Benachrichtigungen
Alles löschen

dialektalizmi

14 Beiträge
6 Benutzer
0 Reactions
2,558 Ansichten
 adia
(@adia)
Beiträge: 9
Active Member
Themenstarter
 
[#93]

shpesh gjuha shqipe eshte harruar,te gjith ne flasim me dialektalizma dhe gjuah shqipe e mirfillte ajo letrarja,eshte duke u gershetuar me dialektalizma te krahinave te ndryshme.duajeni gjuahen tuaj,rrespektojeni ate dhe mos e ndryshoni.mendoni se egziston akoma gjuaha shqipe ajo letrarja?mos vall kjo nderthurje po e shkaterron gjuhen shqipe?


jetojeni jeten si te vij e rendesishme eshte ta jetoni si doni ju jo si dua te tjeret.

 
Veröffentlicht : 07/10/2007 12:33 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

shpesh gjuha shqipe eshte harruar,-te gjithë ne flasim me dialektalizma dhe gjuah shqipe e mirfillte, ajo letrarja,-eshte duke u gershetuar me dialektalizma te krahinave te ndryshme.duajeni gjuahen tuaj,-rrespektojeni ate dhe mos e ndryshoni.mendoni se egziston akoma gjuaha shqipe ajo letrarja?-mos vallë kjo nderthurje po e shkaterron gjuhen shqipe?

Së pari të përshëndes dhe urime për temën aida

Njezet gabime i ke në ketë shkrim aida. Ato i kam bërë me të kuqe.

Gjuha letrare është gjuhë e unjisuar e cila është shumë më e vonëshme se dialektet. Mua për vete më pengon shumë që njerëzit mendojnë se gjuha letrare duhet të përdoret në përditëshmëri dhe të harrohen dialektet. Një nga arsyet pse nxënësit kosovarë dhe gjithë popullata gege janë të dobët në mësime është pikërisht gjuha letrare. Ata gjatë tërë jetës së tyre në shtëpi dëgjojnë gjuhën e folur në popull dhe e kanë vështirë të adaptohen dhe ta kuptojnë mënyrën letrare të të spjeguarit të lëndëve. Mund t'i vëresh në tv për shembull si ngecin, sepse nuk dijnë a të shprehen në letrare apo si flasin gjithmonë dhe si pasojë del një përzierje artificiale dhe jo natyrale. Jo të gjithë mund ta mësojnë ta shkruajn pa gabime gjuhën letrare, edhe unë jam një nga ata.

Gjuha letrare ka futur më se 80% të dialektit tosk dhe vetëm 20% të atij geg, gjë qe ka bërë shumë gabim sepse shumë fjalë të gegërishtes nuk gjinden në fjalorë dhe kështu ka humbur shumë shqipja. Veprat e para të shkruara në shqip janë në dialektin geg siç e dijmë. Gegërishtja është më e pasur se dialekti tosk me më më shumë fjalë. Në këtë mënyrë humbet edhe lashtësia e gjuhës shqipe.

Unë jam që në shkolla gjatë spjegimit të mësimeve të përdoret dialekti geg në kosovë, sepse qëllimi i shkollës është të mësohet mbi çështjet e ndryshme, të mësohet thelbi i çështjeve e jo të flitet në letrare dhe nxënësit në vend se të koncentrohen në atë për cka flitet gjatë orës, ata koncentrohen në tingëllimin e letrares së profesorëve dhe nuk e kuptojnë sepse nuk janë rritur me atë gjuhë apo tingull dhe e kanë shumë të vështirë të mësojnë. Këto që po t'i them, i kam nga përvoja jetësore e imja që nga bangat e shkollës.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 08/10/2007 10:21 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Dokumentet më të vjetra të shqipes janë shkruar në gegërishte. Këto përfshijnë "Formulën e pagëzimit" të Pal Engjëllit, "Mesharin" e Gjon Buzukut, shkrime nga Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Frang Bardhi etj. Në gegërishte u shkruan edhe kryevepra të letërsisë shqiptare si "Lahuta e Malcis" e Gjergj Fishtës, si dhe u kodifikua Kanuni i Lekë Dukagjinit nga Shtjefën Gjeçovi.

Përveç se flitet nga shqiptarët gegë, gegërishtja ka qenë dialekt zyrtar në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore dhe në Kosovë deri më 1968. Shumë mërgimtarë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri kanë vazhduar ta përdorin gegërishten në letrat e tyre. Sot gegërishtja përkrahet si dialekt dhe përdoret aty këtu nga gazeta "Java" në Kosovë. Botuesi i saj, Migjen Kelmendi, është një nga ideatorët për zyrtarizimin e gegërishtes së paku në Kosovë, mirëpo figura e tij është kritikuar për nxitje të përçarjes kombëtare. Të tjerë përkrahës të gegërishtes janë kryesisht letrarë nga Shkodra, një nga qendrat e përdorimit dhe zhvillimit të gegërishtes gjatë historisë.


 
Veröffentlicht : 09/10/2007 10:28 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Dialekti gegë ose gegërishtja (Geg. gegnisht) është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet nga shqiptarët gegë në veri të Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoni si dhe në Serbi dhe Mal të Zi. Kufiri në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.

Gegë është po ashtu klasifikim nënetnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin, cekur më lart, ose folësit e gegërishtes. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si Gegëri, sidomos gjatë shek. XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit.


 
Veröffentlicht : 09/10/2007 10:29 a.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Une pajtohem plotesisht me mendimin e Aides ,sepse duhet me u mundu me mesuar dhe me shkruar e me fol gjuhen e njesuar shqipe,e te kuptohemi si ne veri e ne juge te shqiperis etnike,pa pasur nevoj per perkthyes,se nuk eshte edhe aq e madhe shqiperia,qe te kete dallime aq te medha gjusore.
Une them se gjuha e njesuar shqipe eshte gjuhe e standarteve,dhe si e tille duhet te mesohet,ka edhe nje melodi te bukur ne te folur dhe eshte e mire per vesh.
Keshtu qe ma mire eshte te mesohen mesusit tane mire ,e ti mesojn edhe femijet neper shkolla ashtu siq duhet me mesuar shqipen,e ta largojm kete shqipe te rrugve sa ma pare,se ma mire eshte te mesojm e ta pervetesojm nje dicka te mire se sa te kritikojm ,se kur mundemi me i mesuar gjuhet tjera qe nuk jane te tonat fare ,mundemi edhe me mesuar shqipen mire ashtu si duhet,se te gjithe i kemi lakmi se si e flasin gjuhen banoret e shqiperis,e edhe ne duhet me u mesuar me fol sikur ata mire ,e jo ti themi atyre mesonu ju me fol si ne keq.
Ndersa ju qe po thuani se shkrimatret e mdhenje kan shkruar ne dialektin gege,ata kan shkruar se pse i kan takuar ketij dialekti,edhe kur kan shkruar ata nuk ka qene gjuah shqipe e njesuar ne ate kohe,se kongresi i gjuhes dhe i leteresisi shqipe eshte mbajtur ma vone ,ne vitin 1972.
MUNDOHUNI ME FOL SHQIPEN SA MA BUKUR ,dhe mos te ju vjen marre,se ketu te ne eshte krijuar edhe njefare xhelozie,se nese flet shqipen ashtu si duhet me fol ,njerzit te perqeshin,por ju qe dini ta flisni mire shqipen flisni ,e mos i degjoni ata qe perqeshin se ata kan vetem xhelozi ,se nuk din vete ta falsin. TUNG FUND


 
Veröffentlicht : 25/01/2008 6:38 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

Gabm e ke. Atehere edhe Shqiperia e jugut le ti mesojne nxenesit me gegenishte ne menyre qe te na kuptojne. Me se 6 milion e flasin dialektin geg dhe vetem 1 milion dialektin tosk (letrare) dhe shumica nuk mund t'i pershtatet pakices asnjehere.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 28/01/2008 10:32 a.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Gabm e ke. Atehere edhe Shqiperia e jugut le ti mesojne nxenesit me gegenishte ne menyre qe te na kuptojne. Me se 6 milion e flasin dialektin geg dhe vetem 1 milion dialektin tosk (letrare) dhe shumica nuk mund t'i pershtatet pakices asnjehere.

--- Nuk po te them qe neve te mesojm dialektin Toske .por ta mesojm gjuhen letrare,gjuhen e njesuar shqipe,gjuhen e cila ne ben te kuptohemi ne cdo cep te shqiperis etnike ,kur di degjojmi lajmet ne Top-chanel,apo ne TVSH a edhe ne ndonje Tv tjeter shqiptare te gjithe i kuptoj se ato jane ne gjuhen letrare shqipe ,pranadaj pse edhe mos ta praktikojm ate gjuhe edhe ne jeten e perditeshme.Deri sa te mbahet ndonje kongres tjeter i gjuhes shiqipe atehere vlejn ato vendime te kongresit qe eshte mbajt ne vitin 1972,dhe une mendoj se duhet te mbahet nje kongres i ri ,po une them sa ne kongresin e ri duhet te mbrojm gjuhen shqipe nga gjuhet e tjera se sa te merremi me dialekte,se kercenimi per gjuhen shqipe po vjen nga njerzit qe flasin fjale te huja,vetem per ta paraqitur veten sa ma superior,se gjoja ai qe flet ndonje fjele te huaj eshte ma i avansuar dhe keshtu len mbas dore gjuhen shqipe.
--e keto ndasina dhe kete problem me dialekte dhe me gjuhen letrare,ketu eshte vetem nje njeri qe ka nxit ndarej dhe perqarje ne mes te shqipatrve e ai eshte Migjen Kelmendi,e kete e ka bere vetem se une po bej dicka,por une nuk pajtohem me keta njerz qe nxisin ndarje dhe perqare pa pas nevoj ,por vetem nga mendja e madhe e bejn kete.
TUNG-------FUND


 
Veröffentlicht : 28/01/2008 8:39 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

Mire ore vella, po ka mbi 30 vite qe asgje s'ka levizur. Ende femijet tane nuk i pershtaten gjuhes letrare pasi qe as une e as ti nuk e flasim ne perditshmeri. Tingellojme fallco si cdo here kur tentojme ta flasim sepse nuk e kemi natyrore ate te folur sic e kane ne shqiperin e jugut. Alamet deputetesh dalin e e perziejn me "apet prap duhet te ....". Nuk shkon jo sepse del nje perzierje dhe eshte dro te lind nje dialekt i trete i bere lemsh.

Thuaje ne letrare fjalen "vallha n'tu qofsha" ose "A mujte"
Isha tuj nejt
Isha duke ndenjur- pse ta zgjasim per disa shkronja?

Nejse i mora keta shembuj shpejt e shpejt. Sa shum fjale me bien ne mend gjate dites qe nuk kan kuptim shqip ne letrare ndersa ne gege kane kuptim shqip si:
Sperkatje- Shqiperi- s'ka kuptim fare.
Sterpikje- Gege. Ster-Pikje -shumesi pikelash te vogla. "Ster" e kemi edhe te stergjysh, sternip, stermese, stermundim etj.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 30/01/2008 12:01 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Mire ore vella, po ka mbi 30 vite qe asgje s'ka levizur. Ende femijet tane nuk i pershtaten gjuhes letrare pasi qe as une e as ti nuk e flasim ne perditshmeri. Tingellojme fallco si cdo here kur tentojme ta flasim sepse nuk e kemi natyrore ate te folur sic e kane ne shqiperin e jugut. Alamet deputetesh dalin e e perziejn me "apet prap duhet te ....". Nuk shkon jo sepse del nje perzierje dhe eshte dro te lind nje dialekt i trete i bere lemsh.

Thuaje ne letrare fjalen "vallha n'tu qofsha" ose "A mujte"
Isha tuj nejt
Isha duke ndenjur- pse ta zgjasim per disa shkronja?

Nejse i mora keta shembuj shpejt e shpejt. Sa shum fjale me bien ne mend gjate dites qe nuk kan kuptim shqip ne letrare ndersa ne gege kane kuptim shqip si:
Sperkatje- Shqiperi- s'ka kuptim fare.
Sterpikje- Gege. Ster-Pikje -shumesi pikelash te vogla. "Ster" e kemi edhe te stergjysh, sternip, stermese, stermundim etj.

--Po nuk mundesh me mesuar ti gjuhen shqipe ashtu si duhet me u mesuar ,se nuk ka kush me ta mesuar o zoteri ,se anglishten po e mesojm e nuk po dukemi falso,por si me qene anglez ,po krejt problemi eshte se neve ne kosove nuk kemi petagog te mire,dhe ende ne kosove nuk ka arsimim te mirfillt,se shko rri vet 6 muaj ne tiran edhe e sheh se si do ta falsesh tani shqip ,do te thuash se a jam une ai qe kam qene.
edhe aty e ke marre shembull fjalen "apet" ajo fjele nuk eshte as gegnisht e as tosknisht ,por eshte fjale sllave.
Edhe a duhet te mesojm gjuhen ashtu si eshte ma se mire a po si eshte ma se lehti,une them se gjuha duhet te mesohet ashtu si eshte ma se mire e jo si na vjen neve ma lehet per ta mesuar.Dhe gjuhe e bukur edhe e paster eshte ateher kur ka ritem ,kur eshte e bukur per vesh,dhe perkthehn sa ma shume fjele e nuk merren nga gjuhet e tjera.
-edhe ne nje vend paske then pse te zgjaten fjalet kur nuk eshte nevoja ,qe per ty do me than eshte e rendesishme qe te ju bihet fjalve sa ma shkurt.... TUNG SHOKUT >>>MESOJE SHQIPIN SA MA MIRE SE ESHTE E BUKUR e mos u turpero se nuk eshte turp te flasesh bukur .


 
Veröffentlicht : 15/02/2008 4:24 p.m.
 JOLA
(@jola)
Beiträge: 428
Reputable Member
 

Pershendetje....jo vetem dialekti qe po perdoret shum por mua me acaron fakti se edhe fjale ne gjuh te huaja kan hyre ne gjuhen shqipe dhe kete e veme re tek media dhe me pas tek qytetaret


Meso nga e djeshmja, jetoje te sotmen, shpreso per te ardhmen !

 
Veröffentlicht : 16/02/2008 9:17 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

[quote="zem-zem--Po nuk mundesh me mesuar ti gjuhen shqipe ashtu si duhet me u mesuar ,se nuk ka kush me ta mesuar o zoteri ,se anglishten po e mesojm e nuk po dukemi falso,por si me qene anglez ,po krejt problemi eshte se neve ne kosove nuk kemi petagog te mire,dhe ende ne kosove nuk ka arsimim te mirfillt,se shko rri vet 6 muaj ne tiran edhe e sheh se si do ta falsesh tani shqip ,do te thuash se a jam une ai qe kam qene.
edhe aty e ke marre shembull fjalen "apet" ajo fjele nuk eshte as gegnisht e as tosknisht ,por eshte fjale sllave.
Edhe a duhet te mesojm gjuhen ashtu si eshte ma se mire a po si eshte ma se lehti,une them se gjuha duhet te mesohet ashtu si eshte ma se mire e jo si na vjen neve ma lehet per ta mesuar.Dhe gjuhe e bukur edhe e paster eshte ateher kur ka ritem ,kur eshte e bukur per vesh,dhe perkthehn sa ma shume fjele e nuk merren nga gjuhet e tjera.
-edhe ne nje vend paske then pse te zgjaten fjalet kur nuk eshte nevoja ,qe per ty do me than eshte e rendesishme qe te ju bihet fjalve sa ma shkurt.... TUNG SHOKUT >>>MESOJE SHQIPIN SA MA MIRE SE ESHTE E BUKUR e mos u turpero se nuk eshte turp te flasesh bukur .

Edhe ti vet po e perzien gegen me letraren ne shkrime. Natyrisht sa ma shkurt te thuash me shume eshte qellimi.

Cka je tuj fol o zem-zem. Guha gege osht ma e vjeter se letrarja. Osht guh e natyrshme qe na e kan trashegu t'part ton. Edukator i kena prindt e tone qe nuk ka edukator ma t'mir. Ti po del kunder nje guhe mija vjeqe dhe po do me fol bukur, se pak bukur tingllon guha gege ? Njerzit me komplekse e bajn nji gja t'till. Iu vjen marre me fol e me shkru guhen e vet per shkak t'nji grusht njerzish. Mu s'mvjen marre me fol letraren se e flas dhe e shkruj shkelqyeshem, ama ma e omel m'doket guha e jeme e babes e nanes, e gjyshve, stergjyshve dhe katragjyshve. Nuk zhduket nji dialekt per hater se disave ju doket ma bukur.

Kujt t'i doket let urdhnoj e le t'flet letrare, kerkush nuk i nalon po jo me u munu e me ja'u imponue tjerve se nuk shkon.

Turp eshte te flasish gjera te turpshme amorale dhe jo gjuhen cfaredo dialekti te jet ai. Shkrimet e vjetra etruske kuptohen vetem permes gegerishtes qe do te thot se dialekti geg i ka ruajtur shume forma pothuajse te pandryshuara nga etrusket dhe pellazget me heret.

Nuk ka familje ne zonat gege qe flet letraren ne perditshmeri faktet jane te tilla.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 17/02/2008 11:22 a.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

----Nese keni lexuar nga fillimi,ato se cka kam shkrujtur une,une as nje here nuk kam then qe e flas mire gjuhen letrare,mire po kam then se duhet me u mundu dhe me fol se pse ajo gjuhe na ben te kuptohemi me te gjithe shqipatert si ne veri ashtu edhe ne juge te shqiperis etnike.
--- Edhe une as nje here nuk kam then se gjuha e njesuar shqipe eshte ma e vjeter se dialekti gege,se ate e dijn edhe femijte se jo vec dialekti gege por edhe ai tosk eshte ma i vjeter,se shqipja e njesuar,se nga keto dy dialekte eshte formua gjuahe e njesuar shqipe ,prandaj edhe quhet e njesuar.
---Edhe pare gegrishtes e toskerishtes ka qene gjuha Ilire,e edhe ate e kan fol te paret tane ,e a ia fillojm edhe ne e eflasim tash ate gjuhe se ajo eshte edhe me e vjater se gegrishtja,po te lutem vellaj im lere ate se cka ka qene ma e vjeter,por mesoje ate cka eshte ma e persosur,se 50% e prinderve tane jane me shkollim te ulet,e mos te them qe ka edhe qe jane analfabet,edhe si te tille nuk kane mundur te ia mesojn ndryshe femijve te vete,vetem keshtu,por mesoje ti ashtu si duhet,mire e bukur qe neser edhe femija yt te flas bukur gjuhen shqipe,se nga keto shkrimet e tuja,qe po i lexoj,nga kjo menyr e te shkruarit tend ju po me dukni si me qene njeri i viteve te 30-ta.
--Cdo gjuhe ka dialekte ,por te gjitha jane te njesuara ,edhe ne cdo vend ka ligje,qe ata qe nuk i perfillin kodet e gjuhes ,e kam fjalen te mediat denohen me gjoba ,por ketu te ne në Kosove keto gjera nuk jane te rregulluara me ligje,dhe flasin e shkruajn secili simbas qefit te vete,dhe kjo me dhemb,se ata per tu dukur te audienca sa ma autoritative ,marrin edhe fusin fjale te huja ne gjuhen tone pa qene nevoja.
TUNG >>>TE POROSIS QE TE MESOSH GJUHEN SHQIPE SA MA BUKUR,QE NESER EDHE FEMIJET E TUJ TA FLASIN BUKUR.....EC ME KOHEN,PERPARO ME GJUHEN.Nuk jemi ne kohen e Fishtes.Jemi ne vitin 2008.Se gjuhet qe nuk pasurohen me fjele te reja ato vdesin.
TUNG ........TUNG


 
Veröffentlicht : 20/02/2008 10:45 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
 

Jo, une nuk behem dot shkaktare i zhdukjes se dialektit geg edhe po te mundem. Femijet e mi do ti mesoj me kete dialekt qe e kam ndersa letraren le ta mesojne ne shkolle.


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 25/02/2008 10:47 p.m.
(@un-qe-ende-te-dua)
Beiträge: 163
Estimable Member
 

Pothuajse cdo popull ne bote, ka probleme me dialektet shprehjet ne bised nevojitet kohe deri sa te ndrishohen nga gjeneratat e vjetra, tosk dhe geg kjo sme shqetson aq teper sepse thjesht flasim ashtu si dime ,por ajo qe me shqetson me se shumti kur nje pjes jo e vogel e shqiptarve ,po shprehem shkurt dhe trup ,kemi raste kur qitetaret ne thojza te vjeter kinse kan dic me shum njohuri ne gramatik si qitetar te vjeter ja fillojn edhe ne stilin turk me llamavit......... kjo me shqetson te nderuar, ka shum per te bere me gjuhen shqipe sepse eshte njera nder me te pasurat me fjal te huaja arsyet i dime tan kishim shum pushtuees per at kemi fjal te huaja goxha, si psh ZID muri- e qe ende perdoren dhe pa keta fjal s ba het lehte asnji bised per fat te keqe na jemi ne periullen e transferimit edhe ate ne pikpietje adote kemi sukses.


NE VEND QE TE GJENI ARSYETIM GJENI RRUGDALJE

 
Veröffentlicht : 01/11/2008 9:27 p.m.
Teilen: