Benachrichtigungen
Alles löschen

Poetet Shqiptar

8 Beiträge
8 Benutzer
0 Reactions
2,583 Ansichten
 dini
(@dini)
Beiträge: 42
Trusted Member
Themenstarter
 
[#6]

Poeti i madh kombëtar i kësaj periudhe është Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësia" (1886), i "Historisë së Skënderbeut" në vargje dhe i shumë krijimeve të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë poeti lirik e satirik Andon Zako Çajupi ("Baba Tomori", 1902), poetët Ndre Mjeda, Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.
Pas shpalljes së Pavarësisëi (1912) letërsia e zhvilloi më tej frymën atdhetare të Rilindjes Kombëtare dhe në vitet 20-30 thellohet realismi, karakteri demokratik, problematika shoqërore. Përfaqësues i shquar i rrymës demo-kratike është Fan Noli, figurë politike por edhe poet, publicist e përkthyes. Lirik i njohur i kohës është Lasgush Poradeci. Nga ana tjetër një figurë qendrore e letërsisë dhe e publiçistikës ishte At Gjergj Fishta. Ndër prozatorët janë romancierët Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stërmilli. Kulmin e realizmit kritik, me


 
Veröffentlicht : 11/08/2007 7:54 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

Naim Frashëri

Biografia.

Naim Frashëri është poeti më i madh i Letërsisë Shqiptare. Ka lindur me vitin 1846 në fshatin Frashër, nga një familje tregtare. Kushtet për tu shkolluar nuk i pati të vështira. Mësimet e para i kreu në fshat në gjuhën turke.Pasi i vdes babai, me vëllezrit e vet shkojnë për të jetuar në Janinë (Camëri), ku së bashku me vëllaun e vet Sami Frashërin regjistrohet në Gjimnaz të cilin me sukses e kryen.Naimi e deshi shumë atdheun e vet Shqipërinë. Gjithmonë mendjën e kishte në fshatin e tij të bukur. Jetoi në Turqi, Rumuni, Austri etj. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Turqi.
Zemra e Naimit digjej nga dëshira që Shqipëria që të jetë e lirë. Ai në të gjitha veprat e veta e shpreh këtë dëshirë. Ai vdiq i ri nga një smundje e rëndë, në moshën 54 vjeç Naimi u nda nga vepra e tij letrare duke e lënë ate në kohën më të mirë.
Veprat e tij janë me motiv patriotik. Naimi shkroi për Shqipërinë,
për trimat e saj, për Skënderbeun, për malet e Shqipërisë, njerëzit
e saj etj.
Veprat kryesore të Naimit janë :
" Historia e Skënderbeut ",
" Bagëti e bujqësi ",
" Lulet e verës ".
Ai shkroi edhe disa libra për shkollat e para shqipe
si ajo në Korçë etj.

Vjersha që më pëlqen më shumë nga Naimi është:

FJALËT E QIRIRIT

Në mest tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t'u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M'është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretë
Për atë zotn' e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,
Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin' e urtësinë,
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.
O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t'i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.
Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.
Gjithë tuajt' i kam parë,
Mëm' e at' e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.
Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer' e ndryshuar,
Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj' e balt' e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.
Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë
Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul' e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t'u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë zjarrtë?


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 23/08/2007 12:00 p.m.
 JOLA
(@jola)
Beiträge: 428
Reputable Member
 

Edhe nje shkrimtar shqiptar shume i njohur dhe shume i madh me veprat e tij eshte :
ISMAIL KADARE


Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !

 
Veröffentlicht : 24/04/2008 7:27 p.m.
(@uwejs)
Beiträge: 22
Eminent Member
 

Mua nuk me pelqen shkrimtari Ismail Kadare, ne realitet, atij ja lexon librat vetem ai qe "nuk ja din qellimet atij".
Ne librat e tij do te lexosh se shume kerkon te kthehet koha e stergjysheve tone, por ne te njejten kohe deshiron civilizim europian, kjo nuk eshte normal apo?
Nese kerkon dicka te ardhme, si mund te kerkosh te kaluar, apo nese kerkon dicka te kaluar si mund te kerkosh dicka te ardhmen.
Per mua ai nuk eshte shkrimtare qe duhet te perkrahet, ne kete dekade, vepren me te keqe qe e beri ky, eshte ajo qe me veprat e tij dhe me shenimet e tij, se bashku me Don Lush Gjergjin, thiren ne "Kosove Krishtere", e kjo eshte perqarje, per ata qe kane mend. Kjo ndikon edhe ne popullin Kosovare ne urrejtje te madhe dhe mundet te ndikon qe ne te ardhme te kemi probleme ndermjet vehte, si ne cdo shtet, populli cdohere i ka pasojat, mirepo ne nuk duhet te tolerojme kesi soji njerez qe te na imponojne mendimet e tija personale.

Per mua shkrimtare qe duhet lexuar librat dhe duhet perkrahur veprat e tyre jane Sami Frasheri dhe Faik Konica.

respekt


Dituria ka vlerë më shumë se sa malli, dituria të ruan ty, ndërsa mallin e ruan ti. Rojtarët e mallit vdesin, ndërsa rojtarët e diturisë jetojnë në zemrat e njerëzve.
(Imam Maverdi)

 
Veröffentlicht : 28/04/2008 3:54 p.m.
(@gresa)
Beiträge: 2966
Famed Member
 

Pershendetje Juve...

edhe Mua me pelqen shum shkrimtari Ismail Kadare dhe nje nder Romanet e ti qe me ka lan pershtypje te madhe esht "Koncert Ne Fund Te Dimrit"

Poashtu edhe Shkrimtari Petro Marko Dhe Romani i shkruar nga aj "Shpella e Pirateve"

Dhe nje shkrimtare e Quajtur Silka Lirie Blumbach si dhe Libri i saj "Vasha Deti dhe Syri"


CariC N´Veti..!

 
Veröffentlicht : 27/05/2008 1:28 p.m.
(@avi_550)
Beiträge: 2645
Famed Member
 

Pershendetje Juve...

edhe Mua me pelqen shum shkrimtari Ismail Kadare dhe nje nder Romanet e ti qe me ka lan pershtypje te madhe esht "Koncert Ne Fund Te Dimrit"

Poashtu edhe Shkrimtari Petro Marko Dhe Romani i shkruar nga aj "Shpella e Pirateve"

Dhe nje shkrimtare e Quajtur Silka Lirie Blumbach si dhe Libri i saj "Vasha Deti dhe Syri"

ani kishe une po lexoj
ahhahaahhahahahhhhh


Nese e sheh dikend pa buzeqeshje dhuroja nje tenden ...

 
Veröffentlicht : 29/05/2008 1:49 p.m.
 sena
(@sena)
Beiträge: 3095
Famed Member
 

poeten me te mire qe e kemi ketu ne forum eshte jehona 😉 te pershendes shum jehona 8) :grin:


it's nice to be important
but it's much important to be nice

 
Veröffentlicht : 20/06/2008 2:50 p.m.
(@un-qe-ende-te-dua)
Beiträge: 163
Estimable Member
 

KUR ESHT NE PYETJE CESHTJA KOMBETARE NE SHQIPATRET SDUHET TE KAPEMI ME DISKUTIME POR TI KAPEMI PUNES NE VEPER TE DESHMOJME SE TEK NE NUK NDIKON FEJA KRISHTER APO MUSLYMAN SE TE GJTHE E DIM SE DIKUR PARA 130 VJETEVE TE GJITHE ISHIM KOTOLIK ME BESIM E SA I PERKET SHKRIMTAREVE TONE SHUMICA E TIRE KAN LUAJT NJE ROL TE MALL DHE KAN NDIKUAR NE NDRICIMIN E SE TE VERTETES HISTORIS NGJARJEVE TE RENDSISHME SI PSH ;MARIN BARLETI NE HISTORIN E SKENDER BEUT ;NAIMI FRASHERI DHE AT GJERGJ FISHTA E ME RRALLE DERI KTA SI KADEREJA QE MORIN NE DOR NJE PUN VEQ TE NISUR NGA TE PARET MOS TA HARROJM EDHE PASHKO VASEN E SHUM TE TJERE KU LUAJTEN NJE ROL TE MADHE E QE DUHET MEJ PAS NE FAQEN E PAR TE HISTORISE NJE POPULL QE NUK NJEH TE KALUAREN SESHT I PREGADITUR PER NE NESERMEN,un vetem shkurtimisht dhash mendimin tim :!:


NE VEND QE TE GJENI ARSYETIM GJENI RRUGDALJE

 
Veröffentlicht : 01/11/2008 1:29 p.m.
Teilen: