Miss Kosova, Marigona Dragusha, ka arritur që të jetë në pesëshen e parë të Miss Universe në spektaklin që u mbajt mbrëmë në Bahame.
Ajo është zgjedhur përcjellësja e dytë e Miss-it duke mposhtur edhe favoriten nga Australia e cila deri atëherë ishte konsideruar favorite për të marrë kurorën e Miss Universe.
Marigona është renditur e treta, ndërkaq para saj ka qenë edhe Miss Republika Dominikane, kurse bukuroshja nga Venezuela, Stefania Fernandez ka fituar kurorën e Miss Universe 2009.
Vajza nga Venezuela, 18 vjeçare, ka fituar kurorën e Miss Universe 2009 të dielën, duke ia dhënë për dy vite radhazi vendin e parë këtij vendi, ndërkaq në tërë historinë e kësaj gare, Venezuela ka fituar gjashtë herë.
Shtathedhura dhe modelja nga Venezuela ka mposhtur edhe favoritët e mëparshme të kësaj gara, vajzën nga Australia dhe Republika Dominikane duke u bërë fituesja e 58-të me radhë e këtij shou që u mbaj në Paradise Island në Bahame.
Përcjellësja e parë ishte Mis Republika Dominikane, Ada Aimee de la Cruz, përderisa Miss Kosova, Marigona Dragusha, ishte përcjellësja e dytë e misit.
Fernandez ka marrë kurorën nga vendasja e saj, Dayana Mendoza, e cili fitoj kurorën e Miss Universe 2008.
Ngjarja më interesante ishte koha kur dy bukuroshet nga venezuela janë përqafuar dhe fituesja e vjetme ka vendosur në kokën e Fernandez kurorën e saj.
Kjo ishte hera e parë që dy garuese nga i njëjti vend kanë fituar këtë titull dy vite radhazi.
Venezuela është e famshme për prodhimin e mbretëreshave të bukurisë dhe ka më së shumti tituj të bukurive që kanë fituar vendet e tjera. Vendi nga Amerika Jugore ka fituar edhe pesë tituj të tjerë të Miss Universe, në vitin 1979, 1981, 1986, 1996 dhe 2008 ndërkaq ka fituar edhe pesë tituj të Miss Botës.
Vetëm SHBA ka fituar më shumë Miss Universe se Venezuela. Ata kanë fituar shtatë kurora.
Fernandez ishte zgjedhur në top –pesëshen e parë nga 83 garuese të tjera. Pesë finalistët e fundit ishin nga Republika Dominikane, Kosova, Australia dhe Porto Riko.
Ndërkaq, Miss Shqipëria edhe këtë vit ka zhgënjyer me përfaqësuesen e saj pasi ajo nuk ka arritur që të shkoj në finale të Miss Universe me përfaqësuesen e saj, Hasna Xhukici.

[b]Gona Dragusha (djathtas), gjatë prezantimit me bikini (Foto: AP)[/b]
Video e ndarjes se çmimeve të Miss Universe
http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/13893/C9/C29&feature=player_embedde d"> http://www.youtube.com/watch?v=vZQ2CyKI ... r_embedded



