Benachrichtigungen
Alles löschen

Vajza e Sting lëndoi kokën

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
160 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2665]

Coco Sumner, vajza 18-vjeçare e yllit të njohur britanik Sting (57) dhe Trudie Sumner (55), tashmë disa ditë ndodhet në kujdes intensiv në një spital në Los Angeles pasi që u rrëzua në një restorant dhe lëndoi kokën rëndë.

E reja Coco, përndryshe këngëtare, modele dhe aktore në ngritje ishte me një mike në darkë dhe filloi të ankohej se ndjehej keq dhe u ngrit në këmbë. Pastaj humbi vetëdijen, duke e goditur kokën për tavoline.
Atë e dërguan menjëherë në spital ku u konstatua se ka thyerje të kafkës. Natyrisht Sting dhe Trudie shkuan në spital për ta parë vajzën.

“Vajza u ankua se ndjehej keq dhe humbi vetëdijen. Nuk ka pirë alkool as nuk ishte shumë vonë. Të gjithë u brengosën dhe menjëherë thirrën ambulancën. Ekipi i mjekëve ende po kryejnë teste për ta konstatuar problemin e saj. Fjala është vërtetë për lëndime serioze. Prindërit e saj janë të tronditur ndërsa ajo është e frikësuar dhe dëshiron që sa më shpejtë të kthehet në Angli”, tha një burim, ndërkaq shkruan Daily Mail.


 
Veröffentlicht : 03/05/2009 6:12 p.m.
Teilen: