Benachrichtigungen
Alles löschen

Zbulohet gjeni i përjetësisë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
96 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2914]

Shkencëtarët zbuluan gjenin me të cilin mund të zgjatët jeta dhe të sigurohet pleqëria më e shëndetshme. Ky zbulim iu jep mundësi shkencëtarëve që të veprojnë në mënyrë parandaluese ndaj sëmundjeve që lidhen me pleqëri në mënyrë që njerëzit të jetojnë më gjatë dhe më të shëndetshëm. Me zbulimin e gjenit i cili kontrollon përjetësinë, shkencëtarët iu afruan ‘gralit të shenjtë’ për parandalimin e plakjes, njoftuan shkencëtarët udhëheqës britanikë.

“Zbulimi i ri do të ndihmojë në kuptimin e shkaqeve të sëmundjeve lidhur me pleqëri si sëmundjet kardiovaskulare dhe Alzeiheimer. Kjo do të rezultojë me krijimin e ilaçeve të reja të cilat pacientëve të tillë do t’ua lehtësojnë jetën”, deklaroi profesoresha Linda Partridge, drejtoresh e Institutit për Pleqëri të Shëndetshme në Londër. Sipas saj, mutacioni i gjeneve tek kafshët si minjtë, krimbat dhe mizat në mënyrë të njëjtë zhvillohet edhe tek njerëzit.

“Kjo jap shpresë se njerëzit së shpejti do të mund të jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm”, theksoi profesoresha. Zbulimi më i ri zbuloi se ndryshimet në gjenet e kafshëve të caktuara mund të zgjasin jetën e tyre dhe njëkohësisht të zvogëlojnë zhvillimin e sëmundjeve që vijnë me plakje.
“Zbulimi i tillë do të ndihmojë që më me kualitet të shërojmë disa sëmundje madje edhe ta eliminojmë me ndihmën e ilaçeve”, përmendi ajo, duke shtuar se jeta e njerëzve mund të zgjatet edhe me raport më të mirë ndaj ushqimit.

Profesoresha Patridge thotë se veprimi ndaj shkaktarëve të plakjes është mënyrë shumë më e mirë për lehtësimin e jetës në pleqëri sesa që veç e veç të shërohen të gjitha sëmundjet.


 
Veröffentlicht : 26/05/2009 8:57 p.m.
Teilen: