Varrimi, të mërkurë...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Varrimi, të mërkurën ose të enjten

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
130 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3220]

Sipas raportimeve të medieve amerikane, pritet se varrimi i mbretit të popit, Michael Jackson do të jetë më i madhe se ai i Elvis Presley në vitin 1977, kur 750 mijë adhurues të përlotur qëndruan në rrugët e Memphis, njëkohësisht do të jetë edhe varrimi më i madh që e ka parë bota ndonjëherë. Një mik i afërt i
familjes, ua zbuloi medieve se mbreti i popit do të varroset në varrezat, Forest Lawn në LA, të mërkurën apo të enjten. Para kësaj, atij do t'i shërbehet mesha private në të cilën familja dhe miqtë do të përcillen nga ai, e pastaj komemoracioni publik në të cilin Jackson do të mund ta përshëndesin adhuruesit e mërzitur. Tash për tash nuk dihet se me çfarë ceremonie do të varroset këngëtari. Në fakt, Jackson u rrit si Dëshmitar i Jehovait, e ata nuk varrosen sipas zakoneve të Biblës. Kaos shtesë në procedurën e varrimit shkakton fakti se anëtaret e familjes Jackson nuk janë që të gjithë të së njëjtës fe. Për shembull, vëllai i tij Jermanie para 20 vjetësh është bërë mysliman. Edhe vetë Michael një kohë përziente diçka me fenë myslimane, por asnjëherë nuk u konvertua tërësisht. Miqtë e familjes gjithashtu pohojnë se ceremonia sigurisht do të kryhet sipas dëshirës së prindërve e që janë Dëshmitarë të Jehovait. Në media u paraqit edhe informata se Michael la pas vetës së paku dy amanete, gjë që mund të sjellë deri tek beteja të mëdha gjyqësore për pasurinë e tij, e cila vlerësohet në disa milionë dollarë. Se sa saktë ka mbetur nga pasuria e tij, do të kuptohet vetëm pas larjes së të gjitha borxheve të krijuar duke iu falënderuar jetës së shfrenuar dhe gjykimeve të shumta.


 
Veröffentlicht : 30/06/2009 11:20 p.m.
Teilen: