Benachrichtigungen
Alles löschen

**Ah Nënë e dashura Nënë**

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
423 Ansichten
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
Themenstarter
 
[#5284]

Ah Nënë e dashura Nënë
Ah sa më mungon e dashura Nënë
Më shikon Nënë as’kush nuk kujdeset për mua
As’kush Nëna ime si kur ti nuk më thot të dua.

Ah e dashura Nënë për ty këtë natë po qaj
Këtë natë errësire për ty lotë s’mund ti mbaj
Të gjithë më kanë harruar jam mbet jetime
Të gjithë më kanë lënë Jetime Jetime thirret jeta ime.

Si mund ta hap Zemren e ta shpreh dashurinë për ty
Si mund të them vetem edhe njëhere të Dua në sy
Si mund të jem edhe një here në perqafimin tendë
Si mund të them edhe njëhere me zemer të dua Nënë.

Ti ishe mëshira ime dhe mbrojtësja ime.
Ti ishe dashuria e vetme e vërtet në jeten time,
Tek ti oj Nëna ime isha e falur para se të gaboja
Më falje Nënë e dashur para se falje të kërkoja.

Kur isha e sëmurë nuk haje e as nuk pije
Duke e lutur Zotin që të shërohesha afër më rrije
Të shija se si i fshije lotet me cep të shamis
Në atë vend jam un sot njësoi veproi prej mërzis.

Më mungon zëri yt,Më mugon aroma jote
Më mungon dashuria edhe afërsia jote
Oj Nëna ime jam Jetime nga bota e ndarë
Askush kur unë rrëzohem nuk më puthë vendin e vrarë.

Kush më fali dashuri, ngrohtësi e ledhatime?
Kush më mësoi të dua?të jem e butë,e ëmbël se sa ti oj Nëna ime
Jam mërzit oj Nëna im të shoh Namaz duke falur
Duke e lutur Allahun në mëshiren e ti për të na marrur.

Edhe pse nuk jam me ty të përqafoi me mall
Të dua Nëna ime dhe të gjitha nga Jetimja i ke hallall
Të dua Nëna ime derisa një dit të jesh prap me mua
TË DUA NËNA IME, ME ZEMER TË DUA!


Shkruar nga Davet Citaku.


 
Veröffentlicht : 21/12/2010 12:53 a.m.
(@gitaa)
Beiträge: 1892
Noble Member
 

:lotet:


 
Veröffentlicht : 21/12/2010 5:11 p.m.
Teilen: