Benachrichtigungen
Alles löschen

Psikologjia e ngjyrave

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
597 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3316]

Ja te shohim se si shpjegohen ngjyrat qe na pelqejn ne gjuhen psikologjike.
Perse na terheq ne veshje nje lloj ngjyre si prsh ngjyra e verdhe , e kalter , e zeze, e kuqe, vishnje..etj,
A jan ngjyrat ato qe shprehin personalitetin e secilit prej nesh? nese Po te shikojm cfare flasin ngjyrat

Ti hedhim nje sy shkurtimisht kuptimit qe kan ngjyrat baze ne hemisferen perendimore.
ky informacion do t'ju ndihmoj se cilat ngjyra ju pershtaten me shume .

E zeza

Kjo
është ngjyra e autoritetit dhe e fuqisë. Rrobat e zeza i bëjnë njerëzit
të duken më të dobët. Ndonjëherë kjo është një ngjyrë që e lidhin me
djallin (për shembull, kaubojsi me kapele të zezë pothuajse gjithmonë
ka qenë personazh negativ). Në hemisferën perëndimore, e zeza është e
lidhur me zinë për të vdekurin. E zeza është ngjyrë serioze që evokon
emocione të forta; është e lehtë t’i impresionosh njerëzit kur je
veshur krejt me të zeza.

E bardha

Për
pjesën më të madhe të botës, kjo është ngjyra që lidhet me pafajësinë
(kujtoni veshjet e dasmës); me pastërtinë (mjekët me bluza të bardha)
dhe me sigurinë që ndjen njeriu në dritën e diellit (gjërat bëhen të
frikshme natën, jo ditën me diell!). Ajo përdoret gjithashtu, për të
shprehur mungesën e ngjyrës. Në disa shtete të Lindjes, e bardha lidhet
me zinë për të vdekurin.

Grija

Kjo
ngjyrë është më tepër e lidhur me gjërat praktike, të përjetshme, të
rëndomta dhe solide në jetë. Grija e ekzagjeruar i bën njerëzit të mos
ndjejnë thuajse asgjë. Megjithatë, qoftë edhe pak ngjyrë gri i shton
produktit tuaj atë ndjenjën e fortësisë së gurit. Disa nuanca të grisë
lidhen me moshën e vjetër, vdekjen, taksat, depresionin ose humbjen e
sensit të drejtimit.

E kuqja

E
kuqja është ngjyra e energjisë. Ajo lidhet me lëvizjen dhe me
emocionet. Njerëzit e rrethuar nga e kuqja ndjejnë se zemra e tyre rreh
shumë shpejt. Kjo është absolutisht ngjyra e gabuar për dhomën e një
foshnjeje por është e përsosur për t’i bërë njerëzit të gëzuar. Veshja
e rrobave të kuqe e bën njeriun të duket paksa më i shëndoshë dhe
natyrisht të dallohet më lehtë nga të tjerët. (Disa studime tregojnë se
makinat e kuqe bëhen më shpesh viktimë e gjobave, por kjo vjen ndoshta
sepse ata që kanë makina të kuqe i ngasin ato më shpejt ose polici i vë
re më shpejt makinat me këtë ngjyrë). E kuqja nuk është ngjyrë e mirë
po të përdoret më shumë se sa duhet, por përdorimi i një njolle të
vogël të kuqe aty ku duhet është diçka me vend në disa raste (një
shenjëz e kuqe në një dhomë neutrale tërheq vemendjen e vizitorit;) një
kravatë e kuqe me një kostum blu dhe me këmishë të bardhë krijon
energjinë e duhur për të tërhequr syrin. E kuqja është simbol i jetës
(i jetës së kuqe si gjaku!) dhe për këtë arsye, është ngjyra që veshin
nuset në Kinë. E kuqja përdoret në festat që kanë si temë dashurinë dhe
bujarinë (trëndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.)
por ngjyra e vërtetë e dashurisë është roza. Ngjyra rozë është më
qetësuesja e të gjitha ngjyrave – shpesh, kriminelët më të rrezikshëm
vendosen në qeli ngjyrë rozë sepse siç tregojnë studimet kjo ngjyrë
shterron energjitë dhe qetëson agresionin.

Bluja

Pyesni
njerëzit se cila ngjyrë u pëlqen më shumë dhe shumica e tyre do të
thonë bluja. Një pjesë e mirë e botës është blu (qielli, detet). Kur
njeriu shikon ngjyrën blu, kjo e bën trupin të prodhojë kimikate që
janë qetësuese. Por kjo nuk është e vërtetë për të gjitha nuancat e
blusë. Disa nuanca (ose bluja e tepruar) mund të dërgojnë mesazhin e
ftohtësisë. Shumë dhoma gjumi janë blu sepse kjo është ngjyra e
qetësisë. Me kalimin e kohës, bluja është lidhur me vendosmërinë,
besueshmërinë dhe besnikërinë (po ta keni vënë re, shumë uniforma janë
blu). Njerëzit janë më produktivë në një dhomë blu sepse janë të qetë
dhe të fokusuar tek ajo që kanë në dorë. Disa studime tregojnë se
peshëngritësit ngrejnë më tepër pesha në një palestër blu – në fakt,
pothuajse të gjitha sportet kanë më tepër sukses në mjedise blu.

Jeshilja

Është
ngjyra e rritjes, e natyrës dhe e parasë. Është një ngjyrë qetësuese
dhe shumë e këndshme për shqisat. Jeshilja e errët lidhet me terma të
tilla si konservator, mashkullor dhe pasuri. Spitalet përdorin dhoma në
jeshile të lehtë sepse është gjetur se ato i qetësojnë pacientët. Kjo
është gjithashtu ngjyra që lidhet me zilinë, fatin, bujarinë dhe
pjellorinë. Është gjithashtu ngjyra tradicionale e paqes.

E verdha

E
verdha e gëzuar është ngjyra e diellit që lidhet me qeshjen, lumturinë
dhe qejfin. E verdha lidhet me optimizmin dhe është gjithashtu ngjyra e
të qarit. Studimet tregojnë se foshnjet qajnë më shumë në dhoma të
verdha; njerëzit nxehen më shpejt në mjedise me këtë ngjyrë. Ajo ka
fuqinë për të shpejtuar metabolizmin dhe për të nxitur mendime
krijuese. E verdha mund të kthehet shpejt në ngjyrë të padurueshme nëse
përdoret më tepër se duhet, por kur përdoret me kursim ajo mund të
shërbejë si mjet i efektshëm për të shtuar shitjet. Disa nuanca të së
verdhës lidhen me poshtërsinë, por nuancat ngjyrë ari lidhen me
premtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Portokallija

Kjo
është ngjyra më e guximshme dhe më shpërthyese e planetit. Është ngjyra
që lidhet me ditët e kënaqësive, të lumturisë dhe të enegjisë, me
produktet e ngohta dhe organike. Ajo lidhet gjithashtu me ambicjen.
Asgjë e qetë nuk lidhet me këtë ngjyrë. Portokallija lidhet gjithashtu
me një fillim të ri në sjelljen e njeriut.

E purpurta

Çfarë
ngjyre kishin rrobat e mbretërve dhe të mbretëreshave? Ishin të
purpurta, ngjyra më mbretërore e cila lidhet me pasurinë, begatinë dhe
me sofistikimin e pasur. Por nëse përdoret jashtë mase në një mjedis të
zakonshëm ajo lidhet me mendjemadhësinë dhe artificialitetin. Nëse
përdoret me kujdes, e purpurta jep një ndjenjë misteri, urtësie dhe
respekti. Vajzat adoleshente në shumicën e tyre zgjedhin nuancat e
kësaj ngjyre si më të preferuarat e tyre.

Ngjyra Kafe

Kjo
ngjyrë lidhet më tepër me qëndrueshmërinë dhe miqësinë. Njerëzit janë
gjithnjë e më të prirur për të zgjedhur këtë ngjyrë si favoriten e
tyre. Kjo është ngjyra e vetë tokës dhe nuk ka gjë që e përfaqëson më
mirë stabilitetin se sa toka. Ajo lidhet gjithashtu me gjërat natyrale
dhe organike. Por duhet patur kujdes sepse në Indi kjo është ngjyra e
zisë.


 
Veröffentlicht : 13/07/2009 10:44 p.m.
Teilen: