Qëndrimi i gruas vetëm me shoferin në taksi
--------------------------------------------------------------------------------
Pyetje:
Dimë se gruas nuk i lejohet që të qëndrojë vetëm me shoferin e taksisë.
Përgjigje:
Hipja e gruas në një taksi ku nuk ka të tjerë, përveç shoferit të taksi së ka disa gjëra të përbashkëta me qëndrimin e saj me një burrë të huaj, gjë e cila, siç u tha edhe në pyetje, është e ndaluar.
Megjithatë, për mendimin tim, nuk mund të vihet shenja e barazimit ndërmjet
këtyre dy shembujve, dhe nuk mund të themi se hipja e gruas në taksi është e njëllojtë me qëndrimin e saj me një burrë të huaj, por nga ana tjetër ajo mund të bëhet shkaktare e shumë problemeve.
Nëse në taksi gjendet një person i tretë, qoftë burrë apo grua,atëherë hipja e gruas në taksi nuk krijon ndonjë problem.
Sheikh Nasiruddin Albani (Allahu e meshirofte)
Perkthyen:Kujtim Ereqi dhe Bekir Halimi
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???
Përfitimi nga pasuria e kamatës
--------------------------------------------------------------------------------
Pyetja: A i lejohet njeriut të marrë nga pasuria e prindit të vet dhe të përfitojë nga ajo në tregti, duke pasur parasysh se prindi i vet bashkëpunon me bankat e kamatave?
Përgjigjja: Çdonjëri i cili ka arritur moshën e pjekurisë e ka për obligim që të japë mundin e vet maksimal për t'u larguar nga përfitimi prej mallit të kamatës apo ngrënies së saj. Andaj, ai han nga ajo përderisa malli është pashmangshëm i nevojshëm për të. Mirëpo, të zgjerohet në këtë pasuri haram, nuk i lejohet atij. All-llahu e di më së miri!
nga shejh Albani
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???
Pyetje:
Deri në ç'pikë është e saktë thënia "Nuk ka turp në fe"?.
Përgjigje:
Argumenti ekuivalent i kësaj shprehjeje, nëse kuptohet ashtu siç duhet, është thënia e Aishes në një hadith të transmetuar nga Muslimi: "All-llahu i mëshiroftë gratë e Ensarëve. Ato nuk i pengonte turpi që të bënin pyetje për të kuptuar fenë e tyre". Nuk duhet të harrojmë se kjo shprehje ka kufizimet e veta, pasi thëniet e transmetuara në këtë temë shpjegojnë njëra-tjetrën. Kështu, nëse e themi këtë shprehje brenda një studimi, apo pyetjeje, apo në çfarëdo okazioni të përshtatshëm, atëherë themi se ajo është më e saktë. Ndërsa, po të thuhet pa asnjë kufizim, nuk është e saktë, pasi vetë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Turpi vjen nga besimi".
__________________
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???