Pyetja:
Dënimi i varrit, a është i përgjithmonshëm apo i ndërprerë ???
Përgjigje:
Përsa i përket njeriut mosbesimtar, All-llahu s.u.t. na ruajt, nuk ka asnjë mënyrë që t'i arrijë mirësija e All-llahut s.u.t. dhe dënimi ndaj tij është i përhershëm (deri në Ditën e Gjykimit) dhe i vazhdueshëm.
Ndërsa për mëkatarin besimtar, dënimi i tij në varr është sipas gradës së mëkatit.
Dhe dënimi për mëkatet e tij mund të jetë më i shkurtër se jeta e varrit, pra dënimi ndalet para fillimit të Ditës së Gjykimit.
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???
Pyetje:
A jane te lejuara operacionet plastike dhe a lejohet mesimi apo praktikimi i ketij profesioni?
Pergjigje:
Operacionet plastike ndahen ne dy lloje:
1- Operacione qe kryhen per te larguar nje te mete te shkaktuar nga nje aksident, apo dicka tjeter.
Keto operacione jane te lejuara,sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka lejuar njerin prej shokeve te tij, te cilit i ishte keputur hunda ne nje beteje, qe te vinte ne vend te saj nje hunde prej ari.
2- Operacione qe kryhen per te zbukuruar nje pjese te caktuar te trupit.
Keto operacione jane te ndaluara sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka mallkuar tri kategori grash: ate gra qe shkulin qimet e veta apo te nje tjetreje, ate gra qe shtojne floket e veta apo te nje tjetreje (me floke te huaj) dhe ate gra qe bejne tatuazhe ne trupat e tyre apo ne trupat e te tjerave. Shkaku i mallkimit te ketyre grave eshte se ate perpiqen qe, me ane te ketyre menyrave,te persosin bukurine e tyre e jo qe te heqin ndonje te mete fizike.
Persa u perket studenteve te mjekesise, programi mesimor i te cileve perfshin edhe kete lende, atyre u lejohet mesimi i kesaj lende,me kusht qe ta praktikojne vetem ne rastet e lejuara, sic permendem me lart.
Pra, detyra e specialisteve te kesaj fushe eshte qe jo vetem qe te mos kryejne operacione plastike te ndaluara, por edhe te keshillojne te tjeret qe te mos e bejne nje gje te tille, sepse keshilla e mjekut ben me teper efekt ne raste te tilla.
Iben Uthejmini
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???
Pyetje:
A merr sevape ai person qe lexon vazhdimisht Kur'an, mirepo nuk e kupton ate qe e lexon?
Pergjigje:
Kur'ani i shenite eshte i Bekuar, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, thote: "Ne ta kemi zbritur kete liber te bekuar, ne menyre qe te mendojne rreth ajeteve te Tij dhe te perkujtojne ata (njerez) qe logjikojne". (Sad: 29)
Prandaj, lexuesi i Kur'anit shperblehet per leximin e tij, edhe nese e kupton domethenien e asaj qe e lexon, mirepo nuk duhet te harrojne se kjo nuk eshte gje e mire, sepse Kur'ani nuk eshte i zbritur vetem per t'u lexuar, por per t'u kuptuar ne jeten e perditshme te cdo muslimani.
Nese dikush deshiron te mesoje nje fushe te caktuar te nje shkence, p.sh. mjekesine, ai duhet patjeter qe te lexoje librat e mjekesise duke u perpjekur me te gjitha forcat qe te kuptoje ate qe eshte shkruar ne to, ne menyre qe me vone te kete rnundesi t'i praktikoje dijet e fituara ne profesionin e tij.
Pra, nese njeriu per te mesuar dicka qe i vlen vetem ne kete bote, nuk mjaftohet vetem me leximin mekanik te saj, atehere c'mund te themi per Kur'anin, i cili i udhezon njerezit ne ate qe u vlen atyre, si ne kete bote, ashtu edhe ne tjetren.
Per kete arsye, shoket e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,pasi mesonin permendesh dhjete ajete, nuk mesonin asnje ajet tjeter derisa t'i kuptonin e t'i vinin ne jete plotesisht dhjete ajetet e para.
Pra, muslimani shperblehet per leximin e Kur'anit edhe nese nuk e kupton ate qe lexon, mirepo ne te njejten kohe ai duhet te mundohet qe te mesoje kuptimin e tij nepermjet komenteve te dijetareve te njohur,si p.sh.
"Komenti i lben Kethirit", "Komenti i Iben Xheririt", etj.
Iben Uthejmini
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???