Benachrichtigungen
Alles löschen

Po ndahet Silvio Berlusconi

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
143 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2667]


Bashkëshortja e kryeministrit italian paraqiti kërkesën për ndarje.
Mediat italian raportojnë se Veronica Berlusconi vërtetoi se do të ndahet nga bashkëshorti Silvio, me të cilin është në martesë pothuajse 20 vjet.

“Nuk dua të jem në martesë me dikë që i ndjek vajzat. Jam e detyruar në këtë hap dhe nuk dua të bisedoj për këtë”, tha Veronica (52) për ditoren ‘La Stampa’. Javën e kaluar, Veronica e kritikoi publikisht (së shpejti ish) bashkëshortin e saj sepse kishte shkuar në Napoli në ditëlindjen e 18 të vajzës së një miku të tij, përderisa moshën madhore të fëmijëve të vetë as që e kremtoi me familje.

“Më vjen keq që bashkëshortja ime i beson çdo gjëje që lexon në gazeta” tha atëherë Berlusconi (72).
Në anën tjetër, kryeministri refuzoi të fliste për ndarjen, por avokati i tij, Niccoli Geddini tha për Reuters se në vijim është ‘gjë e dhimbshme dhe private’.
Berlusconi fillimisht ishte i martuar me Carla Elvira Dal’Ollio me të cilën ka vajzën Marina (43) dhe djalin Pierre (41). Me aktoren Veronica Lario u martua në vitin 1990, dhe kanë tre fëmijë- Barbara (24), Eleonora (22) dhe Luigi (20).


 
Veröffentlicht : 03/05/2009 6:17 p.m.
 sena
(@sena)
Beiträge: 3095
Famed Member
 

ngiiiiirc qe ja paska bo bre
hallall i koft qesaj grue :cool:


it's nice to be important
but it's much important to be nice

 
Veröffentlicht : 05/05/2009 1:49 p.m.
Teilen: