Pyetje:
Burri im nuk më jep para të mjaftueshme për plotësimin e nevojave të mija dhe fëmijëve të mi, andaj disa herë jam detyruar që të marr para prej tij, pa ia bërë me dije. A kam marrë gjynahe në këtë rast?
Përgjigje:
Në raste të tilla, është e lejueshme për gruan që të marrë nga pasuria e burrit, qoftë edhe pa lejen e tij, aq sa i nevojiten për plotësimin e nevojave të saj dhe fëmijëve të saj, me kusht që të mos shpenzojë më tepër se ç’duhet. Transmetohet nga Aishja se një grua erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe iu ankua: “O i Dërguari i All-llahut, paratë që më jep burri im nuk janë të mjaftueshme për mua dhe fëmijët e mi”. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Merr nga pasuria e tij, aq sa të duhen për të plotësuar nevojat e tua dhe të fëmijëve tu”.
Ibën Bazi
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"