Pas princit, Al-Waleed bin Talal, blerësi i dytë i aeroplanit më të madh privat, Airbus A380 do të jetë një ndërmarrës nga Uganda. I caktuari, Michael Ezra kështu do të dëshmojë se në njërin prej shteteve më të varfra në botë ka edhe prioritete më të mëdha sesa barku i ngopur. Për shembull, aeroplani privat me pishinë, katër VIP dhoma gjumi, e plus shumë të tjera.
I caktuari, Michael Ezra, ndërmarrës nga Uganda i cili mblodhi grumbujt e pabesueshme të parave kesh përmes transferove në futboll, vendosi të paraqes shtetin e tij në një dritë pak më të bukur, siç thotë. I udhëhequr me këtë ‘qëllim të ndritshëm’ ai porositi aeroplanin privat Airbus A380 dhe u bë njeriu i dytë në botë i cili ka diçka të tillë në garazhin e tij.
Blerja e A380 ia nxori nga xhepi 200 milionë dollarë, por afrikani planifikon të shpenzojë 150 milionë shtesë për renovim. Përndryshe aeroplani vjen me 853 ulëse, që në këtë rast do të zëvendësohen me sallë konferencash, dhomë për karioke, dhomë për filma, qendrën mjekësore, katër VIP dhoma gjumi, katër dhoma pune dhe wellness.
“Me përvojën time të udhëtarit gjithmonë janë pyetur se si mund ta paraqes Ugandën në një dritë më pozitive dhe më të mirë. Vendosa që veprat e mija të flasin vend meje”, shpjegoi Ezra blerjen e aeroplanit çmimi i të cilit do të mund të zgjidhte problemin për ekzistencë të mijëra bashkëqytetarëve të tij!!!
Problemi i vetëm qëndron në faktin se Uganda nuk ka as aeroport të përshtatshëm në të cilin ku gjigant do të mund të ateronte, por edhe dyshojmë se kushdo qoftë, nëse mendon për atë shtet dhe imazhin e tij do të shikojë në qiell për të kërkuar përgjigje!
