Benachrichtigungen
Alles löschen

Tymosni si kovaçi

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
89 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3025]

Alternativë e cigareve, ato elektronike lejohen në punë dhe në hapësirat e mbyllura. Jo vetëm se mund ta ‘kallni’ edhe në aeroplan, restorante, kateteri, teatër..por është edhe më pak e dëmshme për shëndet sepse nuk përmban mijëra përbërës të dëmshëm shkaku i të cilave çdo vit vdesin mijëra njerëz.

Fjala është për cigare nga plastika prej 3 pjesëve: mbushje të nikotinës prej 16mg, 11mg, 6mg dhe 0mg, respiratorit elektronik dhe baterisë rimbushëse litium-jon e cila me vetëm një mbushje mjafton për 100 thithje. Në mënyrë që sa më shumë t’i ngjajë cigares së vërtetë në vend të gacës ndodhet një llambë artificiale. Nuk përmban duhan ndonëse ka shije të vërtetë, nuk duhet t’i blini vazhdimisht kutitë e reja andaj kursen para dhe s’do të jetoni me frikë nga kanceri i mushkërive apo buzëve. Përveç kësaj, erë të keqe në gojë s’ka më.

Cigaret elektronike janë mjet për pirje të cigareve, prodhim i sigurt i krijuar nga teknologjia mikro-elektronike. Shumica mendojnë se e-cigarja është e ardhmja e duhanit dhe shpesh e quajnë cigare evropiane. Ajo dedikohet për përdorim afatgjatë dhe mund ta përdorni kudo. Kënaqësia është më e madhe sepse kjo cigare ofron kënaqësi të njëjtë si të zakonshmet, por pa probleme të mundshme që mund t’iu ndodhin. Ky lajm mund t’i lumturojë të gjitha ata që i përmbahen Ligjit kundër pirjes së duhanit, nëse ka të tillë.

Nëse keni planifikuar ta lini duhanin, e-cigarja është njëra prej zgjidhjeve. Nëse tashmë keni provuar ta lini por pa sukses, provoni ta mashtroni vetën me e-cigare dhe të siguroni jetë më të shëndetshme e njëkohësisht të vazhdoni me ritualin e pirjes së duhanit.
Për momentin këto cigare mund të blihen përmes Amazon.com. çmimet e tyre sillen varësisht nga brendi apo numri i mbushjes, ato sillen mes 25 dollarë dhe 80 dollarë.


 
Veröffentlicht : 08/06/2009 10:48 p.m.
Teilen: