Benachrichtigungen
Alles löschen

A lejohet që të punojë gruaja në një vend me burrat?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
111 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3532]

Pyetje:
A lejohet që të punojë gruaja në një vend me burrat?

Përgjigje:
Përzierja e grave dhe burrave në një vend të caktuar, qoftë ky edhe vendi i punës, është mjaft e rrezikshme, sepse mund të bëhet shkaktare e shumë probleme dhe rezultateve të padëshirueshme, ndaj edhe Islami, karakteristika kryesore e të cilit është luftimi i së keqes që në djepin e saj, e urdhëron gruan që të qëndrojë në shtëpi dhe të kryejë ato punë që përshtaten me natyrën e saj, duke qenë larg burrave.
Argumentet që ndalojnë qëndrimin e burrave me gra të huaja, apo shikimin e tyre janë të shumtë.
Allahu i Madhëruar thotë:
"Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos e shfaqni bukurinë tuaj, ashtu siç e shfaqnit në kohën e injorancës së hershme. Faleni namazin, jepeni zekatin, bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sepse Allahu dëshiron që të largojë papastërtinë (gjynahet) prej jush, o antarë të familjes së Pejgamberit, dhe t'ju pastrojë plotësisht.
Përkujtoni atë që lexohet në shtëpitë tuaja prej ajeteve të Allahut dhe Urtësisë (sunetit). Me të vërtetë Allahu është i Butë dhe di çdo gjë me hollësi." (El-Ahzab 33-34)
"O ti i Dërguar, thuaju grave të tua, vajzave të tua dhe grave të besimtarëve që t'i lëshojnë mbi vete rrobat e tyre (d.m.th. të mbulojnë gjithë trupin). Në këtë mënyrë është më e lehtë të njihen (se janë gra të ndershme) dhe nuk do t'u bëhet dëm. Allahu është Falës dhe Mëshirues." (El-Ahzab:59)
"Thuaju besimtarëve që t'i ulin shikimet e tyre (nga gjërat e ndaluara) dhe t'i mbrojnë organet e tyre (seksuale).
Kjo është më e pastër për ta. Me të vërtetë Allahu i di të gjitha gjërat që bëjnë ata.
Gjithashtu, thuaju besimtareve që t'i ulin shikimet e tyre, t'i mbrojnë organet e tyre (seksuale), të mos e shfaqin bukurinë e tyre përveç asaj që duket, t'i lëshojnë shamitë përmbi gjokset e tyre dhe të mos ua tregojnë bukurinë askujt përveç burrave të tyre, apo baballarëve të tyre..." (El-Mu'minun:31)
"Dhe kur të kërkoni ndonjë gjë prej tyre (grave të Profetit), kërkojeni pas një mbulese, kjo është më pastër si për zemrat tuaja ashtu dhe për zemrat e tyre..." (El-Ahzab:53)
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk lejohet që të hyni tek gratë e huaja."
Shokët e tij e pyetën: "O i Dërguari i Allahut, po vëllai i burrit?" Ai u tha:"Vëllai i burrit është si vdekja."
"Nëse një burrë qëndron vetëm për vetëm me një grua të huaj, atëherë shejtani është i pranishëm me ta."
"Gruas nuk i lejohet që të udhëtojë, përveçse me një prej të afërmëve të saj (meshkuj)."
"Frikësojuni (sprovave të) dynjasë dhe grave, sepse sprova e parë e çifutëve ka qenë tek gratë."
"Nuk kam lënë pas meje sprovë më të madhe për burrat, sesa gratë."
Pra përzierja e burrave dhe e grave është e ndaluar, sepse ajo është një nga faktorët kryesorë të shpërbërjes së familjes, në veçanti dhe i shoqërisë, në përgjithësi.
Një vështrim i shpejtë mbi gjendjen aktuale të gruas në shumë vende të Botës Islame, na jep të kuptojmë se pozita e saj në
shoqëri lë shumë për të dëshiruar, si rezultat i të ashtuquajturit emancipim të gruas, i cili, në emër të zhvillimit (më saktë degjenerimit), kërkon prej saj që të lërë shtëpinë e saj dhe të punojë në një vend me burrat, sepse "nevojat e këtij fundshekulli e bëjnë të domosdoshme pjesmarrjen e saj në ndërtimin e shoqërisë njerëzore".
Ishtë kjo gjendje e padëshirueshme e gruas, ajo që shtyu shumë njerëz të njohur e të paanshëm, si në këto vende ashtu edhe në shumë vende perëndimore, që të qëndrojnë kundër punësimit masiv dhe pa kriter të femrës dhe ta ftojnë atë që të rikthehet përsëri tek roli i saj natyror, për të cilin është krijuar e i cili përputhet plotësisht me ndërtimin e saj fizik dhe mendor.

Iben Bazi


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 06/08/2009 12:59 p.m.
Teilen: