Benachrichtigungen
Alles löschen

Vdiq për dashuri?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
119 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2897]


Supozohet se Lucy Gordon vrau vetën për shkak se dashuronte marrëzisht, Jerome Almeras, 10 vjet më të vjetër se ajo.
Ditë më parë, para se të vetëvritej, aktorja britanike iu fliste miqve të vetë se si në Jerome Almeras gjeti dashurinë e jetës. Ai është gjithashtu në industrinë e filmit por ka katër fëmijë prej të cilëve një shumë i vogël. Ata jetonin bashkë në banesën e Paris, ndërsa fqinjët i dëgjuan duke u grindur pak para vetëvrasjes së aktores.

Pas grindjes Almeras shkoi të flinte, kur u zgjua e pa Lucy të pajetë. Preu litarin dhe vrapoi në rrugë duke bërtitur: “Pse? Pse?”.
Ende nuk dihet se pse janë grindur, ndërsa vajza e Jerome zbuloi se aktorja la edhe dy letra përshëndetëse. Përmbajtja e tyre ende nuk dihet. Pas ngjarjes tragjike, Jerome nuk u kthye në banesë sepse nuk mund ta durojë qëndrimin në të. Njëri prej fqinjëve tha se Almeras është i dëshpëruar sepse shumë ishte i dashuruar në Lucy. Askush nga miqtë e saj, njohësve apo familjes nuk e kupton pse ajo vrau vetën.


 
Veröffentlicht : 25/05/2009 2:17 p.m.
Teilen: