Benachrichtigungen
Alles löschen

Ndikimi i ujit ndikon në aftësitë intelektuale

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
91 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2915]

Nëse pini ujë kur s’jeni të etur, kjo mund të ndikojë negativisht në aftësitë tuaja intelektuale.

Këto janë rezultatet deri tek të cilat u arrit në bazë të një studimi në të cilën morën pjesë 60 persona. Vullnetarët janë lutur që ta bëjnë një test të zakonshëm të koordinimit kompjuterik dhe është dashur të shtypin butonin e caktuar kur një objekt i caktuar do të paraqitej në ekran. Në këtë mënyrë matej shpejtësia dhe vëmendja e koordinimit të syrit dhe dorës.

Para fillimit vullnetarët është dashur që në shkallë të veçantë të përcaktojnë se sa janë të etur dhe secilit i është ofruar një gotë ujë të ftohët. Njerëzit e etur të cilët aty për aty e pinë ujin e bënë testin për 10 për qind më mirë sesa ata që nuk e bënë atë. Sipas kësaj, etja zvogëlon koncentrimi. Ajo që më të vërtetë është interesante është fakti se ata të cilët pinë ujin e nuk ishin të etur kanë pasur reagime më të dobëta për 15 për qind. Psikologu, Peter Rogers konsideron se arsyeja qëndron në atë që temperatura e ulët e ujit ndoshta shtyn trupin që resurset e veta t’i drejtojë kah baraspeshimi i asaj ftohtësisë. Nëse pimë shumë ujë, ndoshta nuk do të jemi në situatë që të ngasim veturën apo të kryejmë detyra intelektuale.

E tash përkujtoni të gjitha ato takimet e rëndësishëm dhe shishe të ujit që janë kudo për rreth? A duhet ndërprerë ujin e panevojshëm në vende të tilla, gjegjësisht në ato situata kur duhet sjellë vendime shumë të rëndësishëm që shpesh kanë të bëjnë me shumë shtete dhe miliona njerëz?


 
Veröffentlicht : 26/05/2009 8:59 p.m.
Teilen: