Gjatë xhirimeve të filmit të ri, ‘Percy Jackson’ për pak ndodhi tragjedia e vërtetë. Ish-James Bondi arriti të futej në një kombi i cili shkonte drejt Uma Thurman dhe e ndaloi.
Pierce Bronsan tregoi se është hero i vërtetë në setin e këtij filmi, e si duket për këtë akt heroik i ndihmuan vitet kur punonte në serialin për spiunin e madh, James Bond.
Në fakt, Pierce i pari e vërejti kombin i cili rrëshqiti në një rrugë teposhtë drejt ekipit të filmit që ndodheshin në pauzë. Në kombi, të cilin e lëshuan frenat nuk ishte askush, andaj Pierce vrapoi, hyri brenda dhe në moment të fundit parandaloi tragjedinë. E vërtetë, se para që Pierce në tërësi ta merrte kontrollin mbi kombi ai u përplas me disa kontejner me mbeturina në afërsi, andaj i tërë ekipi për çdo rast iku kah mundi.
Për fat të gjithë kaluan pa lëndime, dhe vetëm anëtarët e ekipit përgjegjës për transport morën një kritikë të madhe shkaku i frenave. Përndryshe filmi të cilin Uma dhe Pierce po e xhirojnë është komedi e cila do të duhej të arrinte në kinematë në shkurt 2010.
