Benachrichtigungen
Alles löschen

O Allah Fuqiplot

56 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
2,269 Ansichten
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 
[#5013]

O Allah Fuqiplotë,

Ty po të drejtohem me lot në sy

O Mëshirues, mëkatet që i kam vepruar m’i falë,

se me të vërtetë Ti je falës e mos më dëno!

El-Melik, dita po afrohet, Ty do të takojmë

Të lutem Ty, të më forcosh nga frikësimi i asaj dite!

Es-Settar, atë ditë të këqijat m’i mbulo!

Atë ditë robin tënd mos e harro!

El-Gaffar, je i vetmi që mund të më falësh

Edhe nëse mëkatet e mia janë si një mal

El-Mu’min, mos më lësho, por dinin tim ma plotëso!

Edhe pse shumë gjatë jetës gaboj.

El-Alim, Ti je I vetmi që e din

Se kur Meleku i vdekjes tek unë do të vijë

Ja Aluahab, të lutem që fjalë e fundit në këtë jetë

Shehadeti e më pas të mbyll sytë e qetë!

El-Muizz, Ti je El-Kebir,

El-Besir, Ti sheh çdo gjë, je i Fuqishëm El-Mukit,

Ja Xhelil, këtë mëkatare fale!

Se me të vërtetë jam me shumë halle.

El-Kerim, mbështetem vetëm tek Ti

Se Ti je El-Vasi’!


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:22 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

Çdo imtësirë që e shohim

Edhe atë që s’mund ta kuptojmë

Atë që e dimë e atë që nuk e dimë

Allahun e vetëm e adhurojnë.

Nuk ka ngjyrë të mjaftueshme,

Edhe sikur detet e lumenjtë

Në ngjyrë të ishin shndërruar,

Fuqinë e Allahut për ta shkruar.

Edhe sikur të gjitha bimët e drunjtë

Në lapsa të jenë krijuar

Prapëseprapë s’do të mjaftonte

Të përshkruhet Allahu i Lartësuar.

Asnjë gjeth nuk bie në tokë

As qimja nuk nduket në kokë

Asnjëherë dielli s’ka perënduar

Pa dijen e Allahut të Lartësuar.

Asnjë shpirt nuk vdes

As nuk mund të jetë krijuar

Pa dhënë urdhër

Allahu i Lartësuar.


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:24 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

EHAD është Ai

I panevojshëm për ndihmëtarë.

Asgjë nuk ishte krijuar

Ai ka ekzistuar.

Tërë bota është e Tij

S`ka nevojë për asgjë

Një është Allahu,

Vetëm Një.

Ka krijuar botën një

Na ka dhënë shpirtin një

Na bën dritë dielli një

Ndriçon hëna një

Nuk kemi dy vdekje, po një

Mos gabo dy herë, po një

Zero, zero, një mbetet një.

Thuaj: Allahu është Një

E s’mund të jenë tre, as dy.

Për këtë s’ka nevojë më andej me hy.


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:25 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

Është muaji Ramazan.

Që sjell paqe për gjithë botën.

Pastron zemrat e njerëzve.

Lartëson shpirtrat e besim-drejtëve.

Muaj i mirësisë, që i sjell dritë njerëzisë.

E drejton në rrugën e drejtësisë.

Që të jetë i shpëtuar, në jetën pa mbarim.

Është mëshirë nga KRIJUESI.

Muaji i bekuar.

Muaji i shpalljes së KUR'ANIT.

Që është fjalë e ALLAHUT.

Udhërrëfyes për mbarë botën.


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:25 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

Dua të jetoj në këtë botë, në qetësi.

Dua të jetoj e buzëqeshur, e jo me lot.

Dua të jetoj pa gënjeshtra dhe tradhti.

Dua të jetoj në realitet, dhe jo në ëndërr.

Dua të jetoj që të jem shembull për të mirë.

Dua të jetoj që Zotin tim mos ta hidhëroj.

Dua të jetoj pa mëkate në këtë jetë.

Dua të jetoj, që kur të vdes, të tjerët të qajnë për mua dhe unë të buzëqesh...


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:25 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

Je i egër si bishë e malit.

Jeton si egërsirat që sulmojnë pa mëshirë.

Ushqehen me gjakun e të tjerëve.

Duke mos u ngopur nga asnjë pre.

Ti që ec gjurmëve të djallit.

Ajo rrugë të dërgon në skëterrë të zjarrit.

Ndalu, se do të digjesh në përjetësi.

Kthehu në besim dhe pendohu para KRIJUESIT.


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:26 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

O ti, që po të kalojnë ditët,
dhe ende je në gjumin e pakujdesisë.
O ti, që po të kalojnë muajt,
dhe ende të pendohesh nuk ke arrit.
O ti, që po të kalojnë vitet,
e je fundosur në lumin e mëkateve.
O ti, që mendon se jeta nuk ka mbarim,
një ditë në varr do të përfundosh.
O ti, që mbas kësaj dynjaje je verbuar,
ndalu dhe shikoje veten një herë si të janë zbardhur flokët,
vdekja të është afruar.
E mëkatet të kanë mbuluar, e mjerë për ty.
Ke harruar që një ditë do të japësh llogari për të gjitha ti, o njeri.
Pendohu, o i mjeri ti,
sa vdekja nuk të ka arrit.
Pendohu, kërko nga Zoti të falë dhe të jep shpëtim!


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:26 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

Mrekullitë ndodhin edhe sot.
Por ato gjithkujt nuk i takojnë.
Ato zgjojnë ndjenjat e sinqerta,
e trokasin në zemrat e qeta.

Ajo dritë që shikimin ta mahnit.
I dhurohet besimtarit me devotshmëri.
Ka një fuqi që vetëm ALLAHU I MADHËRUAR e di.
E ju takon robërve të TIJ të mirë.

Ata të cilët e gjejnë rrugën e vërtetë.
Duhet ta ngritin FJALËN E ALLAHUT në këtë jetë.
Për të cilën do të dalim para gjygjit të TIJ suprem,
të përgjigjemi: "A e adhuruam ALLAHUN ZOTIN E VËRTETË".


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:27 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

I veshur me xhinsa të grisur,
me një pallto të hollë vere,
i zbathur, duke ecur nëpër rrugët e qytetit...
I habitur nga gjërat e bukura që shihte!
dhe njerëzit si blenin gjëra të ndryshme
nëpër dyqane dhe supermarkete.
Loti nga syri i tij doli, kur zgjati dorën të kërkoj ca para për sevap...
Eh, sikur të më jepnin këta njerëz,
o Zot, ndonjë fjalë të mirë!
Për mua do të ishte
sikur të më jepnin ushqim, të haja deri sa ta ngopi këtë bark të uritur për një
kafshore bukë...
Si nuk ta kanë frikën Ty, o Zot,
të më trajtojnë në këtë mënyrë?!
Si nuk ju dhimbsem unë i ngrati?!
O Zot, më ndihmo!
një kafshore bukë unë kërkoj...
ik more i ngratë, hiqu nga sytë të gjithë më thonë.
Nata po afrohet, errësira filloi të mbulonte tokën...
O Allah, ku të strehohem unë i shkreti?
në këtë natë të ftohtë...
Në një strehë të një shtëpie, aty gjeta strehim
I vetmi je ti, o Allah, që asnjëherë nuk më braktis
Ti je mbrojtësi im
të lutem, më ndihmo, nga ti ndihmë kërkoj!
Më ndihmo, që të ftohtit e kësaj nate unë ta duroj...
Urinë ma shuaj, e vuajtjet m’i largo,
më bëj që dhe unë si të tjerët të jetoj!


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:28 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

U humba në thellësinë e kësaj nate,
në një vetmi të zymtë,
vetëm akrepat e orës ndëgjohen,
po ashtu dhe frymëmarrja ime.
Shikoj rreth e rrotull,
asgjë vetëm katër anët e murit
errësirë dhe vetëm errësirë.
E kujtimet më sillen vërdall në mendje.
Fillova të qaj të bërtas: ah mëkatet...
ku t'i zhduk, si t'i largoj nga vetja?!
Ah, jeta më mashtroi, po, po më mashtroi.
U zhyta në epshet e dunjasë duke e ditur dënimin.
E tash, pendohem me mijëra herë te Zoti im,
me fal për gabimet?!


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:28 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

Kush je ti, që thua unë jam unë?
Kush je ti, që mundohesh të dish kaq shumë?
Kush je ti, dhe nga ke ardhur?
Kush te solli në këtë botë?
Kush je ti që mundohesh të mbisundosh në Tokë?
Kush je ti, a e njeh Zotin tënd?
Ai qe të krijoi, Ai që me pasuri të begatoi,
jeten ta dha.
Pse te mirat ia përbuzë?
Pse nuk i përulesh,
ta falenderosh pesë herë në ditë?!
Por, balli yt sexhden s'e njeh.
Pse zemrën e ngurtson
Pse shpirtin e mundon?
Ulu dhe mendo ku jam, dhe cka jam duke bërë?
Sëpaku derdh nje pikë lot për atë që të krijoi.
Ti je vetëm një grimcë e vogël në këtë botë.
Andaj, mundohu që Ahiretin ta fitosh...!


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:28 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

Të zdirgjemi kah zdirgjen njerëzit,
Të takohemi në vendin Arafat,
Në vendin e shpresës për falje,
Të bëjmë dua, lutje këtë natë.

Që të na fal mëkatet i madhi Allah,
Të na pastrojë siç di vetëm Ai,
Ashtu si në ditën që lindëm,
Ashtu të pastër si fëmijë.

Eh sa i mëshirshëm që është Zoti ynë,
Që mundësi për falje na jep,
Që në një ditë të vetme,
T’i shlyejmë mëkatet e vogla për dy vjet.

Për këtë ditë, Allahu betohet në Kur’an,
Dhe krenohet për robërit e vet,
Që turma-turma vijnë,
Dhe mblidhen në vendin e shenjtë.

O Allah, që je falës,
Na fal për mëkatet tona,
O Allah, Zot i gjithësisë,
Na i drejto zemrat tona.

Na bë prej njerëzve të mirë,
Që në zemër kanë Islamin,
Prej pasuesve të Sunnetit,
Prej praktikuesve të Kur’anit.


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:29 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

Të zdirgjemi kah zdirgjen njerëzit,
Të takohemi në vendin Arafat,
Në vendin e shpresës për falje,
Të bëjmë dua, lutje këtë natë.

Që të na fal mëkatet i madhi Allah,
Të na pastrojë siç di vetëm Ai,
Ashtu si në ditën që lindëm,
Ashtu të pastër si fëmijë.

Eh sa i mëshirshëm që është Zoti ynë,
Që mundësi për falje na jep,
Që në një ditë të vetme,
T’i shlyejmë mëkatet e vogla për dy vjet.

Për këtë ditë, Allahu betohet në Kur’an,
Dhe krenohet për robërit e vet,
Që turma-turma vijnë,
Dhe mblidhen në vendin e shenjtë.

O Allah, që je falës,
Na fal për mëkatet tona,
O Allah, Zot i gjithësisë,
Na i drejto zemrat tona.

Na bë prej njerëzve të mirë,
Që në zemër kanë Islamin,
Prej pasuesve të Sunnetit,
Prej praktikuesve të Kur’anit.


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:29 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

Vlera e prindit është shumë e madhe
Kujtoje veten kur ishe fëmijë
se si të gëzonin ty prindërit gjithnjë,
çdo ditë të ledhatonin
të përqafonin dhe ngrohtësi të ofronin.
Kujtoje nënën se si të ushqente,
me plot dashuri në përqafim të merrte.
Kur ti ishe i sëmurë nuk haje e nuk pije!
Ajo qante afër teje si një fëmijë,
lotët e saj rrjedhnin e gjumë në sy tërë natën nuk kishte.
Afër ty të rrinte, duke lutur Zotin që sa më shpejt të shërohesh.
Kujtoje babain se si me mund të rriti
Duke punuar pa pushuar që ty kushtet për t’i plotësuar!
Që të mos jesh nga shokët i dalluar.
Të rriten e të shkolluan, të deshën dhe prapë të duan.
Deri sa ata punonin ti i deshe!
kur pleqëria u erdh dhe kishin nevojë shumë për ty
për përkrahjen dhe dashurinë tënde
përse i braktise?
përse i le?...
dhe shpinën ua ktheve!
Si nuk ndjeve dhimbje për ta?
i le dy pleq të vetmuar në shtëpi...
Të vetmin djalë të kishin ty.
Gjithë jetën u munduan
që të gjitha dëshirat ty për të plotësuar
Çdo ditë prisnin me mall që ti në derë të trokisje
por sa vite kaluan me këtë shpresë,
pleqtë e shkretë?
Nëna luste Zotin çdo ditë.
Që ti të kthehesh.
Që t’i njoh nipat e mbesat!
Që janë rrit e kurrë s’i pa, as zërin kurrë s’ua dëgjoi!
Me vuajtje pleqërinë kaluan.
Kur baba të vdiq!
Përse nuk erdhe?
Të tjerët në varr e lëshuan dhe ti aty nuk ishe!
Nëna me zemër të thyer, me veten fliste,
ku je, o bir i nënës që në këtë ditë nuk erdhe?
Vuajtjet nënës më shumë iu shtuan,
kur në shtëpi mbeti e vetmuar...
Por një shpresë e mbante të gjallë,
se ndoshta një ditë do ta shoh djalin e saj!
Zotit i lutet çdo natë dhe ditë
që së paku dhe një here të të sheh
Duke u lutur sytë iu mbyllën,
vdekja e mori pa të pa
me zemër të thyer vdiqën të dy
dera e shtëpisë u mbyll
e ti duke jetuar në perëndim!!!


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:29 p.m.
(@visii_ger)
Beiträge: 718
Prominent Member
Themenstarter
 

Prapë po vjen, o Ramazan!
Sa gëzim për ne aman,
qe një vjet me padurim,
po të presim me gëzim.

Veç Allahu qoftë lavdëruar!
që këtë muaj e ka bekuar,
për njerëzinë kudo në botë,
Ramazanin që e ka dhuruar.

O sa shumë myslimanë,
lum për ty të gjithë po bëjnë!
Kanë filluar m’u përgatit,
sa më mirë ty me të prit.

Sa fort malli na është shtuar,
për ty o muaj i bekuar,
ne tërë vitin të përmendim
kur do vish Ramazan i uruar.

Ardhja jote na bën të lumtur,
se në ty gjendet mirësia,
ti je muaji më i mirë,
caktuar që të ka Perëndia.

Shpresë për ne je Ramazan,
Që Allahu të na shpëton,
me ty jetën të na lehtëson,
edhe shpirtrat të na i qetëson.

Veç Allahu qoftë lavdëruar!
që këtë muaj e ka bekuar,
për njerëzinë kudo në botë,
Ramazanin që e ka dhuruar.


•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!

 
Veröffentlicht : 01/09/2010 10:29 p.m.
Seite 1 / 4
Teilen: