Benachrichtigungen
Alles löschen
Kuriozitete
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
100
Ansichten
Themenstarter
Qentë hanë çdo gjë, mirëpo Toby, i cili jeton në kampin ushtarak Bastion, në Afganistan, bashkë me ushtrinë britanike, duhet të ketë kujdes së çfarë ha, sepse disa gjësende në tokë mund të jenë shumë të rrezikshme. Toby, javën e kaluar ka gëlltitur një gjësend, për të cilin ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për eksploziv, bën të ditur Daily Mail. Pasi ka gëlltitur një substancë toksike, derisa ishte duke nuhatur bombat-dore të punuara nga militantët talibanë, qeni është hospitalizuar. Veterinarët kanë arritur të nxjerrin "helmin" nga lukthi i tij, dhe i kanë dhënë ilaçe kundër ënjtjes së trurit dhe në këtë mënyrë e kanë shpëtuar atë.
Veröffentlicht : 30/06/2009 11:11 p.m.