të përbashket te katër Imamëve,ajo duhet ta kryejë tavafin e Haxhit,por sipas mendimit të Malikut dhe Ahmedit ajo duhet të bëhet perseri muhrime për Umre.
Ndërsa,sipas mendimit të Ibn Abasit,Ebu Hanifes dhe Shafiut,lejohet,prandaj nuk ka nevoje per ihram te ri.
Sigurisht,nese ajo ndodhet ne Meke.
Ndersa,nese ajo eshte kthyer ne vendin e saj dhe i mundesohet te vije perseri ne Meke,atehere ajo patjeter duhet te behet muhrime nga Mikati,sepse askush nuk duhet të futet në Mekë,vetëm se duke qenë muhrim për Haxh ose Umre,në mënyrë të detyrueshme apo të pëlqyeshme qoftë. Përjashtim bën vetëm ai që ka ndonjë nevojë të përsëritur.

Shejhul Islam Ibn Tejmije
__________________


Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???

 
Veröffentlicht : 18/06/2009 2:19 p.m.
 duda
(@duda)
Beiträge: 3581
Famed Member
Themenstarter
 

Sheikhu el-Islam Ibn Tejmijeh (Allahu pastë mëshirë ndaj tij) iu drejtua kjo pyetje:

"Një burrë u martua me një grua e cila vuri në kontratë se ai nuk do të marri grua tjetër (të dytë) ose ta bëjë atë të lëvizi nga shtëpia e saj, dhe se ajo mund të qëndronte me mamanë e saj. Kështu ai e martoi atë me këto kushte. A duhet që ai t’i përmbahet kësaj kontrate, dhe nëse ai shkon kundër këtyre kushteve, a ka të drejtë gruaja ta anulojë martesën apo jo?”

Përgjigje:"Po, këto kushte dhe të ngjashme janë të vlefshme sipas medhhebit te Imam Ahmedit dhe dijetarëve të tjerë nga Sahabët dhe Tabi’inët, si ‘Umar ibn el-Khatab, ‘Amr ibn el-‘As, Shurejh el-Kadi, el-Uza’i dhe Is'haak. Sipas medhhebit të Malikut, kushti tregon se nëse ai marton një grua tjetër, (gruaja e parë) ka të drejtë të zgjidhi çfarë të veprojë, dhe ky është një kusht i vlefshëm. Gruaja ka të drejtë ta lë atë (ta ndahet nga burri) në këtë rast. Kjo është e ngjashme me medhhebin e Imam Ahmedit. Baza për këtë është hadithi i transmetuar nga (el-Bukhari dhe Muslim) në el-Sahihejn nga i Dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):'Kushtet që më së shumti u takon të përmbushen janë ato, nëpërmjet të cilave marrëdhëniet seksuale janë bërë të lejueshme për ju'. ‘Umer ibn el-Khatab ka thënë:'Të drejtat janë në përputhje me kushtet'. I Dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) diktoi që kushteve të cilat e bëjnë marrëdhënien seksuale të lejueshme u takon përmbushja më shumë se (kushteve e llojeve të) tjera. Ky është gjykimi në lidhje me kushtet e kësaj natyre."

el-Fetaua el-Kubra, pjesa 3, Kitab el-Nikah


Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???

 
Veröffentlicht : 18/06/2009 2:20 p.m.
Teilen: