Pyetje:
A merr gjunahe ajo grua e cila këshillon burrin e saj që të falë namazin në xhami, nëse ai zemërohet nga kjo gjë, sepse Islami e urdhëron gruan që ti bindet burrit dhe të mos e zemërojë atë?
Përgjigje:
Ajo grua që këshillon burrin e saj, nëse burri bën vepra të ndaluara, si p.sh.mosfalja e namazit me xhemat (kur ka kohë të lirë dhe mundësi), pirja e alkoolit, apo qëndrimi deri natën vonë jashtë shtëpisë etj.,jo vetëm që nuk merr gjunahe, por, përkundrazi, shpërblehet për këtë gjë.Vetëm se ajo duhet të ketë parasysh që të zgjedhë kohën dhe mënyrën më të përshtatshme për të këshilluar të shoqin, pasi në këtë mënyrë ka shumë të ngjarë që ai të pranojë këshillën dhe të përfitojë nga ajo.
Imam Ibën Bazi rahimehullah
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"