Pyetje:
A lejohet që t'i jap një djali më tepër se djalit tjetër, duke pasur parasysh se ky i fundit është i pasur?
Përgjigje:
Nuk është e lejueshme që t'i japësh njërit prej fëmijëve,qoftë djalë apo vajzë, më tepër se të tjerëve.
Nëse dëshiron t'u japësh atyre diçka, duhet t'i japësh secilit, sipas mënyrës së ndarjes së trashëgimisë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Keni frikë All-llahun dhe mbani drejtësi mes fëmijëve tuaj". (Transmeton
Buhariu dhe Muslimi)
Nëse fëmijët janë të rritur dhe bien dakord me njëri-tjetrin që njëri prej tyre të marrë më tepër se të tjerët, atëherë kjo gjë është e lejuar.
Gjithashtu, nëse njëri prej fëmijëve nuk është në gjendje të punojë për shkak të ndonjë sëmundjeje kronike apo çfarëdo lloj shkaku tjetër, dhe në të njëjtën kohë nuk merr asnjë përkrahje sociale nga shteti, atëherë prindi e ka për detyrë që ta ndihmojë atë, derisa të jetë në gjendje që t'i plotësojë vetë nevojat e tij.
Sheikh Ibën Bazi (Allahu e meshirofte)
Perkthyen:Kujtim Ereqi dhe Bekir Halimi
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"