Benachrichtigungen
Alles löschen

SHQIP

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
771 Ansichten
 dini
(@dini)
Beiträge: 42
Trusted Member
Themenstarter
 
[#5]

Letërsia e re kombëtare nis afër mesit të shek. XIX lidhur me lëvizjen e gjerë për glirimin nga sundimi I huaj dhe prandaj quhet letërsia e Rilindjes Kombëtare. Ajo pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në të mbisundoi romantizmi, bashkëkohës me romantizmin europian. U lëvrua sidomos poezia. Kjo ishte një letërsi me frymë demokratike e popullore, tema themelore ishte dashuria por atdheun, evokimi i të kaluarës heroike dhe lufta për çlirim kombëtar e shoqëror. Te arbëreshët e Italisë u shquan Jeronim De Rada me poemën "Këngët e Milosaos" (1836) e një varg veprash të mëdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemën "Kënga e Sprasme e Balës", Françesk Anton Santori, Zef Serembe etj.


 
Veröffentlicht : 11/08/2007 5:22 p.m.
Teilen: