Benachrichtigungen
Alles löschen

Vetullat: Si duhet bërë zbukurimi i tyre?

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
770 Ansichten
(@adelina)
Beiträge: 2582
Famed Member
Themenstarter
 
[#3519]

Vetullat: Si duhet bërë zbukurimi i tyre?


Shumë femra nuk u kushtojnë vëmendje vetullave të tyre ose me keq akoma i rrjepin ato. Kur bëhet zbukurimi i syrit, vetullat i japin atij një pamje më shprehëse. Ato i japin një dukje të balancuar fytyrës tuaj. Kështu që, është tepër e rëndësishme përpjekja për t’i bërë ato të duken mirë.

Vetullat natyrale

Për një kujdes perfekt dhe të shpejtë duhet te krehim me krehrin e posaçëm në mënyrë që të largojmë pudrën ose kremin e pudrës. Krehja bëhet me drejtim nga ana e jashtme lart. Kjo ndihmon gjithashtu që syri të duket më i madh. Një lyerje e shpejtë me xhel pa ngjyrë do t’u sigurojë atyre një formë të qëndrueshme.

Një mënyrë tjetër është edhe përdorimi i llakut. Pas hedhjes së llakut i jepni vetullës formën e dëshiruar me dorë ose me krehër të posaçëm. Kjo metodë do të përdoret sidomos për vetullat me formë të çrregullt.


Ngjyrosja e vetullave


1. Për të theksuar ngjyrën vetullave përdorim pudrën ose lapsin. Përdorimi i pudrës bëhet duke e lyer vetullën me furçën e duhur, duke u kujdesur që të mos ndotim lëkurën rreth e qark vetullës. Kjo jep një efekt natyral dhe kërkon pak mundim. Mjaft që ngjyra e pudrës të jetë e afërt me të vetullave.


2. Po kështu mund të përdorim një laps të mprehur mirë duke vijëzuar lehtë mbi vetull, duke u kujdesur që të mos e shtrëngojmë shumë lapsin dhe të përpiqemi të japim një fund natyral në mënyrë që vija e shkruar të mos dallojë shumë nga vetulla. Mund të përdorni lapsa në ngjyrat e vetullave, jo të zinj.


3. Pas kësaj duke përdorur një pambuk siç tregohet në figurë e zbusim vijën e bërë me laps dhe e shtrijmë atë natyrshëm. Këtë duhet ta bëjmë njëkohësisht me kujdes në mënyrë që të mos e fshijmë vizën. Kjo bën që t'i jepet një ngjyrë e njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen e ngjyrosur.


:lotet: Es tut so weh wenn man den Menschen verliert den man am meisten liebt.....:lotet:

 
Veröffentlicht : 05/08/2009 1:28 a.m.
(@a-smpatkuu)
Beiträge: 209
Estimable Member
 

Adelina se pari pershendetje. ketoi te cilat i ke cek, ti/apo aj/o. jon reklama, zbukurimi i vetullave dhe i komplet trupit let jet natyrale si na ka fal ZOTI. zbukurim ma te bukur se besoi qe do munt te bahet... :murit:


Nese e sheh nje person qe po garon me ty per kete bote! ateher garo me te ne lidhje me boten tjeter

 
Veröffentlicht : 20/04/2011 6:03 p.m.
Teilen: