Është 16 vjeç, por duket si një 2 vjeçare. Për amerikanen Brooke Greenberg koha kalon në mënyrë krejt të veçantë. Trupi nuk i zhvillohet në mënyrë të njëtrajtshme, por çdo pjesë e trupit të vajzës-fëmijë duket se i zhvillohet në mënyrë të pavarur nga të tjerat.
Brooke ka mbushur 16 vjeç në janar të vitit 2009, peshon 7 kilogramë dhe është vetëm 75 centimetra e gjatë.
Sipas mjekëve shkencëtarë që ndjekin zhvillimin e saj çdo ditë, struktura skeletore e saj është tipike për një fëmijë 10 vjeçar. Kur është e lumtur nuk flet, por buzëqesh dhe është në gjendje të njohë personat që i rrinë pranë gjatë ditës.
Në shtatë vitet e para të jetës së saj i është dashur të përballet me shumë sëmundje, duke dalë gjithmonë fitimtare, shtatë raste me ulcerë në stomak dhe 14 ditë në koma si pasojë e një tumori në tru. Që në vitet e para të jetës i është nënshtruar një terapie intensive me hormone të rritjes, terapi e cila nuk pati efekt as në peshë dhe as në strukturën trupore. Asnjë doktor nuk guxon të japë një mendim se sa mund të jetojë Brooke.
Për të kuptuar bllokimin e rritjes dhe të plakjes së saj, shkencëtarët kanë marrë kampione të ADN-së dhe qelizave të saj dhe po i studiojnë me imtësi ato.
Doktor Richard Walker, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Floridës se Jugut, është i bindur që vajza është një çelës për shkencën. Rasti i saj mund të çojë në zbulimin e natyrës së vdekshmërisë njerëzore dhe në izolimin e gjeneve përgjegjëse për plakjen, për të siguruar një rini të përjetshme.
Teoria e doktor Richard Walker mund të sjellë ndryshime në zbulimet mjekësore, në studimet e ADN-së dhe në zbulimin e mënyrës për të "izoluar" gjenin e plakjes, por ajo mbart me vete një numër të madh problemesh etike. /Corriere della Sera/
asht shum interesant se kjo vajz nuk zhvillohet a dote jet ni fenomen apo ni mrekulli e zotit
DIQKA E NGJAJSHME KA NDODH EDHE NE KOSOV SAKTESISHT NE PRIZREN KUR NJE FEMIJ NUK ZHVILLOHEJ DHE JETOI 14 VITE SI FEMIJ DHE NE MOSHEN 14 VJEQARE VDES
kuku pej gjunahit ncnccn
Kec !!
