Kur të gjithë të vdesim
Kur asnjë njeri në këtë botë,
të mos mbetet.
Kur kjo botë të bëhet rrafsh!
Ku nuk do të ketë më bimë as kafshë.
Kur të vij dita e tubimitKu secili e pret ndëshkimin apo shpërblimin
Ku të gjithë në një rrafshinë do të tubohemi.
ku të gjithë njerëzit aty do bashkohemi.
Do bashkohemi para Allahut,
nuk do i njohim as të afërmit,
as baba, as nënë, as motër, as vëlla,
as nëna fëmijën e vet që ka pas në bark.
I lum ai që ka besuar!
I mjerë ai që ka mëkatuar!
Besimtari do rri krye lart
për shpërblimin që ka marrë
Dhe pejgamberin tonë të dashur Muhamedin (alejhi selam)
do falënderojmë që fenë Islame na mësoi
dhe në xhenet do të shkojmë.
Mëkatarin këmbët do e lëshojnë
sepse në xhehenem ai do të shkojë
dhe veten do e mallkojë.
Që rrugës së shejtanit shkoi
dhe fenë Islame kurrë s’e pranoi.
Për atë është bërë vonë
sepse në flakë të zjarrit ai do të shkojë.
Lus Allahun që në këtë ditë të na mëshirojë
Me të dashurin tonë Muhamedin (alejhi selam)
Në xhenet të na bashkojë...
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Valët e detit më lëkundin
gjersa puhinë pranverore shijoj
bukuritë në univers më mahnisin
e në lartësi thesaret që ndriçojnë vrojtoj.
Këto reflektime dritash në horizont
janë ndriçime mbi kështjellën e diturisë
zemra nga ambicjet më brof
sytë përshkojnë lart arritjen e krenarisë.
Kjo kështjellë e dijes që na tërheq
pamja e saj na mahnit
është një bukuri e fortifikuar me aq kujdes
ndërsa drita e saj arrin lartësit.
Por kjo dritë nuk ndriçon lehtë
drejt saj është një rrugë me peripeci,
drita e Allahut është me vlerë
andaj duhet fituar me mund e gjith kënaqësi.
Të mos venitim këto drita që shndrisin,
enigmën e dijes të zbërthejmë në tërësi
çelësin e suksesit le të kërkojmë me nxitim
e të hapim portat e ndriçuara me DITURI.
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Zoti është i vetëm
Dhe duhet t'i besojmë.
Ndihmë prej Tij t'kërkojmë
dhe mëshirën që të na mëshirojë...
Zoti është Krijuesi ynë
dhe duhet t'i besojmë.
Falje prej Tij t'kërkojmë
që në rrugën e drejtë të na udhëzojë.
Zoti është Mëshirues
dhe duhet t'i besojmë.
Ai mëkatet na i falë dhe lutjet na i pranon.
Zoti sheh dhe dëgjon
Por ne s'duhet të gabojmë.
Por veç në Zotin të besojmë.
Zoti ësht një
Krijuesi i kësaj gjithësie.
Zoti ne na ruan dhe na udhëzon
dhe me çdo të mirë Ai na furnizon
të mirat e Tij nuk mund t'i numërojmë.
Por e lusim që jetën të lumtur dhe pa mëkate
në këtë botë ta jetojmë...
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Në ditët e para të shtatzënisë sate
Përse ti s’je e lumtur?
Për këtë dhuratë që nga Zoti e ke
Përse, nënë, ti nuk je e gëzuar?
Gjatë muajve të shtatzënisë,
në vend që të bisedosh me babanë,
se me ç'emër do të më përgëzoni
apo ç’ngjyrë teshat e para do të m’i blini...
Përse, nënë, ti kështu s'mendon?
Përse veç për braktisjen time, ju gjithë bisedoni?
Eh, erdhën ditët që të dalë në këtë botë!
më beso nënë, shumë jam e frikësuar.
Se çka do bësh me mua!
A do të më vrasësh me thikë në tualet...
Apo do të më hedhësh të gjallë në kontinjer,
tek mbeturinat që ti i hedh,
se për ty unë jam një mbeturinë,
e jo një fryt që del nga ti.
Përse, nënë këtë po e bën?
përse me gjirin tënd nuk më ushqen?
Nënë, mos më braktis, të lutem!
Mos e bëj këtë, o nënë!
Kujto Allahun, o nënë!
dhe mos e hidhëro, të lutem, mos!
O nënë, kujtoje ditën kur të dalësh për të dhënë llogari!
Kujtoje zjarrin e xhehenemit, mëkatarët aty përfundojnë, oj nënë!
Unë këtë ty s’ta dëshiroj.
Mirë nënë...
Ti vendose që unë të mbetem e gjallë?
të lutem, më mbështjell mirë!
sepse jashtë bën ftoftë...
ohhhhh nënë!
Të lutem, ndal dhe një herë mendo!
Përse nuk më dëgjon?
nga zemra, nënë, po të flas,
sepse jam e vogël dhe fjalët nuk mund t’i shqiptoj.
Nuk të vret vaji im, o nënë?
Nënë!
ti nuk ke as një pikë lot në sy!
Allahu të udhëzoftë, nënë!
Mos më le, të lutem, mos!
përse po largohesh e në këtë vend të vetëm po më lë?
Kthehu, nënë, jam fëmija yt!
jam pjesë e trupit tënd,
ti më linde o nënë, përse je kaq e pashpirt?!
Mirë, vazhdo jetën tënde dhe lumturinë që ti kërkon,
me aventurat e tua!
Mua Allahu do të më ndihmojë, Ai është Zoti ynë,
dhe prej Tij unë pres ndihmë!
Por një gjë mos e harro nënë,
se vdekja do të vij, në varr do të shkosh
E shumë vuajtje do t’i përjetosh,
shumë shpejt lumturitë e kësaj bote do t’i harrosh!
Dhe Ditën e Gjykimit kur do të dalësh, ti nënë para Allahut.
E përulur ti do të jesh nga ky mëkat që bëre,
dhe të tjerët që janë pa numër.
Allahu çoftë mëshirë mbi ty!
Nënë, prapë se prapë unë jam fëmija yt,
të keqen s’ta dëshiroj,
dhe në zjarr të xhehenemit s’kam dëshirë të të shoh.
Allahu të faltë dhe në rrugë të drejtë të udhëzoftë...!
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Eci, dhe nuk e di nga shkoj!
Shikoj, dhe nuk di çfarë shoh!
Dëgjoj, e nuk di çfarë ndjej!
A thua, jam e mjerë!?
Lotët si valë deti më pikojnë,
E nuk mund t’i ndali tani dot!
Kujtoj të kaluarën,
Por, tash tepër vonë…!
Mendja rri e kujton
Mëkatët shumë i përkujton
E zhgënjyer, e përvuajtur,
Si të dalë nga kjo botë!?
A thua, a do ketë ilaç,
Për këto sëmundje që më kaplojnë?
A thua, për këto mëkate,
Ka pendim tek i Madhi Zot?!
Turpërohem se si eci në këtë Tokë.
Ngurroj dhe atë që ha nga kjo Botë.
Të gjitha këto mirësi nga Allahu
Vallë, po di unë t’i shfrytëzojë!?
Ja, dhe perëdoi dielli,
Shkoi dhe kjo ditë.
Po vjen dhe nata
Dhe vie një zë e thërret “Eja, koha për pendim“.
Duhet të përulem
Para teje, o i Madhi Allah!
Dhe të bie në sexhde
Të falënderoj që më la ende gjallë.
Kohë tani më shumë, pas pendimit tim
Kohë më shumë për përkujtim e falënderim.
Njëkohësisht dhe më shumë sexhde
Për ty, o Allahu im!
Kam frikë…! Prapë kam Frikë!!!
Si do të dalë para teje, o Allah!
Me këto gjynahe,
Ndaj teje që kam bërë!
Të lus, o Zot i botëve,
Prano pendimin tim!
Ti je Mëshirues e Falës nuk ka dyshim,
E unë jam robëresha e varfër, që ka nevojë për Ty!!!
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Bindem për fuqinë tënde, o Allah!
Me zemrën time të besoj,
Je krijuesi i çdo gjëje
Andaj ty të madhëroj.
Të madhëroj dhe dëshmoj, Allah!
Përveç Teje tjetër Zot nuk ka.
Ti je i vetmi Zot, që të adhuroj,
Për këtë kam ardhur në dynja.
Shikoj botën që më rrethon,
Për Allahun çdo gjë pohon
është i Gjallë e Kreator,
Krejt gjithësia këtë e dëshmon.
Ç'është shpirti pa besim?
Ç'është një trup pa adhurim?
Si rri mendja pa kujtuar,
Për Allahun që e ka krijuar?
O Allah, o Zot në qiell!
Je i drejtë dhe mëshirë sjell.
Bindem me zemër, pas Teje qëndroj,
jetoj me imanin në shpirt që e kam mbjellë.
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Kur dielli të jetë mbështjellë dhe errësuar,
Dhe kur yjet të kenë rënë dhe shkapërderdhur,
Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar e të jenë bërë pluhur në ajër,
Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,
Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar të tubuara të gjitha me një vend,
Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar,
Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar,
Dhe kur qiejt të jenë hequr,
Dhe kur xhehenemet të jenë ndezur,
Dhe kur xhenetet të jenë afruar,
Në atë botë njeriu do të di se çka ka ofruar
të mirë apo të keqe.
A do të jetë i shpërblyer apo i ndëshkuar?
A do të bëhet banor i xhehenemit me zjarr të ndezur dhe ujë të vluar?
Apo i xhenetit me parqe të zbukuruara?
Atë ditë nuk ka kush për të ndihmuar
vetëm veprat që ke vepruar.
Në qoftë se në këtë botë ke ndjekur rrugën e gabuar dhe në ringjallje ti nuk ke
besuar, Zoti rëndë ka për të dënuar.
Me xhehenem, me zjarr të ndezur dhe ujë të vluar.
Ky është dënimi për ata që nuk ndjekin Rrugën e Drejtë që të jenë të
shpëtuar.
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Padrejtësia nuk durohet
Se atëherë njeriu do të keqtrajtohet.
Si rob i njeriut do të tregohet.
Do të shahet e fajësohet.
Dhe në fund do të shkatërrohet.
Padrejtësia nuk durohet.
Se atëherë humb çdo vlerë njerëzore.
Zullumqarët do ta nëpërkëmbin botën.
E kotë do të jetë edhe pse jetove.
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Na krijove në këtë botë,
që vetëm Ty të adhurojmë,
ndihmë dhe falje nga Ti kërkojmë,
o Allah, o Krijuesi jonë.
Je i vetëm, o Allah...
Që e krijove këtë botë...
Na dhurove çdo të mirë,
o Krijuesi i kësaj gjithësie.
Vetëm Ty të adhurojmë,
i vetëm je, o i madhi Zot.
Mëshirë nga Ti ne të gjithë kërkojmë.
Nga shejtani te na mbron!
Të lutem falna, o Allah!
për gabimet që bëjmë na.
Se ne shumë në këtë botë gabojmë,
e falje veç nga Ti kërkojmë.
Ti je falës, o Allah!
Na falë neve dhe na shpëto!
Që vepra të mira ne të bëjmë.
Që xhenetin ta fitojmë
dhe nga zjarri të shpëtojmë.
O Allah i Gjithëmëshirshëm,
na falë neve e na udhëzo!
Din e iman në zemrat tona
Ti na dhuro...!
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Kur nga unë u ndave, mirë a u mendove?
Me sy të përlotur më le dhe u largove...
Ti ike, o bir!
Një jetë të re fillove,
që le dikë të thyer,
s’pyete, po u largove.
Në moshën e rinisë, që ke nënë harrove!
Më harrove, o biri im!
Nga kjo jetë, keq u mashtrove.
Harrove...
Që dikush me dashuri të madhe të lindi...
E me plot vështirësi si fëmijë pa baba të rriti.
Sa vuajtje e lot, për ty i përjetova.
Që të jesh krenar, unë gjithmonë u mundova.
Po ti djali i nënës për mua a mendon?
Vuajtjet e mia ndonjëherë a i kujton?
Sa vite i kalova pa të pa me sy.
Pse o biri im, mua më le në vetmi?
Me mall e kujtoj kohën, kur ti ishe fëmijë!
Sa e lumtur isha kur të mbaja në gji!
Por...
Ti shpejt më harrove.
Së paku një copë letër për mua s’e dërgove...
E unë prejse shkove ti, kam mbetur si e shkretë.
Çdo ditë që e kaloj, loti si ngushëllim mua më shoqëron.
I lutem Allahut çdo natë pa u ndalur,
që të ruaj ty, o bir nga çdo rrezik.
Të ruaj, të udhëzoj,
nga dënimi i Tij lutem të të shpëtoj!
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Oj rini...!
Mos vazhdo kështu,
duke menduar për argëtim,
për shëtitje dhe aventura.
Mos, oj rini...!
Mos braktisni vendin tuaj!
për të bërë një jetë më të mirë në vend të huaj.
Mos, ju lutem, mos!
Oj rini...!
Ktheju fesë islame!
Që të jep dritë në shpirt.
Ktheju namazit, që të jep shpëtim!
Ktheju familjes që të pret!
Kthejuni nënave, që për ju qajnë çdo natë!
Mos vazhdoni kështu!
Ju lutem, mos!
pendohuni sinqerisht tek i madhi Zot!
Zoti është mëkat-falës,
mëkatet na i falë.
Kthehu, oj rini...!
kthehu në rrugë të drejtë!
Do gjejmë shpëtim si në këtë botë
edhe në ahiret.
Allahu na shpërbleft të gjithëve me xhenet...
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Kur nga unë u ndave, mirë a u mendove?
Me sy të përlotur më le dhe u largove...
Ti ike, o bir!
Një jetë të re fillove,
që le dikë të thyer,
s’pyete, po u largove.
Në moshën e rinisë, që ke nënë harrove!
Më harrove, o biri im!
Nga kjo jetë, keq u mashtrove.
Harrove...
Që dikush me dashuri të madhe të lindi...
E me plot vështirësi si fëmijë pa baba të rriti.
Sa vuajtje e lot, për ty i përjetova.
Që të jesh krenar, unë gjithmonë u mundova.
Po ti djali i nënës për mua a mendon?
Vuajtjet e mia ndonjëherë a i kujton?
Sa vite i kalova pa të pa me sy.
Pse o biri im, mua më le në vetmi?
Me mall e kujtoj kohën, kur ti ishe fëmijë!
Sa e lumtur isha kur të mbaja në gji!
Por...
Ti shpejt më harrove.
Së paku një copë letër për mua s’e dërgove...
E unë prejse shkove ti, kam mbetur si e shkretë.
Çdo ditë që e kaloj, loti si ngushëllim mua më shoqëron.
I lutem Allahut çdo natë pa u ndalur,
që të ruaj ty, o bir nga çdo rrezik.
Të ruaj, të udhëzoj,
nga dënimi i Tij lutem të të shpëtoj!
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Zgjohu ti, o njeri!
A s’e sheh se flaka na ka hyrë?
Hiqe batanijen dhe zbulohu!
Armatose veten dhe mbrohu!
Mos e ndez luftën!
Por fike veten nga ajo.
Mos i ndez të tjerët,
por shuaje të padrejtën që të është bërë.
Nuk është zgjedhje nëse qëndron duarlidhur
fëmija i përgjakur kërkon ndihmë.
Nga ti presin t’i dalësh në krah
se mëkëmbës në tokë Allahu ty të la.
Nuk po them se jeta është në duart tua
Por ndihma është nga ti duke u kërkuar
bashkë me ndihmën e Allahut...
Kur meleku i urdhëruar
vjen shpirtin për ta kërkuar,
mos i thuaj prit
se ai nuk të ka frikë.
Përpiqu që bashkë me ajrin që liron
Ti të mira të lëshosh
çdo njeri në nevojë
me të mira ta furnizosh.
Zgjohu, se errësira ka kaluar
drita dhuratë të është ofruar,
nuk është për të pushuar
për ahiret për të punuar.
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Shprehem pak për këtë Islam
i drejtohem rinisë tonë,
dalëngadalë kjo fe po na humbet
nga dora të na ik e kemi lënë.
Po na duhet Islami i forcuar
thërras për musliman të bashkuar,
thërras tek rinia e sinqertë
Islamin e bekuar që e kanë prioritet.
Po na udhëheqin sot tiranët,
fenë Islame po na luftojnë,
me ligje dhe rregulla të pandershme
duan jetën të na drejtojnë.
S’i ka hije muslimanit,
të dorëzohet kurrë në jetë,
ndihmëtar e ka Allahun
dhe udhëheqësin Muhamed (alejhi selam).
Jemi umeti i kësai kohe
zemrat e pathyeshme t’i kemi,
luftëtar për Allah
dhe për Islam që të jemi.
Me pendë e gjuhë të veprojmë
me shpirt e jetë të luftojmë,
ta di bota që ne jemi umeti
që padrejtësitë nuk i durojmë.
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Kemi nevojë për faljen tënde o Zot,
mos na devijo,
nga mëshira jote mos na largo.
Të përulemi o Zot,
ndihmë vetem tek Ti kërkojmë,
nga djalli i mallkuar neve na mbrojë.
Me mëshiren tënde
neve na kaplo o Zot,
nga veprat qe të hidhrojnë Ty,
neve na largo.
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!