Pyetja:
Jam një grua e sëmurë. Në disa raste ndodh që të qaj nga shkaku i sëmundjes. A konsiderohet qarja ime si kundërshtim i Caktimit të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe mospajtim me Vendimin e Tij, duke pasur parasysh se kjo ndodh në mënyrë të pavullnetshme dhe biseda me të afërmit rreth sëmundjes sime, a konsiderohet si e tillë?
Përgjigjja:
Qarja me lot, por pa zë, është e lejuar në raste të tilla, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kur i vdiq djali i tij, Ibrahimi, tha:“Syri loton, zemra dëshpërohet, mirëpo nuk themi përveç se atë që e kënaq All-llahun. Ne më të vërtetë jemi të dëshpëruar nga ndarja jote, o Ibrahim”. Po ashtu, janë transmetuar hadithe të shumta që kanë të njëjtin kuptim.Biseda me të afërmit për sëmundjen tënde është e lejueshme, mirëpo në të njëjtën kohë duhet të falënderosh All-llahun [subhanehu ve teala] e të kërkosh prej Tij që të të shërojë sa më shpejt.Ne, nga ana jonë, lusim All-llahun [subhanehu ve teala] që të të sjellë shërim sa më të shpejt dhe të këshillojmë që të durosh dhe të shpresosh tek shpërblimi i All-llahut [subhanehu ve teala], i Cili thotë: “Me të vërtetë All-llahu i shpërblen pa kufi, ata që durojnë”. (Ez-Zumer:10)
Ndërsa Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“All-llahu ia fshin gjynahet muslimanit me çdo shqetësim, hidhërim, ofendim, sëmundje apo fatkeqësi që i vjen atij, bile edhe me gjembin që i hyn në këmbë”.
“All-llahu i sprovon me fatkeqësi ata që i do.”
Ibën Bazi
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"