*Sy Bukura Ime**
Oj sy Bukura ime asnjëherë nuk je ankuar kur nuk kemi pasur…
Asnjëherë nuk e ke nënçmuar edhe atë pak që e kemi pasur..
Oj sy Bukura ime derisa të tjerët e kishin braktisur dhe e kishin qajtur, ti asnjëherë as lotin nuk e ke derdhur.
E ke kuptuar atë çka është e shkruar (Kader), edhe prej asaj se çka do të hamë(Risk).
Oj sy Bukura ime Asnjëherë nuk je ankuar për atë se çka ke shtrirë përpara meje…
Kur nuk kam pasur asgjë të kam pasur ty…
Oj sy Bukura ime asnjëherë nuk i ke simpatizuar armiqtë përreth teje.
Ti iu ke bindur fesë tënde në Zotin tënd dhe me atë më ke përcjellur mua.
Oj sy Bukura ime fshehtësirat e mia, nderi dhe feja ime kanë qenë të sigurta në ty.
Mënyra se si më ke shikuar me zjarr në sy… Sy bukura ime ka treguar se jam i vetëm për ty…
Oj sy Bukura ime e ke vjedhur zemrën dhe ma ke fshehur larg. Ti e di që vendi yt është afër meje.
Të kam dashur kur më ke urdhëruar në fshehtësirën e agjërimit vullnetar.
Oj sy Bukura ime duke të shikuar ty, kam qeshur me vullnet të plotë.
Zemra kurrsesi nuk mund të dëshiron tjetër derisa të shikoj se si e ushqen fëmijën tim, si e vesh atë, si ia fshin hundën e vogël dhe fytyrën e stërpikur të tij.
Oj sy Bukura ime Ti asnjëherë nuk mund ta gjesh diamantin në duart e të varfërve në të njëjtën mënyrë se si diamanti (fëmija) ynë meriton të jetë i ruajtur në dorën tënde.
Oj sy Bukura ime Unë ty të kam zgjedhur “UMMU” (nënë), me dije se fryti ynë është i sigurt me ty.
Asnjëherë nuk do të mërzitem për edukimin e fëmijëve të mi.
Ata do ta duan Atë që edhe ne e duam.
Ata do ta duan Allahun, më të Bukurin, të Madhërishmin.
Ata do t’i duan pejgamberët dhe ashabët, ata do t’i duan ata që kurrë nuk i kanë takuar, por do t’i takojnë.
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
ti meriton të duhesh,
sepse mëshirë u dërgove për njerëzimin mbarë.
Ti meriton të duhesh,
sepse dashurinë në zemrat tona mbolle.
Ti meriton të duhesh,
se na tregove ç’është dashuria.
Ti meriton të duhesh,
sepse dashurija jote ështe fe dhe iman.
Ti meriton të duhesh,
sepse mua më konsiderove vëlla.
Ti meriton të duhesh,
se nga sytë e tu lotë për muslimamët ra.
Ti meriton të duhesh,
se më mësove Allahun ta dua e ta adhuroj.
Ti meriton të duhesh,
se ftove që prindit respekt pa fund t’i kushtoj.
Ti meriton të duhesh,
më mësove se fëmijën duhet ta ledhatoj.
Ti meriton të duhesh,
musafirin më the se duhet ta nderoj.
Ti meriton të duhesh,
më mësove se njerëzit para Allahut të gjithë janë njësoj.
Ti meriton të duhesh,
më mësove se me devotshmëri mund t’ia kaloj.
Ti meriton të duhesh,
sepse femrën në pjetestal e ngrite.
Ti meriton të duhesh,
se gruas, vajzës, nënës, pozitën ia rrite.
Ti meriton të duhesh,
i dhe vërtet atë që kish humbur për shekuj e vite.
Unë vërtet do të të dua,
se je Profet i zgjedhur nga Zoti im.
Unë vërtet do të të dua,
më shumë se veten, pasurinë dhe fëmijën tim.
Unë vërtet do të të dua,
derisa në burim të të takoj.
Unë vërtet do të të dua,
me mall të puth dorën e të përqafoj
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
**Atë ditë të Kijametit**
Atë ditë do të flet syri
Për gjërat që ka parë
Për të mirën e të keqen
Për shikimin e shpërlarë.
Atë ditë Do të flet veshi
Për dëgjimin në këtë botë
Për t'lejuarën, për përgjimin
Madje për çdo fjalë të kotë.
Atë ditë Do të flasin
Edhe këbët e duart njësojë
Për çdo hap që është bërë
Për çdo prekje pa nevojë .
Atë ditë Do të hesht gjuha
Ajo qe foli në këtë botë pa ndal...
Për të do të shkapërderdhen yjet
E do të qahet qielli flak val val
Atë ditë kur të përzihen detet
Nxetësi e Diellit mos të ndalet
Kur të dridhet fuqishëm Toka
E nga të këqiat të shemben malet.
Atë ditë kur të humb bukurinë agimi
E të trazohen edhe varret
Nga dënimi o Allahut o robër
Gjuha përgojuese flak do të kallet
Atë ditë kur nëna të braktis fëminë
E jetimi të kërkon hakun
Kur tirani të ulurinë
E dëshmori të ndalë gjakun.
Atë ditë Do të flet zjarri
Atë ditë Do të sundon vetëm vapa
Atë ditë Ah, atë ditë Atë ditë
Nuk ka kthim prapa.
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Ti Ata edhe Allahu
Nëse je i dashur, njerëzit mund t’ju akuzojnë si egoist.
Bëhu i dashur, sidoqoftë!Njerëzit janë shpesh të paarsyeshëm, të palogjikshëm dhe egocentrikë.
Fali ata, sidoqoftë!Nëse je i suksesshëm, do t’i gjesh disa shokë jobesnikë dhe disa armiq të vërtetë.
Arrij suksese, sidoqoftë!Nëse je i ndershëm dhe i sinqertë, njerëzit mund t’ju mashtrojnë.
Bëhu i ndershëm dhe i sinqertë, sidoqoftë!Atë që e ndërton me vite, dikush mund ta shkatërrojë brenda natës.
Ndërto, sidoqoftë!Nëse gjen paqe dhe lumturi, ata mund të bëhen xhelozë.
Bëhu i lumtur, sidoqoftë!Të mirën që e bën sot, njerëzit shpesh do ta harrojnë nesër.
Bëj të mira, sidoqoftë!Jepi botës më të mirën që ke, edhe nëse kurrë nuk është mjaft.
Jepi botës më të mirën që ke, sidoqoftë!Në analizat përfundimtare ti e kupton se e tëra është mes teje dhe Allahut. Kurrë nuk ka qenë mes teje dhe atyre. S’ka rëndësi nëse rezultati nuk është siç e keni pritur ose siç keni dëshiruar, sepse Allahu do ta sheh, gjykojë dhe shpërblejë, inshallah! Ne ndihmojmë, japim, duam, kujdesemi, ndajmë, falim, etj., për hir të Allahut. Qëllimet tona duhet gjithmonë të jenë për hir të Allahut dhe kënaqësisë së Tij. Inshallah!
... Pastaj, çfarëdo që bëjnë ose thonë ata nuk do t’ju përulë, inshallah, sepse ka qenë për Allahun sidoqoft
Respect! Për mundin cë keni bërë Visi 

Kërkoje ndjesë këtu për shënimin e 2'të
Nganjërë ndodhë që duke Lexua largohem nga Linja !!! ![]()
Kërkoje ndjesë këtu për shënimin e 2'të
![]()
Nganjërë ndodhë që duke Lexua largohem nga Linja !!!
----------------
Eshte ok gjerat ndodhidn o me qejf o pa qejf,,jemi ne Mkp..
flm per vizit

•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Mikut më të dashur
Ti flet me heshtje e me qetësi
Ti ndrinë me errësirë, me thjeshtësi
Më ushqen me etje dhe me uri
Më turpëron me nder e krenari
Në ty edhe dielli sjell freski
Në ty edhe era sjell ngrohtësi
Në ty edhe loti sjell gëzim
Në ty edhe humbja është ngadhnjim
Sa herë që zgjohem, sa herë që fle
Sa herë të thërras ti me vrap vje
Sa herë që flasim ti më nderon
Unë thjeshtë të dua, dhe ti më don
Edhe me lodhje më jep fuqi
Edhe më frikë më jep trimëri
Edhe me ndarje më jep dashuri
Je miku im si asnjeri
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Pak ...
Pak qetesi ne kete bote
Duan te gjithe njerezit sot
Nje strehim te ngrohte,miqesor
Me dashuri dhe lumturi njerezor
Te gjithe jemi ne pritje te ndryshimit
Te diteve te lumtura mes njerezimit
Ndyshimi vjen nga vete ne
Jemi e ardhmja,rini e re
Pak minuta qe harrxhon ne namaz
Jane me te mira se minutat me shoket ne gjimnaz
Per pak ajete kuranore qe lexon
Me mijra sevape ti fiton
Per pak hapa drejt xhamis
Afrohesh me shume drejt miresis
Nje muaj predikimi
Eshte mbajtja e agjerimit
Per nje muaj te shenjte
I jep hak pushimi trupit tende
Per pak mendim te forte....
Dhe shikim te prehte....
Duhet ti shikojme gjerat ne realitet
Shembujt ne kete jete jane argument
Per pak.......
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
Dy gëzime
Më erdhi një zë e nuk e di se nga
Më solli mirësi e nuk e di se sa
Më dha një premtim që e prisja moti
Më premtoj një derë që qon për tek Zoti
Me shum dashuri përditë i trokas
Në etje, në uri, s’dalem orë e ças
Dhe kur muzgu bie marr nga një gëzim
Po ai i vërteti është te Zoti im
Do ta kërkoj ende deri sa të vdesë
Jam përplotë mëkate edhe përplotë shpresë
S’do të lodhem fare, s’do më mbyllen sytë
Deri sa ta gjej, gëzimin e dytë.
•Sa Me Shume Njoh Njerezit Aq Me Shume i Dua Kafshet.!!!
LOTET E IFTARIT
O yj’ , hanë e diell që më ndrini
Sytë edhe fytyrën edhe gjithqka shihni
Porse shpirti im , i errët ka mbetun
I vetëm , i lanun , është duke u tretun
E gjithë dritë e botës nuk mund ta ndritoj
As yjë , diell e hanë që po i shikoj
Veqse fjalë e Zotit me gjith të vërteta
E ndrinë , e pastron , për sa të jetë jeta
Dhe muzgjeve të vona kur dielli nuk shihet
Në gjithë k’të errësinë , shpirti im mirë njihet
Plot faje të liga që ja kam palosun
Dritë e bardhë e Zotit ka për ti sh’farosun
Duaja e gjatë lotin nuk e fshehë
Që buron nga faji dhe fajin e njeh
Duert edhe kambët më janë lag me lot
Nga lutja e gjatë te i Madhi Zot
Nëpër shtatë kat qiejsh ajo fluturon
Me krah të sinqertë askund nuk ndalon
Zoti e pranoftë me gjithë Fisnikërinë
Dhe më mëshiroft me gjithë Mirësinë…
Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl