Vetëm edhe mendimi për sallatë mund të kënaqë qëllimin që të hani diçka të shëndetshme. Ironike, por studimi i ri tregon se më lehtë do të porositim patate të fërguara, qoftë edhe nëse në meny gjendet ndonjë opsion i shëndetshëm.
Me një serë eksperimentesh, ekspertët konstatuan se ka më shumë gjasa që të zgjedhim opsionin më pak të shëndetshëm siç janë hamburgeri apo pomfrit, nëse në meny ofrohet edhe ndonjë opsion i shëndetshëm siç është veggie-burger apo perime.
“Marrë parasysh se në meny gjendet edhe opsioni i shëndetshëm ajo disi kënaqë qëllimin e ushqimit të shëndetshëm tek njerëzit. Njerëzit ndjehen të lirë që të zgjedhin diçka vërtetë të keqe për vete”, shpjegoi në një intervistë për Reuters Health, dr. Gavan J. Fitzsimons nga Universiteti Duke në Durham i cili udhëhoqi këtë studim.
Në eksperimente që i kryen Fitzsimons dhe ekipi i tij u tregua se 37 për qind prej 70 të anketuarve zgjodhën cheeseburger me proshutë kur në meny pati edhe veggie-burger (opsionet tjera ishin mishi i pulës dhe senduiçi nga peshku). Por kur veggie-burger nuk ishte në meny, gjithsejtë 17 për qind e të anketuarve zgjodhën cheeseburger.
Gjëra të ngjashme u konstatuan edhe në rastin e sallatës dhe pomfritit, patate të fërguara dhe mes llojeve të ndryshme të ëmbëlsirave me çokollatë për dallim nga ëmbëlsirat e shëndetshme pa çokollatë.
Është dëshmuar se njerëzit me nivel të lartë të vetëkontrollit në fakt më parë do të zgjidhnin ushqimin jo të shëndetshëm kur në meny ofrohet opsioni i shëndetshëm sesa njerëzit që s’mund të lëvdohen edhe aq me vetëkontroll. Eksperimentet e mëtutjeshëm treguan se njerëzit e përmbajtur vërtetë pavetëdijshëm besojnë se qëllimi i tyre i ushqimit të shëndetshëm plotësohet me paraqitjen e zgjedhjes së shëndetshme.
