Ndonëse deri më tani besohej se ushtrimet ndihmojnë tek pagjumësia, studimet më të reja dëshmuan se nuk është krejt ashtu. Përkundrazi, u dëshmua se njerëzit të cilët ushtrojnë në pak kanë gjumë më kualitativ.
Në vend që t’u mundësojnë gjumë më të mirë dhe më të lehtë, ushtrimet gjatë ditës mund të shkaktojnë pagjumësinë, tregon një studim i kryer në Amerikë.
Deri më tani rezultonte se lodhja fizike bënë që të flejë më lehtë e si duket është e kundërta.
Në këtë studim morën pjesë 14 njerëz të cilët shkencëtarët i përcillnin gjatë 23 ditëve. Është zbuluar se njerëzit të cilët më shumë ushtronin kanë pasur vështirësi me gjumë. Befason fakti se u dëshmua se njerëzit të cilët kishin më pak aktivitet fizik kanë fjetur mesatarisht 42 minuta më gjatë. Zbulimet e reja tregojnë se ushtrimet dhe gjumi kanë lidhshmëri më të komplikuar sesa që besohej deri më tani.
Kardiologu Arn Eliasson, i cili udhëhoqi këtë studim, thotë se rezultatet janë krejtësisht tjera nga të priturat. Kualiteti i gjumit nuk u përmirësua pas ushtrimeve të rregullta. “Konsiderohej gjatë se ushtrimet përmirësojnë gjumin. Ky i yni tregoi se nuk është ashtu. Gjumin më të gjatë dhe më kualitativ e kanë pasur njerëzit të cilët kanë ushtruar pak apo fare s’kanë pasur aktivitete fizike”, shpjegoi ai. Ai konsideron se arsyet e këtij studimi mund të lidhen edhe me tipin e personalitetit. Në fakt, njerëzit ambicioz që janë shumë aktivë gjatë ditës mund të jenë të tillë edhe gjatë natës sepse nuk dinë të relaksohen dhe kanë nevojë për aktivitet të vazhdueshëm. Nga ana tjetër, njerëzit më përtacë të cilët gjatë ditës kanë aktivitete minimale fizike sigurisht sillen ashtu edhe gjatë natës dhe s’kanë probleme me gjumë.
Rezultatet e hulumtimeve paraprake treguan se ushtrimet mund të jenë me ndihmë për njerëzit që i mundon pagjumësia. Megjithatë, ishte e paqartë a janë ushtrimet më mirë të bëhen gjatë mëngjesit apo në mbrëmje. Gjykuar nga ky studim, ushtrimet si duket nuk janë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin me gjumë.
