Benachrichtigungen
Alles löschen

Grimosuni për pranverë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
544 Ansichten
(@dreqja)
Beiträge: 101
Estimable Member
Themenstarter
 
[#3288]

Fytyra

Lëkura e bukur gjithmonë është në trend, ndërsa këtë pranverë kjo do të theksohet më shumë sepse fytyra do të duhej të dukej si e paprekur. Theksi është ose në buzë ose në sy, e fytyra sa më e pavërejtur. Shumë pudër thjeshtë nuk vjen në shprehje, ndërsa preferohet të përdorni pudër iluminues për ta çelur fytyrën dhe t’i jepni shkëlqim magjik. Këtë pranverë në trend janë edhe nuancat e buta vjollce të hijes për faqe, ngjyra e pjeshkës...që do t’iu japin efektin e freskisë dhe shkëlqimit që vijnë nga brenda.

Sytë

Harroni vetulla të trasha dhe eyeliner. Për pranverën e 2009, diktati kryesor është feminiteti suptil që thjeshtë mund ta shprehni me hijezimin e kapakëve. Ngjyrat e buta po mbizotërojnë në pothuajse të gjitha format, por vendin kryesor e kanë nuancat vjollce. Madje edhe në vend të eyeliner të zi, grimeret propozojnë atë vjollce që do t’i rri secilën ngjyrë të syve dhe tenit. Paleta e re e ngjyrave pranverore nuk nënkupton që duhet të hiqni dorë nga hijet që keni përdorur edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit, por duhet t’i zbusni me tone të buta. Hijen e himtë shkrijeni me vjollce, portokallit apo ngjyrën e levende. Për ta zgjuar shikimin, theksojini qerpikët. Më shumë shtresë të tushit apo qerpikë artificial janë ndihmë e mirëseardhur për arritjen e pamjes femërore. Vetullat ende mbesin natyrale, andaj mos i theksoni.

Buzët

Buzëkuqi edhe këtë sezon do të luajë rol të rëndësishëm. Theksi është në buzë dhe përparësi do të kenë ngjyrat e çelura. Ngjyrat që këtë vjeshtë ishin must-have ende preferohen por duhet t’i theksoni me shkëlqim për buzë. Shkëlqimi do shërbejë për mrekulli edhe për buzë ‘lakuriq’ apo ndonjë ngjyrë neutrale, por nëse doni të vëreheni preferohet që buzët t’i lyeni me ndonjë ngjyrë të kuqe.
Mos harroni, nëse i theksoni buzët, sytë janë të lyer në mënyrë diskrete dhe e kundërta, nëse sytë janë në plan të parë buzët janë të lyera pak.

Thonjtë

Ndryshimi i sezonit nënkupton edhe ndryshimin e ngjyrës së thonjve. Nuancat e mbyllura do të zëvendësohen me ngjyra të gjalla si e kaltër, vjollce dhe e kafet.

Flokët

Kur bëhet fjalë për flokë, në trend është gjithçka. Prej të shkurtrave deri tek të gjatat, inspirimi nga vitet e 70-a, flokët e drejta me kaçurrela... Por, flokët e gjata do ët ishte mirë t’i mbani pak të valëvitura, e nëse dëshironi t’i lidhni atëherë një bisht i thjeshtë apo ndonjë variant i grumbulluar në maje të kokës. Bob frizura ende mbetet in, ndërsa ato asimetrike sidomos kur bëhet fjalë për flokë të shkurtra janë trend i vërtetë.


Askush nuk i meriton lotet dhe te qarat e tua, dhe ajo qe i meriton vertete sdo te te bej kurre te qash.

 
Veröffentlicht : 10/07/2009 9:07 p.m.
Teilen: