Benachrichtigungen
Alles löschen

Paris nuk e " ha " gripin!!!

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
199 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2664]

Derisa e tërë bota frikësohet nga pandemia e gripit të derrave, pasanikja e llastuar, Paris Hilton, as që e ka idenë se çka është kjo. Aq shumë është e preokupuar me veten, qentë e saj, ahengje dhe pushimet në Havaje saç thjesht nuk arrini t’i lexojë gazetat, të shikojë diçka në internet apo të ndezë një kuti të madhe që shumica e quajnë televizor.

Papunëtorja më e madhe në botë vërtetë shkëlqeu në dritën tragjikomike. Në fakt një skenë e thjeshtë kur e përcillnin paparazzit kudo që shkonte u shndërrua në deklaratën e javës e ndoshta edhe të vitit.

Paris, duke u përgjigjur (madje) më përtesë, një paparazzi i cili e pyeti se a ka dëgjuar për gripin e derrave, pastaj i shpjegoi se çka është ai ajo iu përgjigj: “Nuk e ha unë këtë”.

Qesharake apo tragjike, gjykoni vetë. Ç’është e vërteta në Meksiko nga ky grip kanë vdekur rreth 170 njerëz, ndërsa të infektuar ka në tërë botën.


 
Veröffentlicht : 03/05/2009 6:10 p.m.
(@t-deutschi)
Beiträge: 418
Reputable Member
 

Qesharake apo tragjike, gjykoni vetë. Ç"është e vërteta në Meksiko nga ky grip kanë vdekur rreth 170 njerëz, ndërsa të infektuar ka në tërë botën.

Hmmm Sdi ku e ki marr qet lajm ama nuk eshte e vertet qe kan vdekur 170 persona por 101.

Zyrtaret Meksikan kan ber te ditur se numri i pergjithshem i viktimave te gripit Vdekjeprures eshte 1o1 e jo 176 sa besohej te ishte.

Deri te rritja e numrit te viktimave te raportuar te pandemis te gripit ka ardhur pasiqe mjeket ne disa spitale provenciale i kan raportuar vdekjet e shkaktuar nga semundjet tjera si vdekje nga pasojat e keti gripi.


1-2-3 knena/1-2-3 anena ket Gishtin e Mesem per ni Arsye e kena

 
Veröffentlicht : 03/05/2009 6:48 p.m.
Teilen: