Danielle Lloyd, ish-Miss e njohur me sjellje dhe deklarata problematike, pas një grindjeje të përgjakshme me dy vajza në një klub londinez përfundoi në spital në një operim urgjent. Ish-Miss Britania e Madhe pohon se dy vajza të dhunshme e hodhën në njërën prej tavolinave me xhama në klub i cili ishte përplot gota.
“Dalielle u lëndua shumë në shpinë dhe është dashur ta qepim. Plagët në këmbë janë operuar me sukses”, tha zëdhënësi i saj. Me Danielle bashkë në klub ishte edhe Jamie O’Hara dhe pesë miq të tjerë. Aspak të provokuara, rreth orës 3.30 në mëngjes atë e sulmuan dy vajza. Menjëherë e thirrën urgjencën, ndrysa Jamie bashkë me Danielle prisnin ndihmën jashtë”, shtoi zëdhënësi i ish-Miss Britania e Madhe. Menjëherë policia arrestoi dy 20-vjeçare shkaku i plagëve të rënda që ia shkaktuan dantelle e meqë në klub ishin edhe paparazzit, pamjet e Danielle të gjakosur në rrugë para klubit shpejt i vërshuan mediat. Siç thuhet, më herët atë natë Danielle u grind me dy vajzat në tualetin e klubit Crystal.
Ky është incidenti i dytë brenda muajit në të cilin merr pjesë Danielle. Herën e parë, një goditje, e mori nga i dashuri i saj Jamie O’Hara, futbollistit të Tottenham. Ish-Missi pas vetës tashmë i ka disa skandale të pakëndshme. Para tri vjetësh i është marr titulli Miss sepse gjatë kohës së garës kishte aferë me një anëtar të jurisë, futbollistin e njohur Teddy Sheringham. Pozoi lakuriq për Playboy dhe mori pjesë në shown britanik Big Brother nga i cili doli e mbajtur në mend me ofendime racore gjë që i kushtoi me gjashtë marrëveshje për punën e modelës.
