Lady Gaga, sensacioni 23-vjeçar i muzikës hiti i së cilës ‘Poker Face’ nuk po hiqet nga majat e top listave botërore, zbuloi se është e impresionuar me shok rokerin amerikan, Marilyn Manson.
Këngëtarja bionde thotë se Manson, ish-bashkëshortin e Dita von Teese e ka pikë të dobët. Shtoi se pasionohet pas tipit të gabuar të burrit.
“Marilyn Manson më tërheqë jashtëzakonisht. Mendoj se është i shkëlqyeshëm. Thjeshtë joshna pas lëkurës, flokëve të gjata dhe tipa të errët. Hmmm, kur mendoj më mirë ndoshta kjo nuk është aq gjë e keqe. Gjithmonë më tërheqin tipat e këqij, e kjo kurrë nuk përfundon mirë”, pranoi Lady Gaga si dhe faktin se më dëshirë do të takohej me Manson.
Ndonëse shpërthen nga seksipili dhe nuk ka probleme për shfaqjen e lëkurës sepse dikur punonte si striptiz valltare, Lady Gaga zbuloi se kur janë në pyetje djemtë të cilët i pëlqejnë, i mungon vetëbesimi.
“Kur janë djemtë në pyetje, s’kam fat. Ndonëse kam pak vetëbesim, nuk di të sillem në shoqërinë e meshkujve që më pëlqejnë”, pranoi Lady Gaga.
