Siç edhe pritej, Susan Boyle u plasua në gjysmëfinale të show të njohur televiziv ‘Britain’s Got Talent’.
Përveç Susan, u natën gjysmëfinale shkojnë edhe 39 kandidatë, megjithatë, William Hill përgjegjësi për baste, pohon se pikërisht Boyle do të fitojë më 30 maj.
Histeria dhe mahnitja rreth ‘engjëllit flokë-shprishur’ siç e quajtën adhuruesit Susan, filloi para tetë muajsh kur në njërën prej episodeve këndoi këngën ‘I Dreamed a Dream’.
Susan, 47-vjeçare u bë lajmi kryesor i të gjitha medieve pasi që paraqitja e saj në YouTube u shikua më shumë se 60 milionë herë.
Përveç tek publiku, Susan u bë e kërkuar edhe tek personalitetet e njohura siç janë Oprah Winfrey dhe Demi Moore. Susan u rrit në Blackburn dhe është më e vogla prej nëntë fëmijësh. Siç shkruajnë mediat britanike, në fëmijëri ka pasur vështirësi me mësim ndërsa fëmijët shpesh e keqtrajtonin fizikisht. Deri më tani Susan kur nuk e provoj karrierën e vërtetë në këndim. Para se të bëhej këngëtare ajo këndonte në korin e kishës dhe karioke.
