Benachrichtigungen
Alles löschen

A lejohet heqja e qimeve të tepërta dhe a lejohet zgjatja e

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
168 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3543]

Pyetja:

A lejohet heqja e qimeve të tepërta dhe a lejohet zgjatja e thonjve dhe lyerja e tyre me manikyr, duke pasur parasysh se unë i lyej ata pasi marr abdes dhe i mbaj kështu për 24 orë e pastaj e heq manikyrin me solucione speciale?

Përgjigjja:

1 - Heqja apo rralimi i vetullave nuk është i lejueshëm, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) i ka mallkuar ato gra që heqin vetullat e veta apo të të tjerave.

2 - Zgjatja e thonjve është në kundërshtim me sunnetin, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:"Pesë gjëra janë prej fitres: bërja synet, heqja e qimeve prej pjesëve të turpshme, shkurtimi i mustaqeve, heqja e qimeve të sqetullave dhe shkurtimi i thonjve."
Mosprerja e thonjve më tepër se dyzet ditë, nuk është e lejuar, sepse Enesi thotë: Profeti (paqja qoftë mbi të) na ka caktuar që të mos e lëmë më shumë se 40 ditë shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe heqjen e qimeve nga sqetullat dhe vendet e turpshme."
Nga ana tjetër thonjtë e gjatë janë një nga veçoritë karakteristike të kafshëve si edhe të disa jobesimtarëve.Kurse përsa i përket lyerjes së thonjve, e mira e të mirave është që të lihet kjo gjë. Gjatë abdesti duhet të hiqet manikyri, sepse ai pengon depërtimin e ujit deri në thua.

Sheikh Abdul Aziz Ibn Abdullah Bin Baz (All-llahu e mëshiroftë)
__________________


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 06/08/2009 1:15 p.m.
Teilen: